LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kokainë nga Ekuadori në Europë/ Hoxha jep detaje nga megaoperacioni: Pjesë e organizatës, vlonjati i burgosur në 2014

17 Shtator 2020, 10:09, Kronika CNA
Kokainë nga Ekuadori në Europë/ Hoxha jep detaje nga

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga megaoperacioni ndërkombëtar kundër bosëve të trafikut të kokainës.

Hoxha thotë se objekt i operacionit është linja e madhe ndërkombëtare e trafikut të kokainës që nisej nga Ekuadori, zbarkonte në Europë, dhe milionat e eurove investoheshin në Shqiperi dhe ne Dubai.

Sipas gazetarit Hoxha, pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare, dyshohet se është edhe shqiptari nga Vlora, Dritan (Gramoz) Rexhepi, i cili ndodhet i arrestuar ne burgun e Kuitos në Ekuador që nga 24 qershori i vitit 2014-të.

?ME NE FUND DIÇKA PO LEVIZ…
Nje superoperacion nderkombetare kunder boseve te trafikut te kokaines, eshte ne vijim e siper ne Spanje, Hollande, Belgjike, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ne Shqiperi..
Goditet nje organizate kriminale gjigande e shtrire ne tre kontinente, Amerika e Jugut, Europe, Azi…
Objekt i operacionit, linja e madhe nderkombetare e trafikut te kokaines qe nisej nga Ekuadori, zbarkonte ne Europe, dhe milionat e eurove investoheshin ne Shqiperi dhe ne Dubai…
Deri tani 20 te arrestuar, Ne Dubai eshte arrestuar Denis Matoshi(Eldi Dizdari) nje emer i njohur ne Shqiperi.
Nderkohe 5 prej urdherarresteve jane leshuar dhe po ekzekutohen ne qytetin e Vlores, ku eshte synuar goditja e nje grupi personash me lidhje te forta me Ekuadorin.
Aksioni ka nisur mbremjen e djeshme dhe ka vazhduar gjate mengjesit te se enjtes.
Arrestimi i pjestareve te kesaj organizate nderkombetare eshte bere ne kuader ?te grupit te strukturuar kriminal?, pasi akuzohen se kane trafikuar drejt tregut europian, tonelata te tera kokaine me origjine nga Ekuadori.
Nga grupi hetimor thuhet se, pjese e kesaj organizate nderkombetare, dyshohet se eshte edhe shqiptari nga Vlora, Dritan (Gramoz) Rexhepi, i cili ndodhet i arrestuar ne burgun e Kuitos ne Ekuador qe nga 24 qershori i vitit 2014-te…?, shkruan Hoxha në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga