Connect with Us

Tomorri publikon skandalin/ Shefat e Bankers ndanë 500 mijë USD bonuse nga paratë e garancisë sovrane

Denoncim

Tomorri publikon skandalin/ Shefat e Bankers ndanë 500 mijë USD bonuse nga paratë e garancisë sovrane

Publikuar

-

Tomorri publikon skandalin/ Shefat e Bankers ndanë 500 mijë USD bonuse nga paratë e garancisë sovran

Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një skandal teksa thotë se shefat e Bankers Petroleum ndanë 500 mijë USD bonuse nga paratë e garancisë sovrane.

Sipas Tomorrit, drejtori ekzekutiv Xingyun Sun përfitoi 308 mijë dollarë shpërblim, ndërsa shefi i financave dhe drejtori i operacioneve, edhe këta të dy shtetas kinezë, përfituan nga 114 mijë dollarë shpërblim secili.

Mes të tjerash gazetari thekson se shpërndarja e shpërblimeve marramendëse në kohë pandemie është një rast i jashtëzakonshëm

Shefat e Bankers ndanë 500 mijë USD bonuse nga paratë e garancisë sovrane

Në 24 prill të këtij viti Bankers Petroleum bëri zyrtarisht kërkesë pranë një banke të nivelit të dytë për të përfituar nga garancia sovrane e qeverisë. Kërkesa u pranua dhe në maj kompania, e cila shfrytëzon vendburimin e Patos Marinzës, përfitoi rreth 2 milione dollarë kredi të garantuar nga buxheti i shtetit. Sipas kushteve, huaja u lëvrua me 3 muaj “grace period” dhe me normë interesi zero për kompaninë, pasi interesat e kredisë i paguan qeveria.

Garancia e parë sovrane ishte instrumenti kryesor përmes të cilit qeveria ndihmoi biznesin gjatë muajve të karantinës. Kjo garanci u lëshua vetëm me një destinacion përdorimi, pra që bizneset të paguanin pagat e punonjësve të tyre. Por çfarë ka ndodhur?

Në 17 korrik, kur sapo kishte përfituar kredië e garantuar nga qeveria dhe ishte ende në periudhën 3 mujore të faljes (“grace period”), Bankers Petroleum ka shpërndarë bonuse për stafin drejtues dhe punonjësit. Si rezultat, 3 drejtuesit më të mëdhenj të kompanisë, drejtori ekzekutiv, shefi i financave dhe ai operacional, ndanë vetëm për veten e tyre 530 mijë dollare shpërblime.

Më konkretisht, drejtori ekzekutiv Xingyun Sun përfitoi 308 mijë dollarë shpërblim, ndërsa shefi i financave dhe drejtori i operacioneve, edhe këta të dy shtetas kinezë, përfituan nga 114 mijë dollarë shpërblim secili.

Shpërndarja e shpërblimeve marramendëse në kohë pandemie është një rast i jashtëzakonshëm. Aq më tepër kur këto para financohen drejtëpërdrejtë nga taksapaguesit e varfër shqiptare. Interesi i huasë së garancisë sovrane për pagat, mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit, rrjedhimisht në rastin konkret, qytetarët shqiptarë paguajnë interes për shpërblimet e majme që kanë përfituar drejtuesit e huaj të Bankers.

Shpërndarja e bonuseve milionerë nga Bankers ngjason me atë që ndodhi para disa vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku drejtuesit e bankave në Ëall Street, pasi morën para nga qeveria dhe taksapaguesit amerikanë, shpërndanë qindra milionë dollarë si shpërblime për veten e tyre. Por në rastin e Bankers ka dhe një veçori tjetër.

Nëse kompania falimenton deri në fund të vitit, atëherë veç interesave, taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë, jo vetëm interesat, por edhe 100 për qind të kredisë së Bankers dhe bonuseve të majmë që morën shefat e saj. Ky është risku tjetër i madh, dhe që ka probabilitet të lartë të ndodhë. Në fund të vitit 2018, KPMG ka shkruar në raportin e auditimit të pavarur se vazhdimësia e Bankers është në rrezik për shkak se kompania ka mungesë kapitali në masën 370 milionë dollarë. Që nga ajo kohë, dokumentat tregojnë se gjendja financiare e Bankers është renduar edhe më shumë.

Madje, pak javë përpara se shefat të shpërndanin bonuset e majme për veten e tyre, në prill të këtij viti, Bankers Petroleum shpalli forcën madhore duke deklaruar se ishte në vështirësi financiare dhe nuk mund të shlyente dot asnjë detyrim financiar. Vendimi ju komunikua Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, dhe si pasojë e tij, në datën 10 prill kompania nxorri një urdhër për të reduktuar rrogat e punonjësve, por vetëm atyre shqiptarë, në 30 mijë lekë.

Tentativa për të ulur rrogat në menyrë diskriminuese dështoi, pas protestave të punonjësve dhe sigurimit të kredisë nga garancia qeveritare. Por shpërndarja e bonuseve të majmë me parate e qeverisë ngre disa pyetje shqetësuese. Si po menaxhohet pasuria më e madhe publike e shqiptarëve, vendburimi i Patos Marinzës? Çfarë janë duke bërë autoritetet për të mbrojtur interesin publik dhe qytetarët shqiptarë nga fatura marramendëse që mund të vijë nga rrënimi i Patos Marinzës?”, shkruan Tomorri në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Pasuria e gjyqtarit Arjan Qafa e zbuluar në Stop/ Kam kontratë paramartesore!

Publikuar

-

Nga

Arjan Qafa

Në 15 nëntor Emisioni “Stop” solli detaje mbi aktivitetin e kompanisë “Kurum”, që në më shumë se 20 vjet, ka vjelë resurset tona kombëtare përmes një mijë e një manovrave.

Një prej manovrave është bërë përmes gjyqtarit të Apelit Administrativ, Arjan Qafa, i cili nuk shfuqizon kontratën koncesionare, krejtësisht në shkelje. Në një analizë të shkurtër Stop tregoi, se pasuria e tij ishte absolutisht e pajustikueshme.

Gruaja e tij, me punën si mësuese dhe shitëse, kishte kursyer 710 mijë euro për 5 vjet. Pak ditë më parë gjyqtari Qafa doli para KPK-së për pasurinë dhe profilin profesional.



Ai tha, se pasuritë me gruan i kanë pasur vec, pasi kanë patur kontratë paramartesore. Por kur relatorja Pamela Qirko, lexoi një dëshmi të bashkëshortes në prokurori në vitin 2014, ku ajo thoshte, se marrëveshja ishte gojore, Qafa tha, se e shoqja kishte ngatërruar datën e martesës, madje shpresonte, që ajo të mos i harronte edhe emrin.

LEXO EDHE:  Nga Klodian TOMORRI/Nje menyre e mire per te shpenzuar parate publike

LEXO EDHE:  Parlamenti vesh me tuta, poshtë e poshtë Kushtetuta

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Faktet që “kryqëzojnë” Lleshajn/ Sa kushton BMW luksoze

Publikuar

-

Nga

Lleshaj “mbyll veshët” ndaj skandalit/ Shkon në Kuvend me makinën 100 milionëshe

Pas rreth dy javësh, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas denoncimeve të vazhdueshme të CNA.al në lidhje me një mjet luksoz të blerë nga Policia e Shtetit për Ministrin e Brendshëm, me një vlerë raportuar prej nesh, rreth 100 milionë lekë. (Lexo këtu)

Lleshaj ka reaguar me një gjuhë të ashpër dhe fyese ndaj medias e cila nxorri skandalin e makinës, pa përmendur emrin e CNA.al. (Lexo këtu) Në çdo shkrim të publikuar nga CNA.al është theksuar se ky mjet është blerë nga Policia e Shtetit, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën tonë në Gjermani, dhe është marrë në përdorim, nga Sandër Lleshaj. Për më tepër mjeti qarkullon me targa falso dhe pa siguracion.

Automjeti sipas Lleshajt nuk kushton as 100 milionë lekë, dhe as 150 mijë euro. Asnjëherë dhe në asnjë rast CNA.al nuk ka thënë se mjeti ka kushtuar 150 mijë euro. Ne kemi thënë rreth 100 milionë lekë. Kjo vlerë ka qënë e përafërt me vlerat që jepet modeli BMW me të cilin ai lëviz, në treg. Ndërsa sot Lleshaj ka thënë se mjeti është blerë për 49 mijë euro, por pa treguar faturat e blerjes dhe Tvsh e paguar në doganë.

Por, me një kërkim të thjeshtë në internet mund të zbulohet fare thjesht çmimi i makinës me të cilën lëviz Lleshaj. Makina që ka marrë Sandër Lleshaj, BMW 730, modeli Lungo, fillon nga 77. 900 euro, pra nga 100 milionë lekë.

LEXO EDHE:  750 miliardë euro nga BE për paketën anticovid/ Tomorri: Ja dy shtetet që përfitojnë më shumë

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Dëmi i administratës dhe twitteri i Ramës

Ndërkohë ka edhe modele ekstra çmimet e të cilave shkojnë deri në 125 mijë euro. Mjafton që të kërkosh në mobile.de, shifrat dalin dhe flasin vetë.

Zoti Lleshaj ka marrë BMW model 730 Lungo, ndërsa sot tha se makina kushtonte 49 mijë euro. Nuk përjashtohet që mjeti mund të jetë marrë i përdorur dhe vlera të jetë po aq sa deklaron Lleshaj, por ministri duhet të na tregojë:

Kush e pa blerë?

Për kë është blerë ky mjet?

Pse qarkullon me targa fallco?

Pse është pa siguracion?

A është paguar TVSh-ja e tij kur ka hyrë në doganë?



Sa për ku dhe kur, është blerë në Gjermani në muajin maj.

Faktet flasin vetë, gjithkush mund të klikojë *këtu dhe të shohë sesa vlen dhe cili është çmimi i makinës që ka ministri. /CNA.al

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Rryshfetxhinjë dhe gjobvënës!”/ Tatimet dhe ISHP presion biznesit të vogël

Publikuar

-

Nga

“Rryshfetxhinjë dhe gjobvënës!”/ Tatimet dhe ISHP presion biznesit të vogël

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili denoncon presionin nga tatimorët dhe ISHP ndaj biznesit të vogël.

Denoncuesi i cili është pronar i një biznesi të vogël, shkruan se është presionuar dhe ndëshkuar pa të drejtë nga inspektorët e tatimeve, pasi sipas tij, donin rryshft.

“Ryshfetxhinje, gjobvenes, vrases te biznesit!

Miq, narkobandite tatimor dhe te ISHP te narkoshtetit te Edvin Hajdutit versulen si ujqer te vdesin me ryshfete dhe gjoba bizneset!



Ne nje biznes te vogel familjar me siperfaqe 15 meter katror, horra me uniforme narkoshteti vendosin gjoba edhe 10.000.000 dhe 500.000

Lexoni mesazhin e biznesmenit dixhital. sb

Pershendetje doktor!
Une qe po ju shkruaj kam nje biznes familjar 15 metra katror,i marri ka leshuar Tatimoret dhe ISHP duke na bere presione nga me te tmerrshmet,diten e premte me vijn Inspektoret e tatimeve pasi bene verifikimin dhe ishte cdo gje ok nuk donin te dilnin nga dyqani pa nxjerr dicka sepse donin rryshfet,por ne diskutim e siper me nxjerrin pretekstin qe pse nuk mban bllok shit-blerjesh,ju them jam biznes i vogel dhe jo me tvsh,aty filluan me presione duke i thene njeri -tjetrit bejm aktkonstatimin dhe ta gjobisim si subjekt 500.000 leke,por duke i kapur ne argumenta dhe ku bazoheni per ndershkimin aty u terhoqen e iken si cerra,sot dite e hene sa e hap me vijne ISHP,duke pastruar dyqanin me thone pse nuk e ke vendosur masken,per kete shkelje protokolli gjobitesh me 10.000.000 leke,ju shpegoj qe e para po laj dyqanin me sulucion,e dyta nuk kam njerez te tjere ne biznes,dhe e treta sa e kam hapur!Por ju perse nuk i filloni ndershkimet nga autobuzat e Lali Erit qe i bejne njerzit paket nga 100-150 posagjere dhe ku mbi 80% prej tyre jane pa maska,apo me qendrat tregtare ku edhe aty e njeta situat,pa u futur ke administrata shtetrore ku askush prej jush nuk e mban masken ne istitucionet perkatese,mbasi e pane qe ishin ne shkelje flagrante dhe me urdher partie iken edhe keta si parazit!
Por realisht po na bejne presion te madh doktor,dhe imagjinoje neve biznesit te vogel qe nuk po mbulojm dot as shpenzimet por jemi drejte falimentit!
Nese e publikon do te falenderoja sinqerisht se jeni i vetmi institucion ku mund te ankohemi per bandat gjobvense te kesaj qeverie mafioze!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE