Connect with Us

Franca mbyll 81 shkolla / Në 15 ditë identifikohen 1200 nxënës të infektuar nga Covid-19

Bota

Franca mbyll 81 shkolla / Në 15 ditë identifikohen 1200 nxënës të infektuar nga Covid-19

Publikuar

-

Infektohet me Covid-19 një punonjës/ Mbyllet banka e nivelit të dytë në Vlorë

Franca ka mbyllur 81 shkolla dhe 2,100 klasa  që nga 1 shtator dhe janë future në karantinë për shkak të virusit Covid-19.

Sipas një deklarate të ministrit të arsimit Jean-Michel Blanquer në 15 ditë janë identifikuar 1200 nxënës dhe studentë të infektuar nga koronavirusi.

Ministri theksoi faktin se 81 shkolla përfaqësojnë vetëm 0.13% të shkollave totale në vend, një numër minimal krahasuar me 60 mijë institucionet që mbeten të hapura.

Gjatë fundjavës Franca ka regjistruar rreth  10,000 raste të reja virusi, shifër goxha e lartë që nga fillimi i pandemisë.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Moderna aplikon në BE dhe SHBA për autorizimin e vaksinës

Në disa qytete të Francës janë forcuar masat kufizuese në të kufizuar në një foarë mënyrë rritjen e infektimeve nga virusi.

Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet e shëndetësisë në vend regjistruan rreth 10 mijë raste të reja infeksioni, saktësisht 9,784 dhe  46 viktima.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kancelarja Merkel kërkon kompetenca emergjente përballë COVID-it

Publikuar

-

Nga

Gjermania ndërron kurs në përdorimin e vaksinës AstraZenec

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të martën se i ka kërkuar parlamentit kompetenca të përkohëshme që do t’u jepnin mundësi autoriteteve federale të vënë në zbatim masa kufizuese mbarëkombëtare për të parandaluar një valë të tretë të pandemisë.

Kancelarja Merkel bëri komente për gazetarët pasi kabineti i saj miratoi një projektligj që do t’i jepte qeverisë së saj kompetenca për të vendosur kufizime si orën policore dhe mbylljen e shkollave e bizneseve në zona me ritme të larta infeksionesh.

Zonja Merkel tha se masat janë të nevojshme për të “penguar valën e tretë të pandemisë dhe për të ndalur ritmet e shpejta të infektimeve” në ato zona ku ka më shumë se 100 të infektuar për çdo 100 000 banorë për tre ditë radhazi brenda një jave.

Më herët këtë vit, kur po parashtronte një plan për rihapjen e aktivitetit dhe heqjen e kufizimeve, zonja Merkel përmendi nevojën për të përdorur “frenat e emergjencës” nëse shtohen përsëri rastet me koronavirus.

LEXO EDHE:  A do t’u vijë turp ndonjë ditë?!/ Mjeku nxjerr të palarat: Rastet me Covid ulen dhe ngrihen sipas tekave të atyre që testojnë

LEXO EDHE:  A do t’u vijë turp ndonjë ditë?!/ Mjeku nxjerr të palarat: Rastet me Covid ulen dhe ngrihen sipas tekave të atyre që testojnë

Udhëheqësja gjermane e ka bërë të qartë se këto masa kanë qenë të nevojshme prej kohësh. Duke përmendur shifrat e Institutit Robert Koch të Sëmundjeve Infektive, ajo tha se kohët e fundit janë diagnostikuar afro 11 000 raste të reja në ditë dhe se thuajse të gjithë shtretërit në pavionet e kujdesit intensiv janë të zëna. Ajo shprehu shpresën se projektligji do të miratohet pa vonesë në parlament.

Zonja Merkel u ka bërë thirrje gjermanëve të tregohen të duruar, duke nënvizuar se vaksinimet “çdo ditë sjellin një inerci të re” kundër sëmundjes./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Një tjetër shtet lehtëson masat kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Një tjetër shtet lehtëson masat kundër COVID-19

Norvegjia do të nisë lehtësimin e masave kufizuese kundër koronavirusit nga e premtja, duke përfshirë heqjen e ndalesës për shitje të alkoolit, që është vendosur para Festës së Pashkëve, ka thënë kryeministrja Erna Solberg të martën.

Restorantet dhe kafiteritë tjera mund të nisin shitjen e alkoolit për konsumatorët që porosinin ushqim deri në orën 22:00, ka thënë Solberg.

Organizimet sportive dhe ato kulturore për fëmijë dhe të rinj mund të zhvillohen me audiencë deri në 50 persona, apo deri në 600, nëse ato zhvillohen në ambiente të jashtme.

“Falë faktit që njerëzit kanë qenë të kujdesshëm dhe nuk kanë kontribuuar në rritje të rasteve për Pashkët, ne mund të marrim hapat e parë të planit për hapje të premten”, ka thënë Solberg.

Ndonëse rregullat në nivel kombëtar do të lehtësohen, ende mund të ketë kufizime në nivel lokal apo rajonal, ka thënë Solberg.

LEXO EDHE:  Rekord infektimesh/ Kalo apel të fortë qytetarëve: Ju lutem si miku, vëllai e mjeku juaj

LEXO EDHE:  Basha tallet keq me Ramën/ “Kurba njëlloj si i pari i qeverisë, një herë ulet, një herë ngrihet”

Vendimi për hapje të shkollave dhe kopsheve për fëmijë do të merret në nivel lokal, për shkak të numrit të ndryshëm të rasteve.

Norvegjia ka menaxhuar relativisht mirë pandeminë, në krahasim me vendet tjera evropiane, mirëpo së fundmi një rritje e shkallës së infektimit, ka rezultuar me masa më të ashpra./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Flamuri i Kosovës bëhet shkak për ndërprerjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në OKB

Publikuar

-

Nga

Flamuri i Kosovës bëhet shkak për ndërprerjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në OKB

Flamuri i Kosovës është bërë shkaktar i ndërprerjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Përfaqësuesi i Rusisë, Dimitri Poljanski, kërkoi nga udhëheqësi i seancës që përfaqësuesja e Kosovës, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla të heqë flamurin e Kosovës që ndodhej pas saj.

“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet i pavarur, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë ambientin, ose të heq flamurin”, tha përfaqësuesi rus.

Ndaj kërkesës së Rusisë, ka reaguar përfaqësuesi i Britanisë së Madhe duke thënë se nuk shohin arsye që kryediplomatja nga Kosova të ndryshojë pamjen. “Ky nuk është një takim zyrtar dhe nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjen pas saj për të vijuar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

LEXO EDHE:  Krishtlindjet po afrojnë/ Njihuni me pjatat kryesore nëpër botë

LEXO EDHE:  U dëmtuan nga tërmeti/ Ahmetaj firmos marrëveshjen me Gjermaninë për rindërtimin e tre shkollave

Presidenti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka pezulluar mbledhjen e hapur virtuale për Kosovën për të vazhduar konsultimet në një mbledhje të mbyllur pas kërkesës së Rusisë. Ndërkohë pas një ndërprerje të takimit online, Këshilli i Sigurimit vendosi që të vazhdojë punimet e seancës virtuale për Kosovën përkundër kërkesës së Rusisë që Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija./euronews

LEXO TE PLOTE