Connect with Us

Arrestimi i “bosit” të kokainës në Dubai/ Klodiana Lala: Ja si financonte blerjen e sasive të mëdha të drogës, përdorte aplikacion kinez…

Kronika

Arrestimi i “bosit” të kokainës në Dubai/ Klodiana Lala: Ja si financonte blerjen e sasive të mëdha të drogës, përdorte aplikacion kinez…

Publikuar

-

Shkarkimi i Arben Frashërit/ Revoltohet Klodiana Lala: Turp t’iu vijë

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga operacioni ”Los Blancos” dhe arrestimi i Eldi Dizdarit në Dubai.

E ftuar në rubrikën ”Opinion” në Neës24 , gazetarja Lala tha se prej 2 vitesh në kërkim Dizdari kontrollonte trafikun e kokainës nga Dubai teksa financonte blerjen e sasive të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut, prej nga i dërgonte Dritan Rexhepi, kreu i kartelit shqiptar të trafikut të kokainës.

Më tej Lala zbulon se Dizdari përdorte aplikacion kinez që droga të blihej dhe të shkonte më pas në Holandë dhe vende të tjera të BE, ose në Turqi dhe Lindjen e Mesme ku shkëmbehej me heroinë.
Po ashtu gazetarja shprehet e bindur se nga ende njerëz në Shqipëri që janë pjesë e këtij karteli, teksa thekson se ky kartel nuk ishte i përbërë vetëm nga shqiptarë, por këta të fundit ishin vendosur në pikat kyçe.

“Ka filluar në 2015 pas dyshimeve dhe sinjalizimeve në disa vende ku dyshohej se eksponentë të krimit në Shqipëri trafikonin drogëra të forta. Dritan Rexhepi, i arrestuar prej 2014 në burg në Ekuador, autoritetet e huaja rezulton se organizon transportimin e drogës nga Amerika Latine në BE.

Policia shqiptare ka bërë një punë të mirë sa i përket bashkëpunimit me të huajt.

Prej ardhjes të Tonin Vocajt tek Policia Kriminale, ka pasur tjetër ritëm. Hetimet flasin për 4 ton kokainë dhe 5.5 milionë euro.
Ka patur arrestime në Holandë, Rumani, disa shtete. Disa të dënuar më parë. Ka një bazë në Dubai, ku u arrestua Eldi Dizdari. Një personazh mjaft i njohur në Shqipëri, ka qenë i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e bllokut më 4 tetor 2018. Mendohej se inicioi sherrin.

LEXO EDHE:  Gazetarja e kronikës: Do të vijnë prova të tjera nga Italia

Bëhet fjalë tek operacioni për një hetim prej 5 vitesh. Të arrestuarit lidhje të Dritan Rexhepit. Sigurisht që sfida e Policisë shqiptare dhe të huajt për të goditur kartelet e drogës mbetet ende. Dizdari kryente aktivitetin nga Dubai. Financonte blerjen e sasive të mëdha të kokainës, përdorte aplikacion kinez dhe droga vinte për në Holandë dhe në BE. Ndërkohë sasitë e tjera vinin drejt Turqisë, ku shkëmbeheshin me heroinë.
Trafikantët mbanin lidhje, dhe nga burimet më ëshë dhënë që ka persona të tjerë të dyshuar që edhe brenda Shqipërisë bashkëpunojnë.

Bëhet fjalë për një rrjet jo vetëm nga shqiptarë, edhe persona të tjerë nga vende të ndryshme. Por në rastin konkret pikat kyçe janë shqiptarë. Varret shumë tek mënyra si kanë operuar. Pikat kyçe i kishin shqiptarët dhe lëvizin fijet e krimit.
Mendohet që sasitë e drogës kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha. Një biznesmen vlonjat krijoi kompaninë private që përdorej për transportin e drogës. Nuk është e njohur, por përdorej vetëm prej trafikantëve. Si në rastin e Arbër Çekajt, apo edhe kokaina në Greqi që u gjurmua dhe u zëvendësua me oriz. Ajo çfarë duhet parë, është një vëmendje e shtuar në dogana. Të gjithë konteinerët që vijnë, autoritetet po përpiqen t’i kalojnë në skanera.
Ky operacion do të vijojë dhe nga çka informacione mendoj se mund të çojë prapa hekurave peshqit e mëdhenj të Shqipërisë. ”- tha Lala.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkrumbohet makina në aksin Levan-Vlorë/ Dyshimet e para të policisë

Publikuar

-

Nga

Shkrumbohet makina në aksin Levan-Vlorë/ Dyshimet e para të policisë

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin Levan-Vlorë.

Fatmirësisht nuk ngjarja nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se ajo ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike.

Pavarësisht se zjarrëfikësja e Fierit mbërriti në vendngjarje, mjeti tip “Renault” thuajse është djegur totalisht./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportonte kanabis drejt Greqisë/ Pranga 50-vjeçarit në Sarandë

Publikuar

-

Nga

Transportonte kanabis drejt Greqisë/ Pranga 50-vjeçarit në Sarandë

Një 50-vjeçar është vënë në prangat në Sarandë pasi ka tentuar që të kalojë një sasi kanabisi në drejtim të Greqisë.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet N.K., banues në Qelepias është vënë në pranga në kufirin e gjelbër mbi fshatin Konispol, ndërsa transportonte disa pako me peshë rreth 3 kilogramë.

Materialet iu referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprime penale “Trafikimi i narkotikëve”.

“Policia Kufitare, kontrolle të shtuara në kufirin e gjelbër me Greqinë.

Kontrollet të alternuara me Policinë Kufitare greke, për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare, kryesisht tentativat për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara parandalohet dhe goditet një tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

LEXO EDHE:  Gazetarja e kronikës: Do të vijnë prova të tjera nga Italia

LEXO EDHE:  Sondazhi-A do të arrestohet Vangjush Dako?/ Ja si përgjigjen shqiptarët

Gjatë patrullimeve të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare, në kufirin e gjelbër mbi fshatin Konispol, kanë konstatuar dhe vënë në pranga shtetasin N. K., 50 vjeç, banues në Qelepias, Berat, i cili po transportonte disa pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 3 kilogramë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Librazhd/ Gjendet në greminë një grua e huaj

Publikuar

-

Nga

Aksident në Librazhd/ Gjendet në greminë një grua e huaj

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se është aksidentuar një shtetase e huaj, e cila është e pa identifikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Xibrakë dhe në vendngjarje është gjetur një motor i përplasur. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, policia ka dyshime se në motor udhëtonin dy persona një burrë e një grua.

Për këtë arsye uniformat blu janë duke bërë kërkime në zonë. Ndërkaq, gruaja e plagosur ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me autoambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE