Connect with Us

Tritan Shehu ironizon Ramën/ Spekullon dhe teatron komedi në Athinë

Politikë

Tritan Shehu ironizon Ramën/ Spekullon dhe teatron komedi në Athinë

Publikuar

-

Problematikat në ambasadë/ Rama iu kërkon falje publike emigrantëve në Greqi

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se Rama spekullon dhe teatron komedi në Athinë.

Shehu e etiketon Ramën si “prishësi i qëllimshëm” i marrëdhenieve me Greqinë dhe ironizon kur shkruan se “dje e paska kuptuar që marrëdheniet njerëzore midis grekëve dhe shqiptarëve janë të mira.”

“Në fakt kjo më kujtoi atë librin e dikurshem e të vonuar të atij tjetrit, “Dy popuj miq”!

Po kështu si shumë vonë e kuptoi atë cfarë deklaroi aty se “integrimi europian është e vetmja alternative për ne”- mbasi që prej 2014 vecse e ka penguar këtë proces duke tentuar të na degdise diku në Lindje!

Dje Rama foli dhe për nevojen e marrëveshjes me Greqinë për kufirin detar e mundesinë e kalimit të saj në Gjykatën Ndërkombetare!

E çuditëshme të degjosh të tilla fjalë nga shkatërruesi i asaj të vitit 2009, kur ajo ishte krejt racionale”, shkruan ish deputeti.

Sipas ish deputetit është e çuditëshme të dëgjosh nga Rama që nuk pranoi as idenë e konsoliduar të asaj periudhe të Gjykatës Ndërkombëtare, të cilën tashmë sipas tij e “shpalos” në Athinë.

LEXO EDHE:  Është Makron dhe jo Trump, ai që po e shkatërron NATO-n

“Në fakt spekullim ishte gjithcka, se një qeveri tashmë në ikje si e tij, mbasi për tete vite vetëm dështoi e dëmtoi marrëdhëniet rajonale, me fqinjet, procesin tonë të integrimit etj, edhe marrëveshjet e rëndësishme sic është dhe ajo e kufijeve detare, në muajt e fundit nuk mund të bëj asgjë të dobishme, vecse propagandë, duke i bërë të buzëqeshin interlokutoret.

Por dhe dicka në fund që Rama tashti duhet ta kuptojë:

–Askush nuk i beson me atij, edhe kur me pompozitet tenton të marrë mbi vetë rolet e “mediatorit e garantit te madh” në zgjidhjen e konflikteve të gjëra e të rrezikeshme, “rol” që edhe Trump, Merkel a Macron do t’ja kishin zili nëqoftëse do ta mernin seriozisht.

Në rastin me të mirë këto deklarata konsiderohen në atë salle vetem si shakara, me te cilat vështirë se dhe mund të qeshë kush!”përfundoi ish-deputeti.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta çoi Kodin Zgjedhor në ‘Venecia’/ Reagon Varhelyi: Kuvendi të presë opinionin

Publikuar

-

Nga

Meta çoi Kodin Zgjedhor në ‘Venecia’/ Reagon Varhelyi: Kuvendi të presë opinionin

Komisioneri për zgjerimin e Europës, Oliver Varhelyi ka reguar pasi presidenti Ilir Meta i ka kërkuar opinion urgjent Komisionit të Venecias për ndryshimin e të Kodit Zgjedhor nga ana e mazhorancës.

Sipas Varhelyi, Komisioni i Venecia do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese.

“Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit për të marrë parasysh këtë këshillë. Duke pritur për zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan Varhelyi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha zbulon shifrat/ Miliona euro shkojnë për zyra dhe luks, në kohë pandemie

Publikuar

-

Nga

Basha zbulon shifrat/ Miliona euro shkojnë për zyra dhe luks, në kohë pandemie

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se edhe në kohë pandemie nuk ndalon së vjedhuri taksat e shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se paratë e buxhetit shkojnë për inceneratorët, për koncesione dhe rikonstruksione zyrash.

“Nëse këto para nuk do shkonin për inceneratorët e plehrave dhe koncesione të tjera, për rikonstruksion zyrash. Vetëm për zyren kryeministrore janë parashikuar 1.6 milionë euro.

Luks pas luksi e prap nuk heq dorë .

LEXO EDHE:  Merkel: Nëse mbyllet Brennero, Evropa shkatërrohet

LEXO EDHE:  Merkeli kritikon qëndrimet raciste të Trump

Megjithëse nuk do jetë aty shumicën e vitit tjetër, prap shkon e shpenzon 1.6 milionë euro për rikonstruksionin e zyrës kryeministrore.

Me këto para 38 mijë biznese të vogla do merrnin çekun një mijë euro.”-tha Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama-Manastirliu inspektojnë spitalin Covid3/ Hapet këtë javë, 150 shtretër në dispozicion dhe staf i trajnuar

Publikuar

-

Nga

Rama-Manastirliu inspektojnë spitalin Covid3/ Hapet këtë javë, 150 shtretër në dispozicion dhe staf i trajnuar

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar strukturën e ish-kirurgjive në QSUT, që do të shërbejë si spital Covid3 në rast se do të jetë e nevojshme.

“Janë 150 shtretër në këtë strukturë e dedikuar për pacientët me Covid19, ku ka gjithashtu edhe një njësi reanimacioni për pacientët që do të ketë nevojë. Sipas protokollit që ka përcaktuar shërbimi infektiv çdo gjë është vendosur dhe është gati. Janë pajisur dhomat me monitorë, respiratorë dhe linjat e oksigjenit”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit të spitalit Covid3, Manastirliu tha se aktualisht janë 40-50 shtretër të lirë në dy strukturat Covid1 dhe Covid2, dhe pas ezaurimit të tyre, do të hapet edhe Covid3.
“Ne të dyja strukturat Covid kemi 40-50 shtreter të lirë. Por duke parë trendin e rasteve në rritje mendojmë brenda javës të hapim edhe Covid3. Ndërkohë që kemi dhe Covid4 me rreth 100 shtretër i cili dhe ai është gati. Doktorët dhe infermierët janë gati për të filluar në çdo moment që do të jetë e nevojshme”, tha Manatirliu.

Manastirliu tha se i gjithë personeli që do të shërbejnë në strukturën e spitalit Covid3 është përzgjedhur me kujdes dhe janë të trajnuar prej disa muajsh.
“Burimet njezore që jane me rëndësi ato janë gati. Do të shërbejnë për pacientë që janë të fazën e rekuperimit të sëmundjes. Dhomat janë me standarde dhe të pajisura të gjitha me oksigjen. Stafin e rekrutuam përpara, kanë punuar në Infektiv, kanë marrë dhe bonusin dhe do vazhojnë ta marrin. Ashtu sic e kishim parashikuar në strategjinë tonë”, tha ministrja.

LEXO EDHE:  Merkel: mbledhje krize

LEXO EDHE:  Merkel: Fushata 2017 - një fushatë si kurrë më parë

Shefja e spitalit Infektiv Prof. Najada Çomo tha se pacientët në Shqipëri trajtohen sipas protokolleve mjekësore të njejta si kudo në botë dhe ofrohet falas.

“Ne kemi gjithçka që thuhet në botë, të gjitha protokollet e nevojshme. Së fundimi edhe me remdesivirin. Çfarë është shkruar në protokollet e botës e kemi edhe ne. Pacientët janë duke e marrë, duke e ofruar falas 100%, sikurse janë ofruar të gjitha barnat e tjera që janë shkruar në protokolle. Të gjitha barnat ne i përdorim atehërë kur duhet”, tha prof. Çomo.
Spitali COVID3 do të jetë në administrim të spitalit Infektiv në përgjigje të fluksit të shtuar të pacientëve me COVID19.

LEXO TE PLOTE