Connect with Us

4 vite burg për ish-kryebashkiakun/ Frrokaj: Do e çoj çështjen në Strasburg

Aktualitet

4 vite burg për ish-kryebashkiakun/ Frrokaj: Do e çoj çështjen në Strasburg

Publikuar

-

4 vite burg për ish-kryebashkiakun/ Frrokaj: Do e çoj çështjen në Strasburg

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, është dënuar nga Gjykata e Posoaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me 4 vite burg për “Shpërdorim detyre”.

Ish-kryebashkiaku ka reaguar menjëherë duke thënë se është i pafajshëm dhe çëshjen jo vetëm që do e dërgojë në Gjykatën e Apelit, por edhe në Strasburg.

“Më akuzojnë për shpërdorim detyre, për asnjë gjë tjetër. Do ta çoj çështjen në apel. Edhe në Strasburg. Deri në pafajësim time të plotë. Aty janë disa prona që unë akoma se kam marrë vesh cilat janë se nuk kam bërë verifikim. Se nuk bën kryetari verifikim, bëjnë specialistët verifikim”, u shpreh Frrokaj për Abc News.

LEXO EDHE:  Rrahu me çekiç kushëririn dhe i theu dhëmbët/ Lirohet nga burgu Vladimir Gjuta

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çështja e kufijve/ Berisha kujton si ra dakord me dy qeveritë greke për të shkuar në Hagë

Publikuar

-

Nga

Marrëdhënia e Ramës me Erdoganin/ Berisha: U bë synet në Top Kapi në 2013

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mbrëmjen e sotme se përse çështja e kufijve detarë nuk shkoi në Hagë, ndonëse në vitin 2010 pati rënë dakord me qeverinë greke.

Berisha tha se në vitin 2010 ra dakord me qeverinë e George Papandreut që të shkojnë në Gjykatën e Hagës, por marrëveshja u vazhdua me qeverinë e re të Greqisë me kryeministër Antonis Samaras.

Ish-kryeministri theksoi se edhe me qeverionë e dytë ishin dakord që kufijtë detarë të zgjidheshin në Hagë, por pretendon se kjo u la pasdore në vitin 2013, kur pushtetin në Shqipëri e mori kryeministri Edi Rama.

Në vitin 2010 ne i propozuam qeverisë së Papandreut që të shkojmë në gjykatën e Hagës. Pas diskutimeve ne ramë dakord që të shkojmë në Gjykatën e Hagës. Pas tij erdhi qeveria e Samaras dhe ata ranë dakord. Dy qeveri greke ranë dakord, por nuk shkuam në Hagë. U mor dhe një kompani e huaj për të bërë ekspertizën, jo vetëm të marrëveshjes, por edhe sugjerimet për çështjen e Gjykatës. Dhe pastaj u ndërrua pushteti dhe unë këtë dakordësi  ia përcolla atyre që erdhën në pushtet.

Unë tani kam të drejtë të shtroj një pyetje për çdo shqiptar: Sot Ministri i Jashtëm i Greqisë dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ranë dakord të shkojnë në Hagë. Tani, çdo shqiptar t’i shtroj pyetjen vetes: Si ishte më mirë për Shqipërinë kur shkonte në Hagë me Greqinë 6 miljë apo sot që shkon në hagë me Greqinë 12 milje”, deklaroi në emisionin “Opinion” Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, rreth 30 milionë shtetas hedhin votën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, rreth 30 milionë shtetas hedhin votën

Vetëm 15 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit votuesit në Florida u mblodhën në qendrat e votimit për të votuar për zgjedhjen e tyre mes dy kandidatëve.

Florida është një nga ato shtete kryesore ku Donald Trump dhe Joe Biden po përpiqen të bindin qytetarët për të siguruar fitoren për në Shtëpinë e Bardhë.

Një numër rekord amerikanësh kanë votuar deri më tani përmes postës apo në mënyrë tradicionale. Rreth 30 milionë shtetas kanë shprehur tashmë vendimin e tyre. Nga ana tjetër dy kandidatët vijojnë fushatën në shtetet e mbetura.

“Janë padyshim zgjedhje të rëndësishme. Ndiej se demokracia jonë është në rrezik, ndihem shumë e emocionuar dhe patriote pasi kam mundësi të votoj, pasi jo kudo të botë njerëzit e kanë këtë mundësi dhe të drejtë”, thotë Allison Fonte, votuese në Florida.

“Ndihem si një amerikan i vërtetë, erdha të votoj personalisht. Nuk i besoj sistemit postar. Duhet të vija të votoja dhe erdha”, tregon Jose Simon, një tjetër votues në Florida.

LEXO EDHE:  Breshëri armësh te hotel “Voloreka”/ Lihen në burg tre të akuzuarit

LEXO EDHE:  Breshëri armësh te hotel “Voloreka”/ Lihen në burg tre të akuzuarit

Kandidadti Demokrat Biden dërgoi Kamala Harris në Florida për të qenë afër votuesve, ndërsa Trump është ndalur në Arizona ku arriti të fitonte në 2016. Por sondazhet këtë herë i japin epërsi të ngushtë rivalit demokrat.

Një tjetër çështje që po merr vëmendje është debate i fundit presidencial që pritet të zhvillohet të enjten. Dy kampet e kandidatëve janë duke debatuar për çështjet që pritet të diskutohen./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreshnik Spahiu tregon katër mënyrat/ Si mund të zgjidhen mosmarrëveshjet për çështjen e detit

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet fars të Bashës/ Spahiu: Janë përjashtuar të gjithë themeluesit e PD-së

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, tregoi katër mënyrat se si mund të zgjidhet mosmarrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e kufirit detar.

Spahiu tha se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen me ndërmjetësimin e një pale të tretë, nëpërmjet arbitrazhit kombëtar, gjykaës për çështjen e detit ose gjykatës së Hagës.

“Janë 4 rrugët ligjore për konkretizimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Marrëveshje me ndërmjetësimin e një pale të tretë

Arbitrazhi ndërkombëtar

Gjykata për çështjet e detit

Gjykata e Hagës

Procedurat në Hagë funksionojnë 4-5 vite, në 2025 do e diskutojmë. Meren referencat, pretendimet e të gjitha palëve. Madje duhet shkuar dhe me një marrveshje të mosmarrëveshjes. Pra cilat janë pikat që nuk merren vesh palët. Prapë duhet të ulen në tryezë”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

LEXO EDHE:  Bastiset burgu i Korydallos/ Shqiptari kapet me 19 pako kokainë në qeli

LEXO EDHE:  U kap duke futur drogë në burg/ Arrestohet efektivi i policisë

Sipas tij, politika shqiptare ka treguar se është tërësisht e papërgatitur. Spahiu theksoi se Haga është zgjidhja e vetme, por pretendon se në këtë rast ka përfituar dhe Greqia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE