Connect with Us

A do pranojë të bëjë koalicion me Ramën pas zgjedhjeve?/ Basha e pranon: Kam marrë oferta

Politikë

A do pranojë të bëjë koalicion me Ramën pas zgjedhjeve?/ Basha e pranon: Kam marrë oferta

Publikuar

-

Ngritja e KQZ-së së re/ Zbulohet marrëveshja e fshehtë mes Ramës dhe Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pyetur mbrëmjen e sotme nëse do të pranojë të lidhë koalicion me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 25 prillit, nëse ky i fundit i bën një propozim të tillë.

Basha tha në emisionin “Opinion” se nuk mund të lidhë koalicion me Edi Ramën, pasi pretendon se kanë përqasje të ndryshme ndaj pushtetit.

“Ka dy përqasje ndaj pushtetit. Ka një përqasje që pushteti shikohet si qëllim më vetvete dhe kështu e shikon Rama. Ky është pushtei më i keq.  Është e qartë që kjo përqasje ka shkatërruar Shqipërinë. Përqasja ime nuk është kjo. Unë nuk i kërkoj votat e qytetarëve me Edi Ramën”, u shpreh ai, ndërsa kërkoi që Paria Socialiste të vetëpastrohet.

“Nuk do të shkoj të bëj qeveri me Edi Ramën sepse ministrat e Edi Ramës duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata duhet të shkojnë në opozitë dhe të distancohen nga krimi dhe korrupsioni. Është e paimagjinueshme që PD të bëhet fasadë e kësaj”, u shpreh ai më tej.

LEXO EDHE:  Basha nga çadra/Zbulon planin kriminal të Edi Ramës për zgjedhjet e 18 qershorit

Teksa u pyet nëse Rama i ka bërë oferta, kreu i Republikës së Re u përgjigj: “E kam thënë në konferencë për shtyp. Ato oferta tregojnë vetëm një gjë, panikun e humbjes që i ka kapur dhe që për pushtet janë të gatshëm të bëjnë gjithçka”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Publikuar

-

Nga

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Ori Nebijaj nuk njihet thjesht si moderator por është shumë e njojur edhe në politikë. Nebijaj ishte pjesë e listave të PD në zgjedhjet e 25 Prillit ku arriti të merrte 5599 vota por nuk u bë pjesë e Kuvendit.

E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ajo ka zbuluar se cilat janë projektet me të cilat do të merret pas zgjedhjeve.

Jemi përpara sezonit veror dhe është sezoni i katërt i pushimeve në “Pushime on Top”. Është e padiskutueshme rikthimi i programit, nuk mund të mungojë, është një nga prodhimet më të bukura verore. Nuk mund të mungojë kurrsesi”,u shpreh Nebijaj.

Përsa i përket votave që ka marrë në zgjedhjet e 25 prillit Ori është shprehur se votat  që mori janë një mesazh i fortë për të gjithë politikën.

LEXO EDHE:  Biden: Putini do të përballet me pasoja për ndërhyrjen në zgjedhje

LEXO EDHE:  Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Ka një numër votash që është frymë dhe pëlqim që ti nuk e kupton dhe nuk ta prek dot njeri. Ka një votë qytetari që nuk preket, e kjo është edhe vota që erdhi te kandidatura ime, e cila u perceptua si një frymë e re. Rreth 6 mijë vota janë shumë kur je një individ i vetëm e nuk ke një strukturë të mirëfilltë, apo dikë që të mbështet financiarisht. Mendoj se votat që mora dhanë një mesazh të fortë për të gjithë politikën”, ka thënë Ori Nebijaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A u takua Meta me anëtarët e Agimit të Artë?/ SHISH paralajmëroi Presidentin

Publikuar

-

Nga

Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, është trajtuar dhe një informacion i mbërritur nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Sipas gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, SHISH ka paralajmëruar Presidentin të mos takohet me dy persona, pasi sipas SHISH ata kishin lidhje me Agimin e Artë.

Në lidhje me këtë informacion, Komisioni Hetimor kërkon t’i shkojë deri në fund për të mbërritur në përfundimin nëse presidenti Meta e ka marrë seriozisht këtë paralajmërim të SHISH, shkruan TCH.

LEXO EDHE:  “Ka udhëtuar 22 herë me helikopter në Dibër”/ PD kërkon shkarkimin e Xhaçkës

LEXO EDHE:  “Ka dy vite që nuk shkon në SHBA”/ Avokat Goxhaj nxjerr zbuluar Bashën

Por, mbetet e paqartë nëse kreu i shtetit është takuar apo jo me këta dy persona gjatë fushatës elektorale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ajet Zyberi në krye të IMT/ Ministri i Brendshëm prezanton zëvendësin e Dallëndyshe Bicit

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka prezantuar sot, kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Ajet Zyberi është emëruar në vend të Dallëndyshe Bicit e cila kandidonte për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit.

Bici nuk arriti të zgjidhej deputete, por pas garës u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e zv/ ministres së Mbrojtjes.

Ajet Zyberi ka qenë  Drejtor i Policisë së Korçës në kohën kur Ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

LEXO EDHE:  Nga llogaritë e shumta tek pasuria në bregdet/ Gjyqtarja, që Llalla e donte në pranga

LEXO EDHE:  Basha nga çadra/Zbulon planin kriminal të Edi Ramës për zgjedhjet e 18 qershorit

Zyberi ka disa vite që është liruar nga Policia e shtetit, ndërsa me ndryshimet e fundit ligjore IKMT, ka kaluar në varësi të Ministrisë së Brendshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE