Connect with Us

Denoncimi i CNA.al për rrugën Milot-Fier/ Basha: Tender me 5-fishin e çmimit

Politikë

Denoncimi i CNA.al për rrugën Milot-Fier/ Basha: Tender me 5-fishin e çmimit

Publikuar

-

Marrëveshja në SHBA/ Basha: Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë Serbisë

Në fillim të korrikut 2020, CNA.al denoncoi aferën për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Fier.

Ministrja e Infrastukturës Belinda Balluku ka thënë dhe vlerën e cila është 1.2 miliardë euro dhe ka shpallur publikisht garën ndërkombëtare, ndërsa CNA.al zbuloi se fituesi ishte i paravendosur dhe do të jetë një kompani greke.

Për këtë denoncim reagoi sot kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha.

Kreu i opozitës tha në emisonin “Opinion” se qeveria nuk e kishte mendjen të investojë në shëndetësisë gjatë pandemisë, por e kishte mendjen të bënte tendera 1.2 miliard euro.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Spitali i Krumës në kushte të mjerueshme

“Nëse qeveria e ka ndërmend të bëjë tendera 1.2 miliard euro nuk ka ndërmend të investojë në shëndetësi, nëse bën tendera me 5-fishin e çmimit. E ke parë raportin e Global World. Çfarë thotë?

Thotë që 300 milion euro në vit janë abuzime me tenderat. Çfarë do të thotë kjo me fjalë tjera? Që për çdo 1 mijë lekë tenderim, 500 lekë i fusin në xhep zyrtarët e shtetit. Kjo qeveri e ka mendjen të vjedhë”, theksoi Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Do marrë vetëm ca vota të PD, jo mandat”/ Murrizi “thumbon” Bujar Çelën: Nuk replikoj me manikina

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i PS në qarkun e Fierit Bujar Çela ka ironizuar deklaratën e kreut të Lëvizjes Demokratike Shqiptare Myslim Murrizi, teksa po fliste për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Murrizi një ditë më parë në një intervistë për CNA.al u shpreh se do të merrte një mandat në qarkun e Fierit, ndërsa për Çelën kreu i PLDSH do marrë vetëm disa vota nga PD por jo në nivelin e një mandati.

CNA.al kontaktoi me Murrizin, i cili “thumboi” keq deputetin e PS duke deklaruar se do replikojë vetëm me deputetë dhe jo me manikina.

Kush është Bujar Çela? Unë zakonisht komentet i bëj me deputet, Bujari çfarë punon? E ke parë ti ndonjëherë si deputet, ka folur ndonjëherë? Në Parlament paguhen 122 veta.

Ai nuk ka fol asnjëherë dhe unë nuk e njoh për deputet. Unë deputet njoh atë që ka folur. Aty ka dy kategori dhe kështu ka pasur për 30 vjet: Ka deputetë që flain ka dhe makinina që thjesht ngrejnë dorën për të votuar. Unë nuk preferoj të bëj replikë me asnjë lloj manekini, me deputetë po”, tha Murrizi për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Topalli ka nisur luftën kundër krimit në Parlament”/ Çitozi: Është e pakorruptuar

Publikuar

-

Nga

“Minë me sahat për stabilitetin ekonomik”/ Topalli ngre alarmin: Vendi ka nevojë për kurajo

Kryetarja e lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli  është shprehur se problem i shqiptarëve janë 3 kryetarët e partive.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihen disa nga kandidatët për deputet të kësaj partie duke u shprehur se Topalli ka pasur guximin për të nisur luftën kundër korrupsionit në parlament.

“Shqiptarët largohen sepse klasa politike aktuale u ka vrarë shpresën dhe perspektivën. Problemi i tyre janë 3 kryetarët e partive.  Ata duan  të mbajnë peng jetën e 3 milionë shqiptareve, të paktën edhe për një dekadë.  Ata janë bashkë, edhe në këto zgjedhje janë prap ata. Jozefina Topallli ka patur guximin për të nisur luftën kundër krimit në Parlament. Ajo është e pakorruptuar.

Lëvizja për Ndryshim sot ka ekipin më të shkolluar. Ata janë të pakorruptuar. Lëvizja për Ndryshim është alternative. Ajo synon të largojë klasën e korruptuar politike dhe të zëvendësojë politikën e tyre cinike me politikë shprese.

Ne duam që qeveria e ardhshme t’i shërbejë 3 milionë shqiptarëve dhe jo 3 kryetarëve. Votoni Lëvizjen për Ndryshim. Votoni nr. 11. “, thuhet në video./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braktisi Presidencën/ Çela vë Metën para përgjësisë: Ka kryer krim, e pret dënim i rëndë

Publikuar

-

Nga

Braktisi Presidencën/ Çela vë Metën para përgjësisë: Ka kryer krim, e pret dënim i rëndë

Presidenti Ilir Meta prej kohësh tashmë ka braktisur institucionin e Presidencës dhe ka nisur fushatën elektorale për të mbajtur në jetë partinë e tij, LSI.

Qëndrimi i kreut të shtetit është kritikuar ashpër nga Partia Socialiste, e cila e ka konsideruar në shkelje të Kushtetutës.

Për kandidatin e PS në qarkun e Fierit, qëndrimi i tij është stoik dhe i njëjtë me ata që janë përballë togave të zeza.

Në një prononcim ekskluziv për CNA.al, Çela u shpreh se Meta është koshient për krimet që ka kryer dhe dënimin që e pret.

Madje e konsideroi një reklamë të shkëlqyer kundër LSI dhe PD.

LEXO EDHE:  Raporti i çiftit Meta me Ramën, Berishën e Bashën/Kryemadhi: I respektoj, por …!

LEXO EDHE:  Rama-Basha përgjegjës të një pazari të pistë/ Duhet të ishin larguar

“Qëndrimi i Ilir Metës është stoik, është i njëjtë me ata që janë përballë togave të zeza. Ata ulërijnë duke thënë që jemi të pafajshëm kur janë të sigurt për krimin që ka kryer dhe për dënimin që e pret.

Ilir Meta thjesht na ndihmon, është një reklamë e shkëlqyer kundër LSI, kundër PD dhe pro aleatit të vetëm që kemi ne, aleatit popull”, theksoi Çela./CNA.al

LEXO TE PLOTE