Connect with Us

Trump jep lajmin shpresëdhënës/ Vaksina e Covid-19 mund të jetë gati pas 3-4 javësh

Aktualitet

Trump jep lajmin shpresëdhënës/ Vaksina e Covid-19 mund të jetë gati pas 3-4 javësh

Publikuar

-

Habit Trump/  Vaksina e Covid-19 mund të jetë gati pas 3-4 javësh

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një deklaratë lidhur me vaksinën e COVID-19.  Sipas tij  vaksina mund të jetë gati brenda tre ose katër javësh.

Trump e bëri këtë deklaratë gjatë kohës që po fliste në një sallë bashkie.

Ai shtoi se një vaksinë mund të ishte gati për shpërndarje përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA në 3 nëntor.

“Ne jemi shumë afër të kemi një vaksinë,” tha ai.

LEXO EDHE:  Skenar “negociate” tjetër? Çfarë ndodh nëse Kolegji rrëzon 18 Qershorin?

“Nëse doni të dini të vërtetën, administrata e mëparshme do të kishte dashur ndoshta vite për të bërë një vaksinë për shkak të FDA dhe të gjitha miratimeve. Dhe ne jemi brenda disa javësh nga marrja e saj. Mund të jenë tre javë, katër javë“, shtoi ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbulohen detaje nga atentati me eksploziv në “Vasil Shanto”/ Si është gjendja e 51 vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vasil Shanto/ I plagosur ka mbetur edhe një i mitur

Shënjestra e atentatit të një nate më parë, Preng Gjini i cili mbeti i plagosur rëndë në zonën e “Vasil Shantos”, vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas abc news, për shkak të plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në makinën e  Gjinit tip mercedez-benz A Class, mbi urën pranë zonës së “Vasil Shantos”, gjendja shëndetësore e 51 vjeçarit sipas bluzave të bardha vijon të jetë kritike.

“51 vjeçari Preng Gjini i plagosur një natë më parë në Tiranë vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore për aq kohë sa dhe ndërhyrja kirurgjikale e bërë ka zgjatur për disa orë. Sipas policisë kanë vijuar me veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje dhe deri më tani ka vetëm persona të shoqëruar si të dyshuar. Ndërkohë në makinën ku ndodhej 51 vjeçari nuk është gjetur asnjë mjet identifikues as letrat e automjetit dhe asnjë identifikim.Identifikimi i tij është bërë vetëm përmes shenjës së gishtave”, është shprehur gazetarja e Abc News, Xhensila Kodra.

Gjithashtu në lidhje me atentatin e ndodhur një natë më parë në vendin tonë ka folur edhe gazetarja Anila Hoxha.



Gazetarja investigative Hoxha në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit është shprehur se atentati i djeshëm nuk ishte vetëm për ti dhënë një mesazh shenjestrës por ishte dhe një mesazh për të gjithë.

LEXO EDHE:  Nga molotovi në saze dhe valle/ Basha i fal Ramës 61 bashki

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Zbulohen 21 emrat e rinj të listës Basha

“Dita e djeshme ishte shumë e vështirë për të gjithë, Preng Gjini personazhi dhe shenjestra është një person që ruhej, ishte një personazh dhe fakti që kishte humbur familjarë në qytetin e origjinës është një mundësi. Atentati ndaj Kastriot Reçit në Rrëshen që u vra me selenciator. Ndonëse autoritetet mendonin se po i afroheshin identifikimit të autorit që dyshohej se ishte nga Kosova, duket se sërish një gjë e tillë nuk u arrit.

Gjini ishte një person që duhej të mbahej nën vëzhgim kjo mund të sillte dhe një parandalim. Krimet me lëndë plasëse nuk përdoren vetëm për shenjestrën e atentatit, por edhe për të dhënë mesazhe. Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Ikonomi në Vlorë me lëndë eksplozive në mes të qytetit bregdetar siç ndodhi dhe me atentatin e djeshëm, nuk ka qenë vetëm eleminimi i shenjestrës, por edhe për të dhënë një mesazh. Mes të plagosurve është një fëmijë 14 vjeç i dëmtuar lehtë dhe një shtetas italian. Frika dhe drama që ngelet është te të gjithë ato kalimtarë që ndodheshin aty. Pasojat tashmë nuk janë vetëm për shenjestrën por për të gjithë ato që ishin aty”, ka thënë ajo.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Presidenti kërkon “luftë”/ Besë për besë të shpëtojmë Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Presidenti kërkon luftë/ Besë për besë të shpëtojmë Shqipërinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë sot i pranishëm në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës ku është përkujtuar 78 vjetori i Konferencës së Pezës.

Meta shkruan se mesazhet që përcjell edhe sot pas 78 vitesh janë më aktuale se kurrë.

Në postimin e tij, kreu i shtetit shprehet me tone mjaft të forta, ndërsa kërkon “luftë”, sipas tij kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet.

“Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.



Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.

LEXO EDHE:  Infektimi me koronavirus i Budinës/ Sazan Guri bën komentin epik: Atij i ndrin tulla, ça i sëmurë është!

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Zbulohen 21 emrat e rinj të listës Basha

Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!”përfundoi Meta.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Si do të zgjidhet problemi me azilkërkuesit në Greqi?

Publikuar

-

Nga

Problemet në kampet greke për refugjatë nuk janë të reja. Por zjarri në Moria ka hedhur një hije të rëndë mbi gjendjen e refugjatëve dhe tregon të gjitha dështimet e deritanishme evropiane në kampe.

Si mund të zgjidhet kriza në Lesbos, pas zjarrit në kampin e refugjatëve në Moria? Athina dhe Brukseli po kërkojnë përgjigje.

Greqia kërkon kampe të mbyllura

Ministri grek për mbrojtje civile, Michalis Chrysochoidis, deklaroi të hënën se asnjë refugjat nuk mund të largohet nga kampi i refugjatëve në ishullin Lesbos. Së pari duhet të regjistrohen në kampin Kara Tepe dhe të testohen nëse janë të infektuar me virusin Corona. Më pas do të vendoset se ku mund të strehohen ata, a mund të kthehen prej nga kanë ardhur apo do të lejohet të shkojnë në ndonjë vend tjetër në brendësi të Greqisë.

Shteti grek, siç tha ministri, nuk mund të lejojë të shantazhohet. Në Greqi mendohet se azilkërkuesit e kanë djegur qëllimisht kampin në Moria, për të detyruar autoritetet që t’u lejojnë atyre që të largohen nga Moria. Qeveria greke ka frikë se kjo mund të ndodhë edhe në kampet e tjera, në qoftë se tani fillon evakuimi i refugjatëve në Lesbos.

Gjermania do të marrë një kontigjent të refugjatëve

Gjermania ka vendosur të marrë një grup prej 150 refugjatësh minorenë si dhe 1500 refugjatë të tjerë nga Lesbosi dhe venstrehimet e tjera në Greqi. Qeveria greke pohon se kjo mund të ndodhë vetëm pas regjistrimit të refugjatëve dhe testimit me virusin Corona. Qeveria greke nuk ka kërkuar zyrtarisht ndihmë nga Gjermania. Rreth 400 refugjatë të moshës minorene janë dërguar ndërkohë në brendësi të Greqisë.

Sa i madh do të jetë kampi Kara Tepe?

Të dhënat për ndërtimin e një kampi të ri në Lesbos nuk mund të konfirmohen deri në fund. Ministri grek për migracion Notis Mitarachi thotë se brenda një jave do të ndërtohet një qendër për personat pa kulm mbi kokë, pra rreth 12000, sa janë vendosur për momentin nën tenda. Kapaciteti i kampit të mëparshëm ka qenë 5.000.

Deri të hënën në mbrëmje janë rregulluar vendstrehimet për 800 persona. Migrantët njoftojnë se gjendja e furnizimit me gjërat elementare për jetë është e keqe. Mendohet se do të kalojnë javë e ndoshta edhe muaj deri sa të 12000 refugjatët të testohen nëse janë infektuar me virusin Corona.

Moria, kampi tranzitor

Mangësi të mëdha prej kohësh



Organizimi i vendstrehimeve për refugjatët në Lesbos ka pasur probleme të mëdha prej kohësh. UNHCR dhe shumë organizata të tjera raportojnë për kushte “jonjerëzore” në kampe.  Moria kishte një kapacitet për 3.000 persona, ndërsa atje ishin strehuar 12.000 vetë.

LEXO EDHE:  Ishulli mё i madh i botёs/ Disa fakte pёr Groenlandёn

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Zbulohen 21 emrat e rinj të listës Basha

Procedura e azilit në Moria ishte parashikuar të zgjasë “vetëm disa javë” dhe më pas ata të kthehen në Turqi, prej nga kanë ardhur, që ishte pjesë e marrëveshjes me Turqinë. Personat që nuk kanë asnjë shans për azil është dashur të kthehen në vendlindje. Por asnjëra prej këtyre marrëveshjeve nuk ka funksionuar, që ka shkaktuar një grumbullim të rreth 40.000 azilkërkuesve në Greqi. Komisioni i BE bën të ditur se prej vitit 2016 – 2019 në Turqi janë kthyer vetëm rreth 2000 sirianë.

BE vazhdon konsultimet, por vendime nuk ka

Procedurat e azilit në Greqi zgjasin shpesh me muaj, e ndonjëherë edhe me vite. Procedurat në Lesbos janë stërzgjatur ndonëse atje janë vendosur edhe forcat “Frontex” dhe “EASO”, për të ndihmuar. Nëpunësit evropianë megjithatë nuk kanë të drejtë të vendosin. Kjo u takon nëpunësve grekë.

Propozimi i Merkelit

Deri tani nuk është i qartë qëndrimi i kancelares Merkel për kampet në Greqi. Merkeli dhe komisionerja Ursula von der Leyen deklaruan të hënën se në Lesbos duhet të ketë një kamp, i cili drejtohet nga Frontex dhe EASO, së bashku me autoritetet greke. Por diplomatët në Bruksel thonë se pikërisht kjo nuk ka funksionuar në të kaluarën.

Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer

Komisioni i BE do të paraqesë të mërkurën në samitin e BE, propozimet e veta për zgjidhjen e situatës. Propozimet parashikojnë reformimin e sistemit të azilit në Evropë. Këto propozime parashikojnë edhe shpërndarjen e azilkërkuesve me të drejtë azili, por mbi bazën vullnetare. Ndërsa ministri i Brendshëm Horst Seehofer propozon një mbrojtje më të mirë të kufijëve të jashtëm të BE dhe që në Greqi të vendoset për kërkesat për azil, me qëllim që dëbimet të bëhen prej atje.

Mbajtja e azilkërkuesve është kundër ligjit

Gjykata Evropiane ka vendosur në majt të vitit 2020, në një proces për Hungarinë, se mbajtja e azilkërkuesve në kufijtë e jashtëm të BE është e mundur vetëm katër javë. Ndërsa futja e tyre në vendstrehime të mbyllura është në kundërshtim me ligjin, sepse i ngjan burgosjes. Nëse ky vendim do të luajë ndonjë rol edhe në Greqi dhe Lesbos, mbetet të shihet.

Aktualisht në BE ekzistojnë rregullat sipas së cilave përgjigja ndaj kërkesave për azil duhet të jepet më së largu pas gjashtë muajve. Këtë rregull e kanë shkelur jo vetëm Greqia por edhe vendet tjera të BE. Tani vendet e BE duhet të vendosin se cilat vende duhet të vendosin në procedurën e azilkërkimit. Para shpërthimit të pandemisë Corona, Greqia planifikonte modernizimin e ligjeve. Por deri tani nuk ka kurrfarë rezultati në këtë drejtim./ DW

LEXO TE PLOTE