LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klubin e Kategorisë së Parë e përjashtojnë nga kampionati

17 Shtator 2020, 15:16, Sport CNA

Erzeni ka marrë një goditje të rëndë ende pa filluar sezonin I ri. Skuadra shijakase nuk ka plotësuar kushtet e nevojshme për t?u rregjistruar në Kategorinë e Parë e për këtë arsye nuk do të marri pjesë në kampionat këtë sezon. Në këtë mënyrë Erzeni me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë për këtë vit.

Postimi I Erzenit:

KF Erzeni eshte njohur me vendimin se ekipi nuk ploteson kushtet per te qene pjese e kategorise se pare. Ky vendim ka ardhur pasi klubi nuk ka derguar ne koh procedurat e nevojshme te cilat duhet te ishin dorezuar me date 31 gusht. Ky problem ve direkt ne pergjegjesi drejtuesit e klubit dhe Bashkine qe ne kete moment duhet te meren seriozisht me kete problem kaq shqetesues. Plot nje jave kane kaluar qe nga marrja e ketij vendimi i cili ende nuk esht ber i ditur nga klubi. Presim ende pergjigjen perfundimtare sakaq kerkojme nga klubi perfundimin dhe plotesimin e cdo kriteri .

Kjo eshte e turpshme qe nje klub me tradita dhe qe i ka dhuruar sportit shqiptar jo vetem futboll te bukur por edhe lojtare legjendar me te cilet krenohet jo vetem Shijaku por edhe futbolli Shqiptar.

Federata duhet te mendohet mire perpara se te mare vendimin e rrezimit te Erzenit pas shume baltosjesh do vije patjeter edhe nje reagim qe do ti kushtoje shtenjte jo vetem vendimarreseve por edhe drejtueseve me te larte te federates.

Tifozat Shijakas kane qene me te zjarrtit e kategorise se Pare duke mbushur dhe stadiumet kundershtare ndaj ne kategorine e dyte do te ishte fatale jo vetem per imazhin e klubit por edhe imazhit qe do ti percillet sportit Shqiptar me skandalet qe do ti pasojne.

NE JEMI ME ERZENIN PERTEJ CDO KATEGORIE NE JEMI KUDO PER TY ERZEN

FEDEGJENERATA KE KUJDES!

Lajmet e fundit nga