LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Cili nga të ndjerët është doktor Seferi?”/ Mjeku i kërkon “llogari” Manastirliut dhe ngre dyshime të forta

17 Shtator 2020, 16:09, Lifestyle CNA
“Cili nga të ndjerët është doktor Seferi?”/

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, i është drejtuar me një pyetje publike ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa ngre dyshime të forta lidhur mbi raportimin e vdekjeve nga Covid.

Duke marrë në konsideratë vdekjen e mjekut Sefer Dervishi nga Kavaja, dje, Dasho shkruan se deklaratat e ministrisë për humbjet e jetëve, nuk po raportohen saktë.

?Në 16 shtator, Ministrja Manastirliu nëpërmjet një statusi në facebook shprehu pikëllimin për ndarjen nga jeta të Dr. Seferit, kolegut kavajas që humbi jetën dje si pasojë e COVID. Doktori ishte 60 ose 61 vjeç dhe banues në Kavajë.

Çuditërisht, deklarata e ministrisë për vdekjet nga COVID ditën e mërkurë përmendte një 57 vjeçar nga Lushnja dhe dy persona nga Tirana (përkatësisht 74 dhe 83 vjeç).

Ditën e enjte deklarata përmendte katër humbje jete: 66 vjeçare nga Kukësi, 69 vjeçar nga Kurbini, 70 vjeçar nga Elbasani dhe 72 vjeçar nga Tirana.

Dy pyetje kam për ministrinë dhe komitetin:

cili nga të ndjerët është doktor seferi??!!

a janë duke u raportuar korrekt humbjet e jetës nga covid në shqipëri??!!?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga