LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy penallti në fund dhe dy kartonë të kuq, Jorgji bën namin në Ligën e Europës

17 Shtator 2020, 17:15, Sport CNA
Dy penallti në fund dhe dy kartonë të kuq, Jorgji bën namin

Enea Jorgji ishte arbitri ndërkombëtar shqiptar, që ishte caktuar nga UEFA të drejtonte një ndeshje të raundit të dytë kualifikues. Elbasanasi vendosi drejtësi në sfidën Ararat-Armenia kundër luksenburgasve të Fola. Kjo sfidë ka rezultuar shumë e komplikuar dhe e vështirë për arbitrin e Superiores.

Në minutën e 43-të, kur shifrat ishin 1-1, Jorgji ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë Kristian Zhunior, duke e lënë Ararat me një lojtar më pak. Më pas në minutën e 56-të Jorgji akordon një penallti në favor të Fola, e cila shndërrohet në gol nga Bensi.

Miqtë nga Luksenburgu gjejnë golin e tretë në minutën e 81-të dhe u krijua ideja se gjithçka përfundoi. Por jo sepse ndeshja u tensionua dhe Jorgji në minutën e parë shtesë akordoi penallti për Ararat dhe karton të kuq për lojtarin e Fola, Pimentel (i dyti i verdhë), duke barazpeshuar numrin e lojtarëve në fushë.

Nuk mjaftoi me aq sepse Fola shkakton sërish penallti, që shndërrohet në gol dhe barazon shifrat në 3-3, falë edhe Jorgjit, që akordoi dy penallti brenda tre minutash. Në shtesë skuadra armene gjeti golin e katërt dhe vulosi fitoren, pas një ndeshje tërësisht të çmendur dhe të vështirë për Jorgjin. Mbetet të shihet sesi do të vlerësohet gjykimi i tij nga UEFA.

Lajmet e fundit nga