LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriminaliteti jashtë kontrollit/ Olli jep alarmin: Qytetarët të pambrojtur, policia numëron viktimat

17 Shtator 2020, 08:46, Politikë CNA
Kriminaliteti jashtë kontrollit/ Olli jep alarmin: Qytetarët të

Anëtari i Bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka komentuar situatën e kriminalitetit në vend, për të cilën thotë se ka dalë jashtë kontrollit.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruan se policia e Shtetit është shndërruar në organ statistikash që numëron viktimat dhe të plagosurit.

Më tej, ai thekson se ndërsa shqiptarët përballen me pasiguri, ministri i Brendshëm është fokusuar te mjetet e luksit për përdorim vetjak në emër të taksapaguesve shqiptarë, ndërsa drejtori i Policisë me biografitë personale të qytetarëve.

Sipas tij, Shqipëria ngjan me Gjermaninë e viteve ’30, kur mungesa e plotë e rendit dhe sigurisë, synonte intimidimin e qytetarëve dhe ndërtimin e shtetit policor që prodhoi më pas diktaturën ushtarake naziste.

?Nuk ka trishtim më të madh, gati në kufijtë e depresionit, kur dita hapet me krime të paralajmëruara dhe mbyllet me shpërthime tritoli që rrezikojnë edhe jetën e njerëzve të pafajshëm që ndodhen andej pari. Prej kohësh kriminaliteti nuk është thjesht në rritje, por ka dalë tërësisht jashtë kontrolli. Policia e Shtetit është shndërruar në organ statistikash që numëron viktimat dhe të plagosurit (madje thuhet nën zë se një pjesë e mirë e ngjarjeve kriminale as nuk raportohen zyrtarisht). Shqiptarët përtej varfërisë përjetojnë frikën dhe mungesën e rendit publik.

Mediat raportojnë se të “fortët” bëjnë ligjin, ndërkohë që organet e rendit dhe sigurisë apo edhe të tjera, në vend që ti ndalojnë, haptazi i favorizojnë. Oficerët e ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm të policisë ndjehen jo vetëm të braktisur, por të shitur e të tradhëtuar në punën e tyre dhe misionin para shoqërisë. Makinat superlukzoze me xhama të zinj, në kundërshtim edhe me ligjin dhunshëm shkelin çdo rregull të qarkullimit rrugor dhe askush nuk guxon të mendojë ti ndalojë, ndërkohë që çdo mjeran tjetër gjobitet me faj e pa faj nga dhjetëra efektive të fshehur pas ferrave në pritje të “gjahut”. Prezenca e forcave policore në ambientet publike ësht kaq e shtuar, sa nuk ka kryqëzim e aks nacional ku nuk ndesh prezencën e tyre.

Efikasiteti zero…. Shumë të huaj që takoj më pyesin nëse kjo prezencë e shtuar lidhet me ndonjë situatë emergjence, pasi nuk mund të besojnë në arsye të tjera. Policimi në komunitet është gati një luftë e humbur, ndërkohë që parandalimi i krimeve apo ngjarjeve të rënda ngjan si element abstrakt. Koncepti analizë, krahasim apo detyra për zbatim as nuk janë me pjesë e punës së organizatës së Policisë së Shtetit, ndërkohë që drejtuesi politik, thënë ndryshe ministri i Brendshëm është fokusuar te mjetet e luksit për përdorim vetjak në emër të taksapaguesve shqiptarë. Asnjë pjesëmarrje në analiza vjetore apo gjashtë mujore, asnjë vizitë në pikat e kufirit apo vende të tjera

në varësi të tij për inspektim dhe verifikim në terren të situatave. Korrupsioni gërryen shumë qeliza të organizatës, ndërkohë skandalet pasojnë njëra tjetrën. Situata në rrugë është edhe më e frikshme, por ajo që shkëlqen në mënyrë konstante është mungesa e përgjegjshmërisë dhe përgjegjësisë zyrtare. Drejtori i përgjigjëm është i zënë me biografitë e qytetarëve, ndërsa ministri me anatemimin e kriminelëve që nuk vetëasgjesohen pa zhurmë, por përzgjedhin forma kaq publike dhe demonstrative. Shqipëria ngjan me Gjermaninë e viteve ’30, kur mungesa e plotë e rendit dhe sigurisë, synonte intimidimin e qytetarëve dhe ndërtimin e shtetit policor që prodhoi më pas diktaturën ushtarake naziste.

Mungesa e masave për këtë situatë të paprecedentë të rendit dhe sigurisë publike, lidhet kryesisht me një fakt madhor, se organizata është venë kokë e këmbë në shërbim të pushtetit, duke anashkaluar totalisht shtetin dhe misionin e saj kushtetues! Pushteti mbyll sytë ndaj çdo paaftësie, abuzimi, korrupsioni për aq kohë sa detashmentët mavi i shërbejnë atij pa hezitim. Mos mendoni për paaftësi profesionale, përkundrazi janë shumë të aftë, por vetëm në mbrojtje të pushtetit dhe terrorizimin e qytetarëve. Kjo është arsyeja më madhore që krimi mbretëron, ndërkohë që qytetarët mbeten të pambrojtur edhe me ligj…shkruan Leonard Olli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga