Connect with Us

E mban në punë dhe s’i jep rrogën/ Ekonomistja: Mori pagën e luftës, ishte në provë

Sociale

E mban në punë dhe s’i jep rrogën/ Ekonomistja: Mori pagën e luftës, ishte në provë

Publikuar

-

Iris Qerana është një qytetar që punon fshatin Pezë Helmes, i cili i është drejtuar emisionit Stop për një problem që ka me kompaninë ku punon. Qerana rezulton i punësuar në një punishte alumini, por për shkak të izolimit nga pandemia, në muajin mars ka qëndruar në shtëpi.

Në muajin Prill është thirrur të shkojë në punë dhe ka punuar deri në 20 maj. Për gjithë këtë kohë është paguar vetëm 124 mijë lekë të vjetra, pasi pronari i ka quajtur rrogë edhe pagën e luftës të ofruar nga shteti.

Pas denoncimit të këtij rasti, gazetarja e emisionit “Stop” ka kontaktuar me një administrator të kësaj punishteje, por ai pretendon, se Irisi nuk ka qenë punonjës i tij.
Gazetarja: Administrator unë jam këtu tek “Dashi Alumin”, jam Domenika gazetare e “Stop-it”, nuk e di nëse jeni në dijeni për problemin e Iris Qeranës.

Administrator: Po, po! Nuk e di, është marrë ekonomisti.

Gazetarja: Ku mund ta gjej ekonomistin, se pse e ka paguar ashtu siç e ka paguar?

Administratori: Do të flas dhe do të them.

Gazetarja: Jam në Pezë Helmes dhe këtu nuk ka njëri përveç të një vajze.

Administratori: Kë kërkon ti, se nuk të kuptova?

Gazetarja: Unë kërkoj dikë që të më shpjegoj, si është paguar në këtë mënyrë Zoti Qerana?

Administratori: Po ka një ekonomiste ka dhe administratore, unë s’jam.

Gazetarja: Unë e di që ju jeni administratori.

Vetë punëtori Iris Qerana shprehet se zotëria në fjalë i është prezantuar si administrator dhe e ka udhëzuar për punën që ka bërë gjatë gjithë kohës që ka qenë pjesë e kompanisë. Pasi në pikën e parë të punishtes nuk kishte njeri, gazetarja e “Stop” shkoi në një pikë tjetër ku gjen dhe administratorin me të cilin foli në telefon.

LEXO EDHE:  Transporti publik nuk do të rifillojë të hënën, pa plotësimin e katër kushteve

Gazetarja: Më fike telefonin, unë jam Domenika, që të mora në telefon. Si je?

Administratori:Djali s’është, s’ka qenë punëtori im.

Gazetarja: S’ka qenë punëtori juaj? Fare, fare?

Administratori: Jo, jo.

Gazetarja: Kush qëndron këtu përgjegjës, sepse djali ka qenë në punë këtu në prill-maj.

Administratori: Ka qenë këtu?

Gazetarja: Po!

Administratori: Okej! Do flasim! Po ka qenë këtu, do flasim me përgjegjësin.

Gazetarja:Po kush është pra?

Administratori: Po s’është pra, s’ka njeri këtu, s’e shef, që është mbyll? Kur të vijë, të them. Atje ku ishe ti, s’jam unë administrator. Jam këtu.

Gazetarja: Shumë mire!

Më pas emisioni “Stop” gjeti dhe ekonomisten e firmës, e cila shprehet se Irisi ka qenë në provë dhe është paguar me 260 mijë lekë të vjetra në muaj.

Gazetarja: Sa ka qenë pagesa e Irisit?

Ekonomistja: 260 mijë lekë, Irisi ka qenë në provë, sepse Irisi ka filluar në mars. Djali është siguruar me datën 10 mars dhe ka përfunduar me datën 20.

Gazetarja: Shteti ka dhënë një pagë lufte, për ndihmuar qytetarët në këtë situatë.

Ekonomistja: Pse shteti ndihmoi pikërisht bizneset e mëdha dhe nuk shkoi në një gjendje civile për t’i dhënë këtë pagë të gjithë popullsisë?

Gazetarja: Nuk ka ndihmuar bizneset…, i keni llogaritur pagën e shtetit, si pagesë tuajën.

Ekonomistja: Atëherë Irisi nuk ka ardhur në prill, ne nuk kemi patur punë në prill, ça do i jepja unë në prill? Faleminderit shtetit, që i ka dhënë pagesën…

Gazetarja: Kjo është ajo, që thoni sot, ndërkohë në prill keni punuar. Në prill-maj keni punuar.

Ekonomistja: Në maj është paguar Irisi. I ka lekët në bankë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Forcat kurde fshehën familjet shqiptare”/ Gazetari: Një person luan rol radikalizues në kamp

Publikuar

-

Nga

“Forcat kurde fshehën familjet shqiptare”/ Gazetari: Një person luan rol radikalizues në kamp

Gazetari Julian Kasapi, i cili ka qenë brenda kampit Al-Hol në Siri, ka folur për operacionin e qeverisë, për të nxjerrë nga atje fëmijët dhe gratë shqiptare.

Kasapi tha se në këtë kamp është një person që luan një rol radikalizues sa i përket nënave dhe grave të tjera.

Ai deklaroi në emisionin “Opinion” se dikush ka fshehur familjet shqiptare, sapo kanë parë ushtarë dhe kanë mësuar se po shkonin t’i merrnin.

Kur është futur struktura shtetërore në kamp, familjet shqiptare, të cilat janë 5, ishin fshehur. Ishin fshehur nga forcat kurde. Duhet të kuptoni që sa herë ata shihnin ushtarë ndiheshin të frikësuar dhe sigurish dezinformimi brenda kampit ka luajtur rolin e tij, të mos flasim më pas për radikalizimin. Ka një person të veçantë aty që zoti Nano e di fare mirë se kush është, që luan një rol radikalizues sa i përket nënave dhe grave të tjera.

Por nga ana tjetër aty ka edhe 6 jetimë. Nuk është vetëm një, nuk është vetëm Eva Dumani. Aty është Elona Shuli, e cila është më e madhja, 17-vjeçe. Eva Dumani është 15 vjeç, pra aty ka dhe 6 jetimë të tjerë. Në momentin që struktura Antiterrorit është futur brenda në kamp, këto familje ishin fshehur. Jo për shkak të shqiptarëve”, u shpreh gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Gazetari thirrje të fortë/ Mos përmendni emra të personave në kampin sirian, një grua u gjet e therur

Publikuar

-

Nga

Gazetari thirrje të fortë/ Mos përmendni emra të personave në kampin sirian, një grua u gjet e therur

Gazetari shqiptar Taulant Kopliku, deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk duhet të përmenden emra kur flitet për personat që ndodhen në kampet siriane.

Duke folur për rastin e Eva Dumanit, ai ngriti aludimet se ajo mund të pengohet nga gratë që ndodhen në kamp.

Si shembull, ai foli edhe për rastin e një gruaje shtatzënë, e cila kishte deklaruar se nuk i përket atij grupimi dhe donte të kthehej në shtëpi, por më pas ishte gjetur e therur,

Situata atje është shumë e vështirë. Njerëzit sidomos femrat janë të frikësuara. Ka shumë që duan të vijnë në atdhe, por nuk e shprehin dot pasi janë të rrezikuara. Një grua shtatzënë ka deklaruar se kam dëshirë të kthehem në vendlindje dhe nuk bëj pjesë në këtë grupim, dhe është gjetur e therur atje.

Ata janë tepër tepër të përqedndruar në ideologji që për ne është e paimagjinueshme. Fëmijët e Al-Holit janë fëmijët tanë thonë ata të ISIS-it. Shihen si filizat e rinj që do i shërbejnë atyre në të ardhmen. Ata fëmijë duhet të merren sa janë të vegjël sepse po vajti 14-15 vjeç është shumë e vështirë ta kthesh në jetë normale. Celulat e ISIS janë të përhapura kudo…”, theksoi gazetari në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Klodiana Lala flet me shifra/ Në Siri janë identifikuar 80 shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala flet me shifra/ Në Siri janë identifikuar 80 shqiptarë

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur mbrëmjen e sotme për çështjen e shqiptarëve që ndodhen në kampet siriane.

Lala tha se që para 6 vitesh, Shërbimi Informativ i Shtetit identifikoi 80 shtetas shqiptarë që kanë shkuar në Siri.

Ajo tregoi në emisionin “Real Story” se 10 nga këto shqiptarë janë të dënuar, ndërsa operacionin e qeverisë shqiptare, e cila riktheu 5 fëmijë e cilësoi të suksesshëm.

LEXO EDHE:  Berisha lëshon alarmin SOS/ Gjendje kolapsi në shëndetësi, spitalet Covid 1 dhe 2 të tejmbushur

LEXO EDHE:  Ju paralajmëruam! Nëse bën një nga këto 5 postime, rrezikon vendin e punës

Kjo çështje ka nisur prej 6 vitesh. SHISH identifikoi 80 shtetas shqiptarë që kanë shkuar në Siri, 10 prej të cilëve të dënuar. Operacioni është padikustim i suksesshëm në llojin e tij”, deklaroi gazetarja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE