Connect with Us

Arrestimi i Eldi Dizdarit/ Reagon policia e Dubait: Në vëzhgim prej 2015

Kronika

Arrestimi i Eldi Dizdarit/ Reagon policia e Dubait: Në vëzhgim prej 2015

Publikuar

-

Arrestimi i Eldi Dizdarit/ Reagon policia e Dubait: Në vëzhgim prej 2015

Polica e Dubait ka reaguar në lidhje me arrestimin e Eldi Dizdarit, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës mes Amerikës së Jugut dhe Evropës.

Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit “Los Blancos”, si pjesë e një bande kriminale.

Dizdari konsiderohet nga policia e Dubait si një udhëheqës i bandës shqipfolëse “Kompania Bello”, e cila thuhet se është përfshirë në trafikimin e drogës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës, ku vlera e të ardhurave ka qenë 350 milionë euro.

“Së bashku me drejtuesit e tjerë të bandave, i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra ton drogë në Evropë përmes porteve detare dhe t’i shiste ato te përdoruesit e drogës,”-, tha koloneli Saeed Al Qamzi për operacionin në fjalë. Sipas policia atje, Matoshi do t’i dorëzohet autoriteteve italiane, ndërkohë që ishte nën hetim që nga viti 2015./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasen dy motorë në Lushnje/ Humb jetën 54- vjeçari

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy motorë në Lushnje/ Humb jetën 54- vjeçari

Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekje e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Ngarja e rëndë ka ndodhur në Lushnje, në fshatin Halilaj, ku dy motorë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një prej drejtuesve.

“Sot rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, Lushnjë, shtetasi V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  LSI sjell faktet/ Rama kundër Trump

LEXO EDHE:  Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali/ Arrestohen 2 shqiptarë

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Tiranë/ E reja pret damarët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ E reja pret damarët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se në vajzë, rreth 30 vjeçe ka lënduar veten duke prerë damarat.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për motive ende të paqarta.

E reja u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Pjetërnikaj i “zbardh faqen” Arta Markut/ Zbulon drogë mes qepëve dhe domateve

LEXO EDHE:  Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali/ Arrestohen 2 shqiptarë

Informacion paraprak

Më datë 20.10.2020, rreth orës 18:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për motive ende të paqarta, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 30 vjeçe, dyshohet se ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Motorçikleta përplas këmbësoren në Tiranë/ 75-vjeçarja përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

Motorçikleta përplas këmbësoren në Tiranë/ 75-vjeçarja përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Mësohtet se një motor ka përplasur një 75-vjeçare në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se motori me drejtues shtetasin me inicialet K.N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen me inicialet V.Z., e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Pjetërnikaj i “zbardh faqen” Arta Markut/ Zbulon drogë mes qepëve dhe domateve

LEXO EDHE:  Avionët me drogë nuk ndalen/ Italia zbulon të tjera linja

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE