LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Operacioni “Los Blancos”/ Lleshaj: Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm

17 Shtator 2020, 12:38, Aktualitet CNA
Operacioni “Los Blancos”/ Lleshaj: Ky është një

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me operacionin ndërkombëtar të drogës ?Los Blancos?.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Lleshaj nënvizoi që ky operacioni dëshmon edhe një herë nevojën, por dhe dobinë e jashtëzakonshme që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar.

?Finalizimi i suksesshëm sot i Operacionit ?LOS BLANCOS? në 10 vende nën koordinimin e EUROPOL, në të cilin mori pjesë aktive edhe Policia e Shtetit, është një tjetër sukses i rëndësishëm, që provon edhe një herë pjekurinë dhe besueshmërinë e lartë të saj në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare.

Shkatërrimi i një grupi shumë të sofistikuar kriminal të përbërë kryesisht nga shqipfolës dhe kapja e një sasie të madhe kokaine dhe parash është një goditje e paprecedentë ndaj krimit të organizuar? shkruan Lleshaj.

Gjithashtu ministri ka falenderuar të gjithë agjensitë e vendeve që u angazhuan në këtë operacion.

?Meritojnë mirënjohje të gjitha agjencitë e vendeve që u angazhuan në këtë operacion si Italia, Holanda , Greqia , Hungaria , Rumania , Gjermania , Spanja , Mbretëria e Bashkuar , Dubai  dhe pa dyshim edhe Policia e Shtetit Shqiptar .

Ky operacion dëshmon edhe një herë nevojën e madhe, por dhe dobinë e jashtëzakonshme që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar, i cili mund të luftohet me sukses real vetëm kur agjencitë e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë ngushtë në nivel operacional. Si sot?, përfundoi Lleshaj.

Lajmet e fundit nga