LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëbimi i mësuesve turq/ KE ultimatum Shqipërisë: Zbatoni konventat ndërkombëtare

17 Shtator 2020, 12:36, Politikë CNA
Dëbimi i mësuesve turq/ KE ultimatum Shqipërisë: Zbatoni

Komisioni Europian ka reaguar në lidhje me refuzimin nga autoritetet shqiptare të kërkesave të turqve të njohur si mbështetës të Lëvizjes Gylen.

E pyetur nga gazetarja Erisa Zykaj, zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero-Hernandez kërkoi nga autoritetet shqiptare që të respektojnë konventat ndërkombëtare në lidhje me personat që i rrezikohet jeta dhe shëndeti në vendin e origjinës.

?Ne presim me vendosmëri që Shqipëria të mbështesë parimet e procesit të rregullt gjyqësor dhe detyrimet e saj ndërkombëtare, veçanërisht në perputhje me konventën e Gjenevës të 1951 për refugjatët?, u shpreh ajo për Abc Neës.

Shqipëria dëboi disa muaj më parë duke shkelur konventatndërkombëtare turkun Harun Çelik, i cili kërkoi azil politik në Shqipëri me argumentin se përndiqej në vendin e tij të origjinës.

Sapo mbërriti në Turqi ai u burgos nga autoritetet turke.

Një ditë më parë, iu refuzua azili edhe turkut tjetër Selami Simsek, i cili gjithashtu është shprehur se i rreziohej jeta në Turqi.

Lajmet e fundit nga