Connect with Us

Çfarë di Taulant Balla, për dhunën ndaj gazetarit kritik të Ramës, Metës dhe Bashës?

Politikë

Çfarë di Taulant Balla, për dhunën ndaj gazetarit kritik të Ramës, Metës dhe Bashës?

Publikuar

-

Sot në sallën e Kuvendit ka ndodhur një debat, për shkak se CNA.al ka publikuar skandalin në lidhje me një BMW luksoze, e cila përdoret nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit sërish gënjeu sot në parlament, sërish foli me gjuhën e tij fyese.

Por përtej qëndrimit të Lleshajt, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi zbardhjen e ngjarjes, të dhunës së gati tre viteve më parë ndaj gazetarit Elvi Fundo.

Kreu i grupit socialist ka thënë se deputetët duhet të kërkojnë informacion në lidhje me mjetin që përdoret nga Lleshaj, por në lidhje me ngjarjen e dhunës ndaj gazetarit ai është shprehur se “kasandrat” e opozitës dhe të Lulzim Bashës, fshihen pas kësaj ngjarje.

“Jam i gatshëm të jap inforacione në polici dhe në prokurori për gjithçka di në lidhje me sulmin ndaj gazetarit”-ka thënë Balla, duke iu drejtuar Sandër Lleshajt dhe duke i kërkuar publikisht që të zbardhet ngjarja e tre viteve më parë ndaj gazetarit Elvi Fundo.

LEXO EDHE:  Opozita e ndarë në dy fytyra

Çfarë di dhe çfarë fsheh Taulant Balla?

Cilat janë detajet që deri sot nuk janë bërë publike në lidhje me këtë ngjarje?

Dhe që sot po përdoren në parlament në momentin kur media në pronësi të gazetarit Fundo ka akuzuar drejtpërdrejt Sandër Lleshajn për blerjen e një BMW-je luksoze në kulmin e pandemisë./ CNA.al

Balla plas “bombën” në Kuvend/ Ja kush qëndron pas dhunimit të gazetarit

Sandër Lleshaj, sërish gënjen publikisht

Faktet që “kryqëzojnë” Lleshajn/ Sa kushton BMW luksoze

Kërcënoi publikisht gazetarin/ Andi Përmeti vë me “shpatulla pas muri” Sandër Lleshajn

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. k

    17 Shtator, 2020 at 12:28 pm

    Nuk eshte mire qe nje gazetar te behet vegel i dikujt,kushdo qofte ai!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Naftëtarët e Ballshit/ Teliti tregon situatën e vështirë: ja çfarë më tha farmacistja

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët e Ballshit/ Teliti tregon situatën e vështirë: ja çfarë më tha farmacistja

Këshilltari për Ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” ka kërkuar nga qeveria që të zgjidhin situatën e krijuar me naftëtarët e Ballshit.

Teliti ka treguar gjithashtu edhe një rast nga Elbasani, ku një farmaciste i kishte treguar se një qytetar nuk kishte pasur 20 lekë të vjetra për të blerë një paracetomol, duke ilustruar kështu krizën ekonomike në vend.

“Të hyjnë dhe të marrin seriozisht me të gjithë instancat e veta që nga Avokati i Shtetit, Prokuroria, Hetimi Tatimor, të vendosin dhe të marrin përsipër situatën aktuale. Të paktën ta zbardhin atë që mos të kemi një kompani të 5 siç po e trajton kryeministri. Ata janë atje dhe thjeshtë duan të marrin rrogat e tyre për të ngrënë bukë.

LEXO EDHE:  Protesta e Studentëve/ Basha: Ndryshim i madh pritet të ndodhë

LEXO EDHE:  Protesta e Studentëve/ Basha: Ndryshim i madh pritet të ndodhë

Kam qenë para 3 javësh me kryetarin e opozitës në Elbasan dhe jam futur  në një farmaci dhe më kanë thënë që ka ardhur një person dhe ka marrë një kokërr paracetomol. Ajo bën 20 lekë të vjetra dhe nuk kishte 200 lekëshin në xhep për ta blerë. Unë arrij ta besoj atë që po ndodh atje”, tregon Teliti.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gert Bogdani kritikon komisionin Ruli/ Nuk është aty për të skualifikuar demokratët

Publikuar

-

Nga

Gert Bogdani kritikon komisionin Ruli/ Nuk është aty për të skualifikuar demokratët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, ka folur për skualifikimin e disa figurave të PD nga lista e kandidatëve për deputetë.

Bogdani tha se Komisioni i Vlerësimit ka bërë një ndarje të listës në A dhe B. Sipas tij, lista A ka kaluar menjëherë, ndërsa lista B do të rishqyrtohet.

Ai kritikoi Komisionin e Vlerësimit, duke thënë se kjo ndarje e listës nuk ishte e nevojshme dhe se komisoni nuk ishte aty për të skualifikuar demokratët.

Fjala nxori jashtë ose eliminoi nuk qëndron. Për t’ju sqaruar juve dhe publikun, momenti i votimit nga anëtarësia ka qenë momenti përfundimtar i filtrimit të listave. Mbi këtë liste apo grup kandidatësh do të vendosin se kush do të jenë përfaqësuesit e PD-së. Ka pasur një farë ndarje lista A ose lista B kush e kalon menjëherë dhe kush do të rishqyrtohet, por jo përjashtim ose jo largim. Këtë e ka bërë komisioni i vlerësimit në këtë rast diçka që mund të mos kishte qenë e nevojshme, meqë po flasim hapur dhe ti themi gjërat siç janë. Por sidoqoftë është diçka që nuk e pengon procesin, diçka nuk e prish procesin dhe nuk i heq shansin askujt për të qenë përfaqësues i PD-së”

Komisioni do të japë një shpjegim pse refuzoi X apo Y, do t’ja japë kryetarit të PD-së një shpjegim. Komisioni nuk ishte për këtë punë aty, pasi ishte anëtarësia ajo që duhet të thoshte nuk e dua Rezartin apo nuk e dua Gert Bogdanin. Anëtarsia e dha fjalën e vet në gjithë procesin e votimit që u bë në çdo qark“, theksoi Bogdani në Fax News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zhupa i përgjigjet Veliajt/ Do mbahesh mend si betonizuesi i Tiranës dhe bashkëpunëtor i mafias se plehrave

Publikuar

-

Nga

Ina Zhupa kujton premtimin e shkelur të Veliajt/ Vetëm në qendër të Tiranës po ndërtohen 14 kulla

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës të Tiranës Erion Veliaj, teksa dha lajmin se ka filluar ndërtimi i shkollës “Sami FRashëri”.

Zhupa deklaron se Veliaj do mbahet mend si betonizuesi i Tiranës dhe bashkëpunëtor i mafias se plehrave.

Ajo thotë se Veliaj lodhert kot duke ngritur akuza ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha, ndërsa pretendon se nga qeverisja e Veliajt do mbahen mend vetëm kullat.

Veliaj që do mbahet mend si betonizuesi i Tiranës dhe bashkëpunëtor i mafias se plehrave ka vazhduar dhe sot me lumin e mashtrimeve.

Me kot lodhet vemja bashkisë, faktet janë aty, qytetarët, prindërit dhe nxenesit e Tiranës e bëjnë dallimin fare qartë mes Lulzim Bashës dhe kryemashtruesit qe nuk mbajti asnjë premtim dhe sot për interesa të tij personale e ka kthyer ne ferr jeten e qytetarëve të Tiranës.

Faktet flasin vetë:

Investimet nga buxheti i Bashkisë Tiranë vetem për 2012 – 2014

Ndërtimi i 1 shkolle të mesme;

Rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme;

Ndërtimi dy shkollva 9 – vjeçare.

Rikonstruksion dhe shtesë 5 shkolla 9 vjeçare;

Ndërtimi i 4 kopshteve;

Rikonstruksion dhe shtesë 8 kopshte;

Rikonstruksioni i 7 çerdheve;

Sistemim sheshi dhe terrene sportive 3 shkolla 9-vjeçare.

Vetem ne vitin 2005 u shtuan 44 impiante ngrohëse.

Kaldajat me naftë u zëvëndësuan me kaldaja me pelet duke i kursyer buxhetit të Bashkisë rreth 880 mijë euro.

Nëse nuk do të ishte bllokuar buxheti i Bashkise (2014) me urdher te Edi Rames dhe Erjon Veliajt ne fund te 2015 do të kishim sistem ngrohje 100% për kopshtet dhe çerdhet dhe 95% për shkollat. Cili është bilanci i vemjes së bashkise sot? Vetëm kulla, kulla dhe kulla. Ndërkohë që bëhet gati të ndërtojë edhe më shumë kulla!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE