Connect with Us

U akuzua për ngacmim seksual ndaj një 16-vjeçari/ Gjykata e Beratit liron të moshuarin

Kronika

U akuzua për ngacmim seksual ndaj një 16-vjeçari/ Gjykata e Beratit liron të moshuarin

Publikuar

-

Abuzimi seksual me të miturin/ Zbardhen detaje, si u takua minoreni me 31-vjeçarin

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 66-vjeçarin Romeo Oço i arrestuar për “ngacmim seksual” ndaj një 16-vjeçari.

Ai ka mbërritur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe seanca e dhënies së masës së sigurisë ndaj tij është kryer me dyer të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve.

Prokurori i çështjes Tasim Puci i ka kërkuar gjykatës vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të tij dhe dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg”.

LEXO EDHE:  Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

66 vjeçari u denoncua në polici nga një 16 vjeccar, mbrëmjen e së shtunës, duke treguar gjithë historinë disa mujore të ngacmimeve seksuale që kishte ushtruar ndaj tij Romeo Oço./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosja e policëve/ SHÇBA zbardh ngjarjen, si nisi konflikti 

Publikuar

-

Nga

SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka arrestuar 1 punonjës policie dhe 3 shtetas të tjerë në lidhje me ngjarjen e djeshme, ku mbetën të plagosur 3 persona.

Sipas njoftimit të SHÇBA, në datë 13 prill 2021 në Qendër Mamurras, rreth orës 13:50, tre shtetas kanë goditur me sende të forta, një punonjës policie, i cili në kushtet e vetëmbrotjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin N.V. dhe dy kolegët e tij, punonjësit e policisë I.Z. dhe F.LL.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital për kurim të mëtejshëm.
Ngjarja ka ndodhur pasi punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Mamurras, në orët e paradites, kanë kryer kontroll në ambjentet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësi e policisë kanë hasur në kundërshtimin e shtetasit N. V. (M.F), i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Mamurras. Pas sqarimit të situatës, personi është lënë i lirë.

Rreth orës 13:50, kur punonjësit e policisë kishin ndërrruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, punonjësi i policisë D.M. ka qëlluar me armë duke plagosur personat e sipërpërmendur.
SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka kryer veprimet hetimore të nevojshme dhe në 13.04.2021 u bë arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve:
– GJ. (G) F., 40 vjeç, lindur e banues në Mamurras;
– N.V. (M.F.), 36 vjeç, lindur e banues në Mamurras;
– R.S. (F), 31 vjeç, lindur e banues në Mamurras.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  Ylli Dylgjeri fiton gjyqin/ Gjykata rrëzon urdhrin e Edi Ramës

LEXO EDHE:  Pas vendimit kushtetues gjerman/ Kërcënon një luftë e gjykatësve në BE?

Nga grupi i posaçëm hetimor u sekuestruan si provë materiale 3 gëzhoja nga arma e zjarrit në posedim të punonjësit të policisë D.M. si dhe automjeti tip “Porsche Cayen” me të cilin udhëtonin autorët e dyshuar të ngjarjes.

Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore dhe pasojat e ardhura nga përdorimi i armës së zjarrit, u bë arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë Inspektor D. M., 45 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Stacionit të Policisë Mamurras, për veprat penale “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Rilindasit terrorizuan mijëra punonjës”/ Duka: Presioni psikologjik deri me heqjen bukës së gojës

Publikuar

-

Nga

Bllokimi i trafikut ajror/ Duka akuza Ramës: Po mundohet “t’ia lë dobiçin në derë” opozitës

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka shpërthyer në akuza për rilindasit teksa shprehet se po fshehin kokën e krimit elektoral si struci në rërë.

Sipas Dukës, Rilindasit terrorizuan mijëra punonjës të administratës publike dhe të kompanive publike të dorëzonin një listë me jo më pak se 10 votues potencial ku përfshiheshin edhe të dhënat personale si ID dhe telefoni.

Ai thekson se kjo nuk është skemë patronazhi – por presioni psikologjik deri me heqjen bukës së gojës.

Këtë e dinë të gjithë drejtuesit e PS, të gjithë ministrat, kryetarët e bashkive dhe drejtues të kompanive publike. Për pasojë janë dorëzuar qindra mijëra lista të cilat për t’i hedhur në databazë excel-i duhet të jenë angazhuar qindra individë në zyrat e PS, bashkive, ministrive apo kompanive publike.
E pabesueshme që mijëra njerëz dhe socialistë të mirë pranojnë këtë shtypje dhe nënshtrim edhe psikologjikë. E pabindëshme mungesa e aftësisë hetimore për ketë keq-shpërdorim detyre të krerëve të Rilindasve, të ministrave, kryetarëve, bashkive, deputetëve dhe drejtorëve të kompanive publike”, shkruan Duka.

Më tej ai ngre pyetjen se pse një popull i tërë është kaq i frikur.

LEXO EDHE:  Ylli Dylgjeri fiton gjyqin/ Gjykata rrëzon urdhrin e Edi Ramës

LEXO EDHE:  "Shfryhet superoperacioni"/ Çfarë u vendos për të arrestuarit

Kur populli ka frikë nga qeveria kjo është diktaturë. Kur qeveria ka frikë nga populli kjo është demokraci” shprehej ish-presidenti amerikan Jefferson.
Pse asnjë shqiptar akoma nuk guxon të fillojë fushatën denoncuese të këtij krimi elektoral siç bënë qindra gra të guximshme me lëvizjen “Me Too/Edhe une”, shkruan Duka.

Ai thekson se “duhen vetëm pak individë të përgjegjshëm ndaj vendit të tyre t’a fillojnë ortekun popullor kundër kësaj tiranie qeverisëse ku varfëria, frika, korrupsioni dhe kapja e shtetit mbijetojnë së bashku – duke prodhuar një varfërim të mëtejshëm të gjithë shqiptarëve”.

“Vetëm guximi dhe përgjegjësia ndaj të ardhmes të familjeve dhe Shqipërisë mund t’a shpëtojë Shqipërinë nga ky realitet shoqëror që prodhon frikë, pasiguri dhe vetë-nënshtrim”, përfundon Duka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosi 2 kolegët dhe një qytetar/ Arrestohet oficeri i patrullës në Mamurras

Publikuar

-

Nga

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së dy efektivëve të policisë një ditë më parë në Mamurras.

Mësohet se në pranga është vënë David Madani polic patrulle, i cili plagosi dy koolget nga pakujdesia, për vetëmbrojtje.

Gjithashtu të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje janë edhe Gjon Fufi, Nikoll Fufi dhe Rudolf Fufi./CNA.al

LEXO TE PLOTE