Connect with Us

Transferimi i Muriqit te Lacio, befason klubi kosovar: Duam 900 mijë euro

Seria A

Transferimi i Muriqit te Lacio, befason klubi kosovar: Duam 900 mijë euro

Publikuar

-

Vedat Muriqi është lojtari më i ri i skuadrës së Lazios. Sulmuesi i njohur shkëlqeu sezonin e fundit në Turqi dhe tashmë ka bërë hapin e madh në karrierë për të luajtur në një kampionat si Seria A. Potenti i fazës ofensive ka luajtur edhe në kampionatin shqiptar duke kontribuar për Teutën dhe Besën e Kavajës.

Ndërsa fillesat e tij i ka pasur me ekipin e Lirisë në Prizren. Asokohe Kosova s’ishte pjesë e FIFA-s dhe klubet nuk përfitonin 5 përqindëshin nga shitja e lojtarit, si skuadra amë që ka rritur lojtarin. Mirëpo tashmë Liria e Prizrenit pretendon 5 përqindëshin e shumës që Fenerbahçe ka përfituar nga shitja e 26-vjeçarit.

“Ne kemi dokumentin që e vërteton se Muriqi ka qenë futbollist i joni nga viti 2006-2012. Po ashtu ne kemi kontratën profesionale dhe kartonin e futbollistit që njihet si pasaportë e futbollistit. Kemi edhe vërtetime të tjera dhe kemi procesverballët e ndeshjeve kampionale në Kosovë ku ka luajtur Muriqi. Prandaj ne do ta marrim 5 për qind të shumës”, ka thënë për “Express” sekretari i klubit të Lirisë, Bashkim Kajdomçaj.

“Ne i kemi angazhuar edhe dy avokatë holandez dhe disa këshilltar që do të merren juridikisht dhe ligjërisht me këtë transferim. Por, jo vetëm me kaq, ne do të kërkojmë 5% të Muriqit në çdo transfer tjetër pasi që lojtari ka ndërruar disa skuadra edhe në të kaluarën”, ka thënë ai. Kësisoj shuma që pretendon Liria e Prizrenit është plot 900 mijë euro, shifër e konsiderueshme kjo për një klub të kampionatit të Kosovës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Juventusi parakalon Sitin në merkato për futbollistin e Bajernit

Publikuar

-

Nga

Merkato sapo është mbyllur në rrugë zyrtare, por klubet janë gjithnjë në punë për të përmirësuar organikën e tyre. Ndaj, së fundmi nga Anglia janë të sigurt se Juventusi ka parakaluar Mançester Sitin në garën për shërbimet e David Alabës.

Austriaku tashmë ka dalë hapur se nuk do të rinovojë kontratën me Bajern Mynih dhe në fund të sezonit të ardhshëm mund të largohet me parametër zero. Por, bardhezinjtë po tentojnë madje ta transferojnë 28-vjeçarin në janar duke qenë se në atë sektor të fushës kanë mbetur vetëm me Aleks Sandro dhe të riun Frabota.

Ndërkohë, edhe falë marrëdhënieve të mira me gjermanët, janë besimplotë se mund të plotësojnë dëshirën e tyre për t’i vënë në dispozicion një lojtar me shumë eksperiencë trajnerit Pirlo. Kështu, kjo këmbëngulje ka bërë që Juventusi të lejë pas Sitin, të cilët nga ana e tyre janë disi më të rezervuar dhe presin zhvillimet në vazhdimësi.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Eriksen thumbon drejtuesit e Interit në prag të derbit

Publikuar

-

Nga

Marrëdhënia e Kristian Eriksen me Interin dhe veçanërisht me trajnerin Antonio Konte duket se po vështirësohet gjithnjë e më shumë. Danezi nuk është aspak i kënaqur me minutazhin që i kanë rezervuar zikaltërit, teksa trajneri Konte ende nuk është i bindur nëse mesfushori mund të përshtatet me skemën e tij.

Ndaj, ka bërë më të sigurtën duke e ulur në stol për fillimin e këtij sezoni. Diçka që nuk i pëlqen aspak Eriksen, i cili e priste të ishte titullar i padiskutueshëm, ashtu siç ishte edhe te Totenhem. Kështu, së fundmi ka pasur disa deklarata nga ana e futbollistit teksa nga grumbullimi me kombëtaren i ka shprehur hapur pakënaqësitë. Eriksen thekson se me Danimarkën është i lumtur, pasi aty të paktën ka mundësinë të luaj.

“Kudo që të kisha luajtur me klube, të vish në kombëtare është shumë kënaqësi. Dhe, tani nuk është ndryshe. Por, natyrisht të gjithë e dinë që shumë gjëra ka ndryshuar, nuk luaj më aq shumë sa te Totenhem. Gjithsesi, në kombëtare jam entuziast pavarësisht se në cilin klub luaj. Jam i lumtur sa herë kthehem sepse më aktivizojnë dhe e dua këtë”, u shpreh Eriksen.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Merret vendimi përfundimtar, Juventusi fiton ndeshjen në tavolinë ndaj Napolit

Publikuar

-

Nga

Merret më në fund vendimi për sfidën Juventus-Napoli, e cila nuk u zhvillua, për shkak se skuadra mike e drejtuar nga Xhenaro Gatuzo, vendosi të mos udhëtonte drejt Torinos, pasi 2 futbollistë rezultuan pozitivë me Koronavirus.

Komisioni i Disiplinës ka vendosur së fundmi që t’i dhurojë fitoren në tavolinë Juventusit, ndërkohë që napolitanët janë dënuar me zbritjen e 1 pikë, përveç humbjes.

LEXO TE PLOTE