LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasadorja franceze flet nga Korça/ Të ngrihet sa më parë Gjykata Kushtetuese

17 Shtator 2020, 08:34, Politikë CNA
Ambasadorja franceze flet nga Korça/ Të ngrihet sa më parë

Ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Vasac ka folur nga Korça për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Vasac është shprehur se Kushtetuesja duhet të plotësohet sa më parë. Sipas ambasadores franceze është e rëndësishme që edhe Gjykata e Lartë të fillojë punën.

“Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet sa më shpejt. Unë e kam thënë këtë shumë herë këtu ne Pogradec, Tiranë. Te gjithë përsonalitetet e politikes pavaresisht ngjyrave jane te ndergjegjeshem per kete. Eshte e domosdoshme që gjykata kushtetuese të ndërtohet dhe të fillojë të punojë, sepse ka një sërë problemesh të rendessishme që janë përpara saj. Edhe Gjykata e Lartë është shumë e rëndësishme të filloje, të punojë por kjo është në një fazë më të avancuar se Gjykata Kushtetuese.

Une nuk pranoj të zëvendesoj autoritetet shqiptare, sepse vete ata e njohin Kushtetutën dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Përsa i përket Këshillit politik nuk mund të them gjë, sepse kjo nuk më përket. Është mirë që ky Këshill të vazhdojë punën e tij me një inteligjencë të mirë. Sepse ata e dinë si duhet të funksionojnë dhe s?kanë pse tua thonë diplomatët?, u shpreh ambasadorja./CNA.al

Lajmet e fundit nga