LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mustafaj pesimist për ndryshimet kushtetuese/ Nuk do arrihet marrëveshje e kënaqshme

17 Shtator 2020, 16:45, Politikë CNA
Mustafaj pesimist për ndryshimet kushtetuese/ Nuk do arrihet

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, është shprehur pesimist për një marrëveshje mes palëve politike për ndryshimet kushtetuese në Këshilin Politik.

Mustafaj tha se Komisioni i Reformës Zgjedhore është në ngërç, pasi të dyja palët kanë realitete të ndryshme ligjore.

?Komisioni është në ngërç sepse dy palët nisen nga premisa të ndryshme. Delegacioni i opozitës ka një premtim, të mishëruar në një marrëveshje që do të ketë koalicione dhe delegacioni i PS ka një ligj të miratuar në Parlament që de fakto e bën të pamundur krijimin e koalicioneve, por kryeministri Rama tha në Parlament se do ketë koalicione.

Të dyja palët kanë realitete të ndryshme ligjore. Unë nuk jam optimist se do të mund të arrihet një marrëveshje realiste që do të kënaqë të dyja palët sepse janë premisa të ndryshme?, u shpreh ai në Neës 24.

Përsa i përket zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ish-ministri pretendon se opozita joparlamentare del fituese edhe nga sondazhet.

?Të gjitha sondazhet e nxjerrin fituese opozitën, por si opozitë, mbi bazën e koalicioneve që kanë shërbyer në betejat e tjera elektorale. Kjo është arsyeja. Opozita dhe psikologjikisht ka punuar për 3 vjet me idenë që do jetë bashkë. I mbetet opozitës të përshtatet. Mendoj që PD dhe gjithë opozita do të gjejnë mundësinë t?i maksimalizojnë votat e tyre?, tha Mustafaj. / CNA.al

Lajmet e fundit nga