Connect with Us

Pandemia në Ballkan/ Covid-19 mban të mbërthyer Rumaninë, 1679 të infektuar

Aktualitet

Pandemia në Ballkan/ Covid-19 mban të mbërthyer Rumaninë, 1679 të infektuar

Publikuar

-

Pandemia në Ballkan/Covid-19 mban të mbërthyer Rumaninë, 1679  të infektuar

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit  në Rumani janë regjistruar 1679 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 27 viktima. Ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4312, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 108 690 gjithashtu janë shëruar edhe mbi 43 mijë pacientë.

Ndërkohë në Kroaci janë raportuar 250 raste të reja infeksioni dhe 2 viktima.

Numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është  rreth 14229 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 238. Ndërsa numri total i të shëruarve është 11900.

LEXO EDHE:  Policia rrugore: 927 të ndëshkuar për rripin e sigurimit në 24 orë

Dje në Malin e Zi zi janë raportuar  230 raste pozitive dhe 3 viktima Covid , dhe gjithsej janë të prekur 7291 persona dhe 126 vdekje që prej fillimit të pandemisë.

Sllovenia ka raportuar sot për 104 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë. Totali i të prekurve është rritur në 4059 kurse vdekjet raportohet të jenë 136

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Forcat kurde fshehën familjet shqiptare”/ Gazetari: Një person luan rol radikalizues në kamp

Publikuar

-

Nga

“Forcat kurde fshehën familjet shqiptare”/ Gazetari: Një person luan rol radikalizues në kamp

Gazetari Julian Kasapi, i cili ka qenë brenda kampit Al-Hol në Siri, ka folur për operacionin e qeverisë, për të nxjerrë nga atje fëmijët dhe gratë shqiptare.

Kasapi tha se në këtë kamp është një person që luan një rol radikalizues sa i përket nënave dhe grave të tjera.

Ai deklaroi në emisionin “Opinion” se dikush ka fshehur familjet shqiptare, sapo kanë parë ushtarë dhe kanë mësuar se po shkonin t’i merrnin.

Kur është futur struktura shtetërore në kamp, familjet shqiptare, të cilat janë 5, ishin fshehur. Ishin fshehur nga forcat kurde. Duhet të kuptoni që sa herë ata shihnin ushtarë ndiheshin të frikësuar dhe sigurish dezinformimi brenda kampit ka luajtur rolin e tij, të mos flasim më pas për radikalizimin. Ka një person të veçantë aty që zoti Nano e di fare mirë se kush është, që luan një rol radikalizues sa i përket nënave dhe grave të tjera.

Por nga ana tjetër aty ka edhe 6 jetimë. Nuk është vetëm një, nuk është vetëm Eva Dumani. Aty është Elona Shuli, e cila është më e madhja, 17-vjeçe. Eva Dumani është 15 vjeç, pra aty ka dhe 6 jetimë të tjerë. Në momentin që struktura Antiterrorit është futur brenda në kamp, këto familje ishin fshehur. Jo për shkak të shqiptarëve”, u shpreh gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Studimi britanik: Antitrupat kundër Covid-19 dobësohen me shpejtësi

Publikuar

-

Nga

Studimi britanik: Antitrupat kundër Covid-19 dobësohen me shpejtësi

Një studim i ri britanik tregon se antitrupat që luftojnë Covid-19 u dobësuan me shpejtësi në popullatën e vendit gjatë verës, duke sugjeruar se çdo imunitet kundër virusit mund të mos zgjasë shumë.

Studimi, i kryer nga Kolegji Imperial në Londër dhe i botuar të martën, përfshiu teste me mbi 365,000 britanikë midis 20 qershorit dhe 28 shtatorit.

Analizat e gjakut të marrë nga gishtat e pjesëmarrësve në shtëpitë e tyre zbuluan se numri i njerëzve që u testuan pozitiv për antitrupa ra me 26.5 për qind gjatë periudhës së studimit, nga pothuajse 6 për qind në 4.4 për qind.

Gjetjet sugjerojnë mundësinë e uljes së imunitetit të popullsisë përpara një vale të dytë të infeksioneve në javët e fundit që ka çuar në rikthimin e masave kufizuese.

Studiuesit thonë se nuk është e qartë se çfarë niveli të mbrojtjes i japin antitrupat një personi në mënyrë specifike kundër Covid-19.

LEXO EDHE:  Efektet e pandemisë/ 57 000 qytetarë dolën të papunë, Shqipëria dha ndihmën më të ulët në Rajon

LEXO EDHE:  Ku mund ti gjejë lekët qeveria për të ndihmuar biznesin?!

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Kolegjit Imperial të Londrës, Wendy Barclay, u tha gazetarëve në Londër se studiuesit janë të sigurt në atë që sugjeron dobësimi i antitrupave.

“Në bilancin e provave, unë do të thoja me atë që dimë për koronavirusët e tjerë, se imuniteti bie në të njëjtën shpejtësi me atë të antitrupave, dhe se ky është një tregues i zbehjes së nivelit të imunitetit në mesin e popullsisë.”

Studiuesit thonë se mbi të gjitha, studimi përforcon nevojën për një vaksinë për të vënë nën kontroll në mënyrë efektive virusin./voa

LEXO TE PLOTE

Sociale

Gazetari thirrje të fortë/ Mos përmendni emra të personave në kampin sirian, një grua u gjet e therur

Publikuar

-

Nga

Gazetari thirrje të fortë/ Mos përmendni emra të personave në kampin sirian, një grua u gjet e therur

Gazetari shqiptar Taulant Kopliku, deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk duhet të përmenden emra kur flitet për personat që ndodhen në kampet siriane.

Duke folur për rastin e Eva Dumanit, ai ngriti aludimet se ajo mund të pengohet nga gratë që ndodhen në kamp.

Si shembull, ai foli edhe për rastin e një gruaje shtatzënë, e cila kishte deklaruar se nuk i përket atij grupimi dhe donte të kthehej në shtëpi, por më pas ishte gjetur e therur,

Situata atje është shumë e vështirë. Njerëzit sidomos femrat janë të frikësuara. Ka shumë që duan të vijnë në atdhe, por nuk e shprehin dot pasi janë të rrezikuara. Një grua shtatzënë ka deklaruar se kam dëshirë të kthehem në vendlindje dhe nuk bëj pjesë në këtë grupim, dhe është gjetur e therur atje.

Ata janë tepër tepër të përqedndruar në ideologji që për ne është e paimagjinueshme. Fëmijët e Al-Holit janë fëmijët tanë thonë ata të ISIS-it. Shihen si filizat e rinj që do i shërbejnë atyre në të ardhmen. Ata fëmijë duhet të merren sa janë të vegjël sepse po vajti 14-15 vjeç është shumë e vështirë ta kthesh në jetë normale. Celulat e ISIS janë të përhapura kudo…”, theksoi gazetari në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE