LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Paketa e censurës”/ Klajda Gjosha: Liria e medias, kusht për integrimin e Shqipërisë në BE

17 Shtator 2020, 17:46, Politikë CNA
“Paketa e censurës”/ Klajda Gjosha: Liria e medias, kusht

Ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se liria e medias është një kusht i rëndësishëm i procesit të integrimit të Shqipërisë, si edhe një tregues i demokracisë në vend.

Ndërsa përmend reagimin e dhënë nga Reporteri për Lirinë e Medias, Stefan Schennah, i cili i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të heqë dorë nga ndryshimet e propozuara, Gjosha shton se çdo përpjekje bëhet për të izoluar Shqipërinë.

?Raporteri për Lirinë e Medias në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Stefan Schennah, i ka bërë thirrje sot Kuvendit të Shqipërisë për të hequr dorë nga ndryshimet që Kryeministri ka propozuar për ligjin e shpifjes.

Rikujtoj se liria e medias është një kusht i rëndësishëm i procesit të integrimit të Shqipërisë por edhe një tregues i nivelit të demokracisë në vend. Cdo përpjekje për të cënuar lirinë e fjalës, është një përpjekje për të izoluar Shqipërinë!?/CNA.al

Lajmet e fundit nga