Connect with Us

Basha e thotë troç/ Reformën Zgjedhore po e bëjmë vetëm se na e vendosi kusht BE

Politikë

Basha e thotë troç/ Reformën Zgjedhore po e bëjmë vetëm se na e vendosi kusht BE

Publikuar

-

Basha e thotë troç/ Reformën Zgjedhore po e bëjmë vetëm se na e vendosi kusht BE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është shprehur mosbesues ndaj Reformës Zgjedhore, ndonëse shpeshehrë ka ngjallur debat mes partive politike.

Mbrëmjen e sotme Basha tha se opozita është duke e bërë Reformën Zgjedhore vetëm se është kusht i Bashkimit Europian për hapjen e negociatave.

Kreu i opozitës deklaroi në emisionin “Opinion” se për të është e rëndësishme të zbatohen rregullat dhe jo të vendosen.

“Reforma Zgjedhore mund ta zgjidhë vjedhjen e votave vetëm nëse ka një qeveri që nuk shkatërron zgjedhjet.

LEXO EDHE:  Pastorja biseksuale heq dorë nga kisha/ Nëna e tre fëmijëve bëhet striptiste

Reforma Zgjedhore nuk është se do të sjellë ndonjë ndryshim të madh por ky është një kusht i BE-se dhe ne kemi shkuar në tryezë që të vendosim disa rregulla. Çështja jonë nuk qëndron te rregullat, qëndron te zbatimi.

Rregullat që shkruhen dhe nuk zbatohen nuk kanë ndonjë vlerë të madhe por ne jemi aty për të bërë punën tonë dhe të vendosim këto rregulla”, theksoi Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nard Ndoka e thotë troç/ S’kam besim te Basha, nuk ia lejoj vendin tim

Publikuar

-

Nga

Nard Ndoka e thotë troç/ S’kam besim te Basha, nuk ia lejoj vendin tim

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, lidhur me aleatin e tij dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Teksa ishte duke folur për marrëveshjen e 2017 mes kryeministrit Edi Rama dhe Bashës, Ndoka tha se as tani nuk i zë besë 100% aleatit të tij.

Duke diskutuar me analistin Ben Andoni, ai deklaroi në emisionin “Arena” në Ora News, se nuk do ta lejonte kryetarin e PD të merrte vendime në emër të PDK-së.

Biseda:

Andoni: Zoti Ndoka, më dukeni sikur po flisni sikur Basha është kryetar i Partisë suaj.

Ndoka: Basha është lideri i opozitës, normale që ka përgjegjësinë më të madhe, dhe e respektoj për këtë, ndërsa kur vjen puna tek Partia Demokristiane nuk ja lejoj zotit Basha vendin, as në mendime.

Andoni: Në vitin 2017, Basha që pati një mbështetje goxha të madhe, dhe ju keni qenë kontribuues, ai në një moment të papritur bëri atë që bëri me zotin Rama, dhe një gjë e tillë po përthithet akoma.

LEXO EDHE:  Sulmoi Lulzim Bashën/ Grida Duma i “hidhet në fyt” Kreshnik Spahisë

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkesë Këshillit Politik, ja çfarë propozon

Ndoka: Basha ka kërkuar falje në mënyrë publike, dhe ka thënë nuk e përsëris, dhe nëse e përsërit do të jetë katastrofë e madhe  personale.

Andoni: Asnjëherë në politikën shqiptare nuk mund të thuash kurrë

Ndoka: Normale, as unë nuk e kam besimin 100%.

Hila: Nuk ja ke besimin Bashës?

Ndoka: Situatës politike, realitetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nard Noka “i shkel syrin” grupeve kriminale/ Më mirë bëhuni me ne, ju mirëpresim…

Publikuar

-

Nga

Nard Noka “i shkel syrin” grupeve kriminale/ Më mirë bëhuni me ne, ju mirëpresim…

Kryetari i PDK-së dhe aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka, ka dhënë një mesazh për grupet kriminale mbrëmjen e sotme.

Ndoka i kërkoi grupeve kriminale të qëndrojnë në punën e tyre ose të përgjigjen para drejtësisë për financimin e PS-së.

“Rama ka bërë fushata marramendëse me para të pista. Pjesa e dukshme e financimit është probleme. Rama ka shfrytëzuar 10-fishin e buxhetit të shteti për fushatë. Edhe grupet kriminale janë larg Ramës sot. Grupet kriminale të rrinë në punën e tyre ose të përgjigjen para drejtësisë”, u shpreh ai në emisionin Arena, në Rtv Ora.

Më tej, kreu i PDK-së ka kërkuar grupeve kriminale që më mirë të bashkohen me opozitën, duke theksuar e nuk do t’i përdorë si kryeministri Edi Rama.

LEXO EDHE:  Pastorja biseksuale heq dorë nga kisha/ Nëna e tre fëmijëve bëhet striptiste

LEXO EDHE:  Sulmoi Lulzim Bashën/ Grida Duma i "hidhet në fyt" Kreshnik Spahisë

“Më mirë të bëhen me ne dhe të votojnë për opozitën. E mirëpresim edhe votën e tyre. Ne nuk i përdorim si Rama, po votuan opozitën nuk ka ndonjë gjë të keqe. E djathta kurrë nuk është ulur me krimin”, theksoi Ndoka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi flet me emra/ Ja dy personat që mund të marrin drejtimin e PS pas largimit të Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi flet me emra/ Ja dy personat që mund të marrin drejtimin e PS pas largimit të Ramës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar emrat e dy personave që përfliten se do të zëvendësojnë Edi Ramën kur ky i fundit të lërë drejtimin e PS-së.

Kryemadhi tha se ka informacione që personi që mund të zëvendësojë Ramën është kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, numri 2 i PS-së Taulant Balla ose një grua, emrin e së cilës nuk preferoi ta zbulojë

“Erion Veliajn Edi Rama e ka një kafshatë. As nuk e besoj fare por do të shikojmë si do të ecë lista e deputetëve di që ka një konkurencë të madhe. Vetë në PS janë të bindur se një mandat i tretë është 1000% i pamundur. Por beteja është midis liderëve të nivelit të dytë se kush do të jetë trashëgimtari i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, Taulant Balla apo ndonjë grua. Nuk është ide, kemi informacione, por ka kohë për këtë”, theksoi ajo në Fax News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE