Connect with Us

Mbahet Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë/ Fatos Baxhakut i jepet çmimi “Mirënjohja e Qytetit”

Kultura

Mbahet Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë/ Fatos Baxhakut i jepet çmimi “Mirënjohja e Qytetit”

Publikuar

-

Mbahet Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë/ Fatos Baxhakut i jepet çmimi "Mirënjohja e Qytetit"

Mbrëmjen e sotme është mbajtur edicioni i 10-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec.

Gjatë festivalit gazetarit dhe dokumentaristit Fatos Baxhaku i është dhënë çmimi “Mirënjohja e Qytetit”, me motivacionin “Për kontributin e tij në zhvillimin kulturor, artistik dhe promovimin e Pogradecit”.

Çmimi iu dorëzua vëllait të Fatos Baxhakut, nga kryetari i Bashkisë Ilir Xhakolli. Në netët e Festivalit morën pjesë 40 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër dhe çmime shkuan si më poshtë.

Ndërkohë, çmimi për filmin më të mirë shkoi për “Posta e zemrës” nga dy regjisorët turq Elif Polat dhe Cigdem Bozali dhe çmimi për regjinë më të mirë për filmin shkurtër, shkoi për Ergys Metën me “Njeriu i mirë”.

Çmimet e dhëna:

Shortd Deeds – Best Director Short – Urban Zorko Slovenia

Best Director – Short Student – A Brand Neë Tv – Nina Ognajnovic – Serbia

Best Director – Short – Good Man -E Ergys Meta – Albania

Best Balkan Spirit – School Bus – Ramazan Kilic – Turkey

Best Documentary – The Same Snoëflake Has Fallen Numerous Times On Earth – Evrim Inci – Turkey

Jury Special Mention – Mechanism And Other Systems – Miruna Minculescu

Best Screenplay – Best Feature

Feated Hearts – Elif Polat Cigdem Bozali- Turkey

Human Rights Aëard – Betëeen Pain And Amen – Toma Enache – Romania

Human Rights Short – The Stamp – Lovro Mrdjem – Slovenia

Best Director – Best Cinematography – Stanislav Donchev – Bulgaria

Anti Covid – 19 Aëard – Handshake – Katerina Sigala – Greece/ CNA.al

 

View this post on Instagram

 

Përbyllim me sukses Edicionin e 10-të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec. Ne natën speciale të këtij Festivali, çmimi “Mirënjohja e Qytetit” iu dha gazetarit dhe dokumentaristit Fatos Baxhaku, me motivacionin “Për kontributin e tij në zhvillimin kulturor, artistik dhe promovimin e Pogradecit”. Çmimi iu dorëzua vëllait të Fatos Baxhakut, nga kryetari i Bashkisë Ilir Xhakolli. Në netët e Festivalit morën pjesë 40 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër dhe çmime shkuan si më poshtë. Çmimi për filmin më të mirë shkoi për “Posta e zemrës” nga dy regjisorët turq : Elif Polat dhe Cigdem Bozali. Çmimi për regjinë më të mirë për filmin shkurtër, shkoi për Ergys Meta nga Shqipëria “Njeriu i mirë” SHORTD DEEDS – BEST DIRECTOR SHORT – URBAN ZORKO SLOVENIA BEST DIRECTOR – SHORT STUDENT – A BRAND NEW TV – NINA OGNAJNOVIC – SERBIA BEST DIRECTOR – SHORT – GOOD MAN -E ERGYS META – ALBANIA BEST BALKAN SPIRIT – SCHOOL BUS – RAMAZAN KILIC – TURKEY BEST DOCUMENTARY – THE SAME SNOWFLAKE HAS FALLEN NUMEROUS TIMES ON EARTH – EVRIM INCI – TURKEY JURY SPECIAL MENTION – MECHANISM AND OTHER SYSTEMS – MIRUNA MINCULESCU BEST SCREENPLAY – BEST FEATURE FEATED HEARTS – ELIF POLAT CIGDEM BOZALI- TURKEY HUMAN RIGHTS AWARD – BETWEEN PAIN AND AMEN – TOMA ENACHE – ROMANIA HUMAN RIGHTS SHORT – THE STAMP – LOVRO MRDJEM – SLOVENIA BEST DIRECTOR – BEST CINEMATOGRAPHY – STANISLAV DONCHEV – BULGARIA ANTI COVID – 19 AWARD – HANDSHAKE – KATERINA SIGALA – GREECE

A post shared by Bashkia Pogradec Faqja Zyrtare (@bashkiapogradec) on

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Nga Agim Xhafka/ Pylli në Llogara…

Publikuar

-

Nga

Nga Agim Xhafka/ Pylli në Llogara...

Vdiq dhe Zeman Lalaj. Atje në Vlorën e bukur. Fill ca muaj pasi mbylli sytë e shoqja. Mbeti vetëm në qytetin e tij. Fëmijët larg prej vitesh. Jetën e pati mbushur me punë, ndershmëri, korrektesë.

Inxhinier i diplomuar jashtë vendit, nis punën te baza e Pashalimanit, vite e vite në nëndetëse dhe më pas në telekomunikacion.

Karakter i butë, njeri i drejtë, pasionant pas natyrës, ndërmori kur doli në pension një projekt që moshatarët e tij as që e fusnin te planet e tyre. Majë Llogarasë mori me qira ca dynym tokë dhe mbolli pisha dhe bredha.

Krijoi një fidanishte të bukur sa pylli pranë u gëzua nga ata ‘fëmijë’ kaq të shëndetshëm.

Më pas nisi kalvari i Zemanit. Trokiste zyrë më zyrë që në autostrada të mbilleshin fidanët e tij, që në pjerrina ku gërryente uji ta mbronin bredhat e tij, që në bregdet të vendoseshin pishat e tij që toka mos rrëshqiste drejt ujit, që maleve të thata të hijeshonin filizët e tij.

Por mundi i shkonte huq. Jo se ai donte të pasurohej, jo se i shiste shtrenjtë. Se një fidan e jepte dhe për tre euro, por sepse njerëzit e qeverisë bënin tendera dhe blinin bimë nga 200-300 euro copa. Kishin leverdi në përqindjet që merrnin.

U duheshin buxhete të mëdha se do pushonin në Spanjë, Kubë, Egjipt, Maltë. Se do arsimonin fëmijët e tyre në Londër, Neë York, Romë. Ndërsa Zemani merrte thuajse çdo ditë furgonin nga Vlora në Tirane dhe kthim.

LEXO EDHE:  Dhunuan dhe plagosën 21 vjeçarin/ Një në prnga, një në kërkim

LEXO EDHE:  Greva e urisë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtares, dërgohet me urgjencë në spital

Kalvar i lodhshëm, aq më tepër për një të moshuar.

Këto ecejake e lodhën dhe e mërzitën njeriun e mirë. Askund nuk e qasnin edhe pse blinin pa fund fidanë nga jashtë vendit. U mbollën në letra plot fusha e zona. Me çmime të kripura, por nga fidanishtja e Llogarasë asnjë copë.

Pasi pa se muri i korrupsionit nuk çahej, Zeman zemër poeti i dhuroi. Po kujt? As si dhuratë nuk ia pranonte shteti ynë maletharrë e kodrazhurritur. Askush nuk merrte mundimin t’i tërhiqte.

Bile administrata kishte bezdi nga bujaria e tij. Atëherë u lodh. E braktisi fidanishten, i la lastarët në krah të pishave të Llogarasë dhe atë që nuk ia pranuan zyrat e futi në gji natyra aty lart, në 1500 metra mbi det.

Zemani iku nga sëmundja thanë mjekët. Unë e vërtetoj se ca vite ia hëngri qeveria. Ky njeri shembull plot dritë donte të falte një pyll. Njerëzit e betonit jo vetëm nuk e falënderuan, por e përbuzën.

Por ato mijëra bredha që mbolli Zemani, sa herë fryn erë deti i dërgojnë plot urime drejt varrezave në Babicë, babait të tyre, atij që si mjek materniteti, lindi e rriti kaq ‘fëmijë’ të shëndetshëm.

Fjalën Zeman e shqiptojnë me gaz dhe mbushur plot oksigjen bredhat dhe pishat e njeriut unik, të atij që për fat rri i varrosur poshtë një pishe.

Tamam sikur fle në pasionin e tij…

LEXO TE PLOTE

Kultura

Gjirokastër, pasojat e pandemisë tek trashëgimia kulturore

Publikuar

-

Nga

Gjirokastër, pasojat e pandemisë tek trashëgimia kulturore

Pandemia e koronavirusit ka bllokuar vizitat në shumë objekte të trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe ka pezulluar gërmimet arkeologjike. Ekspertë të trashëgimisë kulturore nga disa vende po diskutojnë në Gjirokastër mundësitë e vizitave virtuale në vendet muzeale dhe zbutjen e pasojave për komunitetet e banorëve që jetojnë me të ardhurat nga turzimi.

Askush më parë nuk e kishte menduar se vendet e e trashëgimisë kulturore do të prekeshin nga dizifektimet masive të mjediseve dhe qendrat historike dhe muzeale do të përjetonin një boshatisje nga vizitorët.

Pandemia e kornavirusit, nga fillimi i marsit, ka sjellë pasoja për trashëgiminë kulturore në Shqipëri duke ulur ndjeshëm vizitueshmërinë, por edhe duke pezulluar gërmimet arkeologjike për shkak të vështirësive të lëvizjes së misioneve ndërkombëtare.

Por një grup ekspertësh të trashëgimisë kullurore nga Shqipëria, Rumania, Ukraina dhe Spanja kanë sfiduar vështirësitë e komunikimit dhe janë mbledhur në Gjirokastër për të parë rrugët për të zbutur pasojat e pandemisë. Diskutimet e ekspertëve të trashëgimisë kulturore mbështeten nga programi “Europa Krijuese”.

Është një nismë e dobishme, thotë Edvin Lamçe, i Fondacionit “Gjirokastra” . Sipas tij një nga diskutimet më të rëndësishme, mes ekspertëve, është se si mund të sigurohet virtualizimi i trashëgimisë kulturore, nëse ajo nuk preket në mënyrë direkte nga vizitorët.

“Duhet të gjejmë balancat se sa larg mund të shkojmë me virtualizimin apo dixhitalizimin e trashëgimisë sonë kulturore. Në fakt ne synojmë që ajo të shohet në mënyrë direkte por zgjidhjet duhet vijnë dhe nga aspekti virtual, për shkak të pandemisë”.

Ndërsa Kreshnik Merxhani,një tjetër ekspert thotë se pandemia ka sjellë pasoja për trashëgiminë kulturore duke rënduar edhe dëmtimet e sjella në monumente nga tërmeti që preku Shqipërinë qëndrore.

“Shqipërisë pandemia i erdhi edhe pas një tërmeti, i cili në zonën qëndrore dëmtoi shumë monumente. U bë një ngritje fondi për ndërhyrje në këtë situatë pas tërmeti dhe menjeherë pandemia ndikoi në këta mekanizma financiarë.”

Zoti Merxhani thotë se duhen marrë masat qoftë për turet virtuale por edhe për lehtësimin e informacionit për turistët.

LEXO EDHE:  Çunat e krimit të Saje Qorrit për qellime politike dalin kundër turizmit në Pogradec

LEXO EDHE:  Greva e urisë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtares, dërgohet me urgjencë në spital

“Pandemia tashmë ka dhe të panjohurën që është një rrezik më vetë, kohëzgjatjen, formën ,mënyrën se si autorietet do të sillen. Turet virtuale jo gjithmonë funksionojnë ,shtresat e popullsisë nuk kanë mundësi të shfrytëzojnë internetin, duhen punë përgatitore për dixhitalizimin e monumenteve.”

Ndërsa Zoti Lamçe, thotë se sfida e qasjes në trashëgimi lidhet drejtpërdrejtë me turizmin.

“Rrugët ndihmëse duhen gjetur, thotë ai, si nga pushteti qëndror dhe ai vendor për zbutjen e pasojave mbi trashëgiminë. Komunitetet e banorëve që janë përfitues si në qendrat historike , por edhe afër siteve arkeolgojike dhe kulturore janë ne vështirësi”, thotë zoti Lamçe.

Sfida më e madhe në trashëgimi është qasja që lidhet pashmangshmërisht me turizmin. Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare nga fillimi i pandemisë sitet e trashëgsimisë kulturore në Shqipëri ulën gati 90% vizitueshmërinë e tyre nga turistët. Rënia e të ardhurave pritet të sjellë pasoja për financimet e nevojshme për mirëmbajtjen e monumenteve dhe shërbimet ndaj vizitorëve./voa

LEXO TE PLOTE

Kultura

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur, një ndër penat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare poeti dhe shkrimtari i madh shqiptar Faslli Haliti.

Haliti konsiderohej një ndër penat më të rëndësishme të letërsisë sonë. Faslli Haliti ka lindur në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935. Ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973. Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale.

Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 është anëtar i LSHASH. Është nderuar me çmime kombëtare e ndëkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht.

LEXO EDHE:  Video-Masakra në zonat turistike në Shqipëri vazhdon

LEXO EDHE:  Klajda Gjosha: LSI, partia e qytetarëve që kanë nevojë të dëgjohen

Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë. Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës. Është Nderi i Qarkut Fier. Ka fituar çmimin e madh “Poeti më i mirë i vitit” – 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor “Harpa”. Është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE