LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau ish-kunatën me pushkë/ Autori ende në arrati, merret në mbrojtje familja e tij

16 Shtator 2020, 09:18, Kronika CNA
Vrau ish-kunatën me pushkë/ Autori ende në arrati, merret në

Vijon të jetë ende në arrati autori i vrasjes së 34-vjeçares Jetmira Hasani mbrëmë në Bathore.

31-vjeçari Agron Tanushi akuzohet se për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri pushkë, ish-kunatën.
Po ashtu raportohet se vrasja është kryer me 1 armë zjarri pushkë, me bajonetë, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 4 gëzhoja.

Mësohet se viktima si dhe autori kanë qenë të pajisur me urdhër-mbrojtje, pasi prej kohësh ata ishin përfshirë në konflikte pronësie për banesën pas divorcit të vëllait të tij. Ndërkohë, policia ka marrë në mbrojtje familjen Tanushi./CNA.al

Lajmet e fundit nga