Connect with Us

Marrëveshje Shqipëri- Greqi/ Fuga: Në gjykatë të shkojë ai që kërkon divorcin

Aktualitet

Marrëveshje Shqipëri- Greqi/ Fuga: Në gjykatë të shkojë ai që kërkon divorcin

Publikuar

-

Marrëveshje Shqipëri- Greqi/ Fuga: Në gjykatë të shkojë ai që kërkon divorcin

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur deklaratën e Ramës në Athinë, për të zgjidhur çështjen e detit me Greqinë nëpërmjet marrëveshjes.  Sipas Ramës mënyra më e mirë e zgjidhjes së kësaj cështjete është me anë të nje pale të tretë, sic është Gjykata.

Ai shkruan se kjo nuk është faza e parë e një marrëveshjeje, pasi në Gjykatë shkojnë ata që ‘divorcohen’.

Akademiku thekson se Shqipëria nuk është Azerbajxhani që ka toka pa fund dhe nuk i duhen 12 milje më shumë apo më pak, pasi bregu shqiptar shto dhe 12 miljet e Greqisë duket si ngushticë e ngushtë në det të hapur.

STATUSI NGA ARTAN FUGA

Peshq grekë dhe peshq shqiptarë!

Cështja e detit të Vlorë – Sarandës, Jonit, pra, ka tërhequr edhe vëmendjen e krijuesve të rinj. Klevis Mehaj në kuadrin e projektit TikTok corruption Albania, që kryhet nga MediaLook Albania me mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, na tregon me një gjetje të bukur peshën e madhe të kësaj çështjeje.

Greqia mund të ketë të drejtën të zgjerojë hapësirën detare në 12 milje, sigurisht, hallall i qoftë, por ne duhet të këndojmë të drejtën e saj apo të thurrim hymne që këtë të drejtë prej 12 miljesh e kemi edhe ne?

Edhe sikur mos kemi të drejtë si peshq që jemi! Nuk kam parë deri më sot që një shtet t’i thotë tjetrit : Ke të drejtë të marrësh llokmën që deritani nuk ishte as jotja as timja. Ne sikur jemi Azerbajzhani me toka pa fund dhe nuk na ha qederi për 12 milje më shumë a më pak!

Se në hartë pasi Greqia merr 12 miljet e veta, bregu shqiptar duket si “rrugicat që kërkonin diell”, një ngushticë e shtrembër në det të hapur, kështu ne në histori, ne trimat, në tokë na kanë zbythur deri në breg të detit, na kanë hedhur në det, në det na kanë nxjerrë në breg si peshq të ngordhur nga zbatica, ngelur në të thatë.

Se poqe ashtu në bashkëpunim me Turqinë hajde hedhim beton diku andej nga mesi i detit, krijojmë një copë tokë atje, dhe që andej hajde kërkojmë 12 milje për të vajtur më tutje. Pastaj në cepin e atyre 12 miljeve derdhim beton me hekur Kurum përsëri dhe dalim në Palermo, që andej me këtë metodë shkojmë deri në Algjeri dhe i themi mbretit të Marokut : Mirëmëngjes Lartmadhëri!

Në tokë na thonë se Serbia ka të drejtë të shkëmbejë toka dhe ne na hedhin në det, në det na thonë se Greqia ka të drejtë të marri ujra dhe na shtyjne në tokë. Nuk dimë ku të fusim kokën!

Greqia me nene formale ka të drejtë të zgjerohet 12 milje mbase nuk e kundërshtoj, por tjetër e drejta eformale dhe tjetër e drejta e faktit. Sepse edhe Qenan K. më thoshte një ditë ka të drejtën e punës sipas diplomës, por faktikisht është thjesht berber. Nga e drejta formale te aplikimi i së drejtës, ka një det të tërë që ndan!

LEXO EDHE:  Foto+video-Çuni i Fahriut i bën “gjëmën” Ramës/ Shikoni si u prit në Korçë

Ne kemi hallin e detit, këta thonë ligji i luftës!!! Te vjen t’ja plasësh gazit nga zhvendosja semantike e axhendës të debatit dhe shqetësimit popullor. Kush do të bëjë luftë me ligjin e Luftës të kohës të Termopileve!!! Mos na trembni me ndëshkimin e Zotit kur halli është se kush po merr kumbullat e komshiut.

E thotë mirë Klevisi në videon e tij. Nuk është thjesht çështje lufte, është çështje paqeje. Peshqit shqiptarë në det po bëhen gati të ndahen nga gratë e tyre peshq greke, po ndahen familje peshqish, po ndahet gazi në det, molusqet, midhjet, gjithë ajo pasuri që pas njëqind vjetësh stërnipipërit e Skënderbeut do të thonë për ne : As sa peshqit nuk ishin të zotët ata trupeshqit e asaj kohe!

Se në Gjykatë arbitrazhi shkohet, por a e ka Kushtetuta shqiptare që për sovranitetin e territorit bëhet sikur ndahet e divorcohet një çift e pasuria ndahet ke noteri? Kush ja jep të drejtën që çështjet sovrane të zgjidhen kështu kaq kollaj me arbitrazh?

Menjëherë te gjyqi nuk duhet shkuar. Të paktën të bëjmë si te filmat surrogato kur burri që ka të dashur i thotë gruas hajde shkojmë në gjykatë që të divorcohemi. Por, gruaja, kopile, i thotë : ik ore nuk ta jap divorcin! Dhe rrinë ashtu!

Gjykata është një fazë tjetër, jo e para, në gjykatë të shkojë ai që kërkon divorcin, ai që do të ndajë, jo ti, jo ne, mor burrë, ne nuk kemi as përse themi se do shkojmë as nuk deklarojmë ne që hajde shkojmë në Gjykatë. Ne themi që nuk ka nevojë, gjërat janë në rregull. Cfarë kuptimi ka që deklarojmë se shkojmë në gjykatë ne kur po ashtu deklarojmë se peshqit grekë kanë të drejtë 12 milje kundërdrejt peshqëve shqiptarë!!!

Edeh paret e gjyqit t’i paguajë ai që do të nisi gjyqin!

Gjykata na kap për fjale si kapen peshqit me grep dhe na thotë: O peshq çfarë vini këtu, ju e keni njohur të drejtën për peshqit grekë të vijnë t’ju hanë midhjet tuaja!

Jo për gjë por jemi edhe peshq miq! Prishemi ne si peshq për pak ujë me kripë?

Ne shohim thjesht ligjin e Luftës!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kostoja e kurimit nga Covid-19/ Psikologia Denada Toçe: Ka familje që marrin kredi

Publikuar

-

Nga

Kostoja e kurimit nga Covid-19/ Psikologia Denada Toçe: Ka familje që marrin kredi

Shifrat në rritje të infektimeve në vend, tregojnë se ka ardhur koha për krijimin e një fondi të posaçëm për të gjithë të prekurit me covid. Ky është propozimi i personazheve të angazhuar në shoqërinë civile, të cilët ngrenë gjithashtu shqetësimin për kostot e larta të kurimit për të prekurit me covid.

Psikologia Denada Toçe prej ditësh e ka ngritur këtë shqetësim në rrjetet sociale. Gjatë një interviste për Euronews Albania, znj. Toçe u shpreh se duke marrë në konsideratë që shumica e familjeve shqiptare kanë të ardhura modeste, një ndihmë e tillë do ishte hapi i duhur.

Ajo theksoi se për të marrë trajtimin e duhur kundër Covid-19 duhen të paktën 700 euro.

“Kostoja nga përvoja personale familjare që të mund të marrësh mjekimin e duhur nëse problematikat përkeqësohet, mund të jetë për një person 700-800 euro. Ajo që duhet menduar në ditët në vijim duhet menduar një fond i posaçëm për familjet në nevojë dhe jo vetëm. Të përballojnë një kosto kaq të lartë është fatale”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Foto+video-Çuni i Fahriut i bën “gjëmën” Ramës/ Shikoni si u prit në Korçë

LEXO EDHE:  Kryeministri tregon si të ndani opinione e propozime në platformën e bashkëqeverisjes

Psikologia e njohur thotë se një pjesë e familjeve shqiptare janë të detyruara të marrin kredi për të kuruar të afërmit, pasi nuk kanë mundësi të tjera.

“Të shohësh individë që shkojnë në banka të marrin kredi për të asistuar familjarët e tyre është e tmerrshme. Çfarë do të ndodhë më pas me këta persona, kush do të paguajë kreditë? Për mua shoqëria shqiptare do duhet të dalë nga ky depresion i madh. Familjet nuk po përballojnë shpenzimet e tyre të përditshme, sepse nuk janë vetëm ilaçet, por është edhe ushqimi”, tha ajo./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Skema e inceneratorëve po mbytet”/ Paralajmëron Alibeaj: Nuk del dot pa u lagur

Publikuar

-

Nga

"Skema e inceneratorëve po mbytet”/ Paralajmëron Alibeaj: Nuk del dot pa u lagur

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka publikuar një video për skemën e inceneratorëve, të cilët janë akuzuar se kanë vjedhur miliona euro nga taksat e qytetarëve.

Në video dëgjohen disa deklarata të ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetajt, ndërsa demokrati thotë se këto janë justifikime boshe.

Alibeaj paralajmëron se anija e “Skemave të inceneratorëve” po mbytet, dhe çdo tentativë për të dalë pa lagur është e pamundur.

LEXO EDHE:  Një tjetër marrëveshje mes Ramës dhe Bashës?/ Përgjigjet Taulant Balla

LEXO EDHE:  “Zhduket” Vangjush Dako/ Pse fshihet kryebashkiaku i Ramës?

Thonë, se minjtë janë të parët që lënë anijen kur ndjejnë ujin!

Anija juaj e “Skemave të inceneratorëve” po mbytet, dhe çdo tentativë për të dalë pa lagur është e pamundur!

Kot e ke që mundohesh të lësh anijen me justifikime boshe.

Mos beso më asnjë fjalë nga këta hajdutë!”, shkruan ish-deputeti në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fatmir Mediu jep premtimin e madh/ Brenda mandatit tonë të parë e bëjmë Shqipërinë anëtare të BE-së

Publikuar

-

Nga

Fatmir Mediu jep premtimin e madh/ Brenda mandatit tonë të parë e bëjmë Shqipërinë anëtare të BE-së

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë të cilët duan të angazhohen në politikë.

Në fjalën e tij Mediu deklaroi se kur Rama erdhi në pushtet, Shqipëria ishte vend anëtar i NATO-s falë lidershipit të Berishës dhe angazhimit të të gjithë qeverisë për të luftuar krimin dhe falë reformave ekonomike dhe institucionale.

Ai tha se Rama mohoi dhe shkatërroi çdo gjë, duke bërë që Europa të jetë një ëndërr e largët.

Ndërsa premtoi se nëse demokratët fitojnë në zgjedhjet e 25 prillit, brenda mandatit të parë synojnë që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së.

“Por, nuk është e mjaftueshme vetëm të tregojmë sa keq jemi! Duhet të rindërtojmë besimin, duke garantuar pjesëmarrjen reale të vlerave politike dhe njerëzore të historisë të së djathtës dhe sidomos rinisë, e cila duhet të ndërtojë shtetin europian me një platformë të qartë dhe me pjesëmarrje në parlament e qeveri.

LEXO EDHE:  Problematikat në ambasadë/ Rama iu kërkon falje emigrantëve në Greqi

LEXO EDHE:  Kryeministri tregon si të ndani opinione e propozime në platformën e bashkëqeverisjes

Brenda mandatit të parë të qeverisë ne duhet të bëjmë Shqipërinë vend anëtar të BE-së dhe mbi të gjitha në vend të urrejtjes, përbuzjes e përçarjes, të ndërtojmë dashurinë, respektin dhe besimin e shqiptarëve drejt qëllimeve të mëdha që kemi nisur.

Nuk kemi asnjë rrugë tjetër veçse të përballemi me të keqen, krimin, korrupsionin, largimin masiv nga Shqipëria, papunësinë dhe varfërinë në çdo skaj të Shqipërisë, në çdo qendër votimi. “Shpresa është te rinia! Pa shpresë një komb pushon së egzistuari!”, u shpreh Mediu./CNA.al

LEXO TE PLOTE