Connect with Us

Makina përmbyset në mes të rrugës/ Humb jetën shoferi 35 vjeçar

Kronika

Makina përmbyset në mes të rrugës/ Humb jetën shoferi 35 vjeçar

Publikuar

-

Benzi përplaset me kamionçinën te Ura e Gjolës në Fushë-Krujë/ Plagosen 2 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Morinë mëngjesin e sotëm.

Mësohet se një mjet tip “Volswagen” ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj. Shtetasi që humbi jetën është identifikuar si G.N., 35 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ushtronte lojëra fati në lokalin e tij/ Arrestohet 45 vjeçari në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Ushtronte lojëra fati në lokalin e tij/ Arrestohet 45 vjeçari në Shkodër

Policia ka arrestuar në flagrancë një person për që ushtronte lojëra fati në Shkodër.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.P., 45 vjeç, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan në ambientet e lokalit në pronësi të tij, një sasi birre në shishe pa pullë fiskale, një tavoline pokeri, dy pako letra bixhozi dhe një pako çipsa për lojë pokeri.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë edhe shtetasin J. P., 37 vjeç, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara“, pasi kishte në pronësi tavolinën e pokerit që u gjet në lokalin e 45-vjeçarit.

LEXO EDHE:  Po çonte fëmijën në shkollë/ Përplaset për vdekje gruaja shqiptare në Greqi

LEXO EDHE:  Video-Makina del nga rruga/ Momenti i frikshëm filmohet nga shoferi mbrapa

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të vriste me armë 37-vjeçarin/ Policia parandalon krimin, arreston në flagrancë të riun

Publikuar

-

Nga

Tentoi të vriste me armë 37-vjeçarin/ Policia parandalon krimin, arreston në flagrancë të riun

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e një lokali në fshatin Vrakë të Shkodrës janë konfliktuar dy persona, por sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Mësohet se i riu me iniciale K.K., 20 vjeç, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin J. P., 37 vjeç, banues në Shkodër, duke e qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë, por pa i shkaktuar dëmtime trupore.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Humbin jetën dy persona

LEXO EDHE:  Makina përplaset me motoçikletën/ Një i plagosur rëndë

20-vjeçari, sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi, por është kapur gjatë ndjekjes. Shërbimet e Policisë bënë të mundur edhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë me silenciator, të cilën autori e hodhi në rrugë gjatë ndjekjes së Policisë, si dhe automjetin me të cilin ai tentoi të largohej./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tërmeti i fuqishëm në detin Egje/ Plagoset një i ri shqiptar, dërgohet me helikopter në Athinë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm në detin Egje/ Plagoset një i ri shqiptar, dërgohet me helikopter në Athinë

Tërmeti 6.6 ballë që u regjistrua ditën e djeshme në detin Egje ka lënë deri më tani 25 viktima dhe mbi 800 të plagosur në Turqi dhe dy viktima në Greqi.

Mediat e huaja raportojnë se mes të plagosurve nga tërmeti është edhe një 14 vjeçar shqiptar, i cili ka marrë goditje në kokë, ka thyer një krah dhe ka marrë dëmtime në këmbë.

Bëhet fjalë për të riun me iniciale E.M me origjinë nga Lezha. Ai është është transportuar menjëherë me helikopter drejt Athinës, ku po merr ndihmë më të specializuar shëndetësore për shkak të gjendjes delikate.

I riu ka qenë në ishullin grek Samos dhe është dëmtuar gjatë lëkundjeve të forta.

LEXO EDHE:  Makina përplas motoçikletën, plagoset një person

LEXO EDHE:  Makina përplaset me motoçikletën/ Një i plagosur rëndë

Ndërkohë, nga anqa tjetër, në Turqi janë shembur dhjetëra banesa dhe po punohet për nxjerrjen e trupave nga gërmadhat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE