Connect with Us

“PD e ka të sigurt fitoren”/ Paloka: Mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë largimin e Ramës

Politikë

“PD e ka të sigurt fitoren”/ Paloka: Mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë largimin e Ramës

Publikuar

-

Nenkryetari i PD, Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka  tha se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve brenda selisë blu është drejt përfundimit. Ai nuk dha një datë se kur do të publikohet lista, por garantoi se është bërë një progres i madh në këtë drejtim. Numri dy i PD-së u shpreh se ky proces nuk ka pasur deri tani pakënaqësi, por është karakterizuar nga një frymë besimi dhe mirëkuptimi.

“Është gati në përfundim besoj edhe pak ditë dhe Komisioni do të nxjerrë rezultatet përfundimtare, janë ditët e fundit. Do bëhet publike lista, sepse nuk ka arsye të mos bëhet publike. Emrat që do jenë do shkojnë për t’u votuar në struktura. Më shumë ka besim, se sa pakënaqësi. Normal si në çdo proces ka hatër mbetje dhe qejf mbetje, por më tepër ky proces ka dhënë besim se sa pakënaqësi. Kanë qenë 4 mijë kandidatë të propozuar. Këto procese e kanë këtë risk. Ne e kemi bërë të qartë se kjo do të jetë trupa politike në qeverisjen e nesërme. Komisioni i Vlerësimit ka qenë aq i pavarur, sa na ka mbajtur jashtë”, tha ai në “Ilva Now”.

LEXO EDHE:  Pampuri: Qeveria po ul shpenzimet për shëndetësinë

Pyetjes se a do të ketë të zhgënjyer nga ky proces përzgjedhjeje, Paloka iu përgjigj si vijon: “Jo, sepse janë të gjithë ata njerëz që janë propozuar për kandidatë, janë njerëz që kanë përvojë, nuk besoj se pakënaqësia do zgjas”, theskoi ai.

Ai u pyet edhe për ish-kryetaren e Kuvendit Jozofina Topallin, e cila duket se nuk ka zgjedhur të japë kontribut për Partinë Demokratike. Sipas tij, kjo është zgjedhje e saj dhe nuk ka arsye pse të shihet me dyshim, pasi çdo person bën atë që i duket më e përshtatshme.

“Zonja nuk dëshiron të japë kontribut të PD, është zgjedhje që ka bërë znj. Topalli. Në këtë moment nuk vlen asnjë analizë. Secili bën zgjedhjen e vet”, tha ai.

Nënkryetari i PD-së u shpreh i sigurt se 80% e shqiptarëve, mes tyre dhe socialistë, kërkojnë largimin e qeverisë aktuale.

“Mbi 80% e shqiptarëve, përfshirë edhe socialistë, mendojnë se e keqja që duhet të hiqet është Edi Rama. Do ketë rezultat që do habit jo vetëm Ramën, por edhe të gjithë atë që shpresojnë se PD do humbas prapë”, tha ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali i nënshtetësive/ Meta: Tentativë për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve

Publikuar

-

Nga

Skandali i nënshtetësive/ Meta: Tentativë për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve

Mbrëmjen e sotme presidenti Ilir Meta është pyetur për skandalin e nënshtetësive.

Meta pretendon se lajmet për nënshtetësinë janë krijuar nga mazhoranca për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve.

“Këta duan të heqin vëmendjen nga afera e incineratorëve, thelbi është ky që u thashë, për të fshehur këto skandalet, sajojnë një skandal se presidenti i ka dhënë nënshtetësinë një terroristi”, tha Meta.

Ndërkohë, teksa u pyet në emisionin “Zonë e Lirë” për futbollistin me precedentë penalë, Kreu i Shtetit deklaroi: “Ai ka marrë konfirmimin nga institucioni përkatës. Të kalojmë tek personi në fjalë, Gjykata Themelore e Prishtinës thotë se nuk është i dënuar. Për këtë person është dhënë konfirmimi përmes dokumentit që nuk përbën problem për sigurinë kombëtare, dokumenti që tregon se nuk ka probleme penale është marrë për herë të dytë. Ka marrë konfirmimet, verifikimet, nënshtetësinë nuk e jep presidenti, por Presidenti nxjerr dekretin. Nënshtetësinë e jep ministria e Brendshme, ministria atje nëse ka diçka që nuk shkon, duhet ta thotë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta “sherr” me Arian Çanin/ Ke marrë porosi në telefon që t’më ndërpresësh

Publikuar

-

Nga

Meta “sherr” me Arian Çanin/ Ke marrë porosi në telefon që t’më ndërpresësh

Presidenti Ilir Meta i është kthyer ashpër gazetarit Arian Çani, teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”.

Në një moment, Çani i ndërpreu fjalën Metës, ndërsa ky i fundit ngriti akuzat e rënda se gazetarin e kanë paguar që të mos e lërë Kreun e Shtetit të flasë për çështje serioze.

Çani e mohoi këtë gjë, por Meta insistoi se moderatori po e ndërpret që të mbajë relata të mira me kryeministrin Edi Rama.

Debati:

Ilir Meta: Më lër more të flas, s’të pëlqen ty tani biseda…?

Arian Çani: Më lër ti tani, më duhet të menaxhoj kohën, jam i detyruar…

LEXO EDHE:  “Shqiptarët t’i kërkojnë hesap opozitës”/ Manjani: Nuk po bën asgjë të jashtëzakonshme!

LEXO EDHE:  Nga Armir Shkurti/ "Vetëm të ikë Rama pa qameti u bëftë"

Ilir Meta: Po jo ore ke marrë porosi ti tani, në telefon…që ‘ndrëprite atë kur të flasë për gjëra serioze’. Lëri këto tani..

Arian Çani: Unë e kam bërë këtë?

Ilir Meta: Eee ti, lëri këto tani, se e di unë, çdo njeri ka dëshirë të ruajë disa relata.

Arian Çani: Ma fute dhe mua plak?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i bën qejfin vetes/ Jam flori e shkuar floriri

Publikuar

-

Nga

Meta e thotë troç/ Jam flori e shkuar floriri

Presidenti Ilir Meta është vënë përpara një sërë pyetjesh mbrëmjen e sotme, lidhur me situatën aktuale në vend.

Por në një moment vendin e moderatorit Arian Çani në “Zonë e Lirë” e ka zënë aktori Rezart Veleshnja, i cili i ka drejtuar një sërë pyetjesh Kreut të Shtetit.

Të gjithë thonë që je djalë floriri, je dakord me këtë?”, ishte pyetja që i drejtoi Veleshnja, ndërsa Kreu i Shtetit nuk hezitoi.

LEXO EDHE:  “Udhëheqësja” me parime që i duhet Lulit/ Letra që e turpëron

LEXO EDHE:  Përmbytjet në vend/ Ja si paraqitet situata në të gjitha qarqet

Unë jam flori e shkuar floriri”, u përgjigj Meta shkurtimisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE