LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentatet në Tiranë dhe Elbasan/ Ardi Veliu paralajmëron vartësit: Qëndrimi në detyrë varet…

17 Shtator 2020, 20:56, Kronika CNA
Atentatet në Tiranë dhe Elbasan/ Ardi Veliu paralajmëron

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka bërë paralajmërime të forta për drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe të Elbasanit gjatë një takimi që ka zhvilluar me ta.

Veliu i ka kërkuar atyre angazhim maksimal për zbardhjen e krimeve të rënda që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit, ndërsa i ka caktuar detyra dhe ka vendosur afate.

Drejtori i Polisisë së Shtetit ka paralajmëruar vartësit se qëndrimi i tyre në detyrë do të varet nga zbardhja ose jo e këtyre ngjarjeve që tronditën publikun së fundmi.

Pas urdhrit të tij është hartuar një plan masash për kontrolle blice në të gjithë territorin dhe ka ngritur postblloqe për të kontrolluar personat që qarkullojnë me armë.

Gjithashtu Veliu ka urdhëruar të mbahen nën kontroll personat me precedentë penalë në fushën e krimit dhe të trafikimit të drogës.

Ndërkohë, sot janë kryer disa kontrolle të befasishme në disa qytete të vendit. Këto kontrolle vijnë pas atentateve të bëra ditëve të fundit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga