Connect with Us

“Teuta është si ne”, trajneri i Granadës i trembet ekipit shqiptar: Më bënë përshtypje…

Sport

“Teuta është si ne”, trajneri i Granadës i trembet ekipit shqiptar: Më bënë përshtypje…

Publikuar

-

Trajneri i Granadas, Diego Martinez, ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Teutën. Tekniku që drejton ekipin e La Liga-s ka vlerësimet më të larta për durrsakët, madje duke barazuar mentalitetin e dy ekipeve për të luajtur si një grup i vetëm dhe për të mbërritur te suksesi.

Në bazë të raportimit nga ana e “Supersport”, Diego Martinez e di faktin se Teuta luan do të luajë në mbrojtje për pjesën më të madhe të kohës dhe do të kërkojë shfrytëzimin e kundërsulmeve të saj. Në dukje mbetet një mision i vështirë, por asnjëherë nuk mund të quhet i pamundur, deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit.

“Teuta? Ekip që ka mbrojtje shumë të mirë dhe shfrytëzon kualitetet e saj. Nuk dua të përmend më tepër detaje. Më ka bërë shumë përshtypje rezistenca e tyre, mbrohen me shumë futbollistë dhe dinë të kundërsulmojnë.

Granada di të adoptohet ndaj kundërshtarit që ka përballë dhe do e shihni nesër. Presim një ndeshje të mirë dhe të marrim kualifikimin. Mentaliteti ynë është që të përballojmë sfidat si një skuadër e vërtetë. Të njëjtën frymë e kam vënë re që ka edhe Teuta. Do të jetë interesante si ndeshje”, u shpreh trajneri i Granadas.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Jetë luksoze dhe me miliona/ Nga Ronaldinho te Maradona, ja 12 futbollistët që përfunduan të varfër

Publikuar

-

Nga

Nga varfëria në pasuri dhe rikthim në origjinë – fatkeqësisht, ky është një trend që përsëritet në botën e futbollit.

SunSport ka bëtë një listë prej dhjetë futbollistëve të njohur, të cilët i shpenzuan milionat e tyre në alkool, bixhoz, luks të tepruar, investime të dështuara dhe gjëra të tjera.

Asamoah Gyan

Ish-sulmuesi i Sunderlandit dikur voziste Rolls-Royce, por së fundmi ka njoftuar se në xhirollogarinë e tij bankare ka vetëm 650 euro dhe nuk është në gjendje ta mbajë familjen e tij.

Kur luante për Shanghai SIPG përfitonte 250.000 euro në javë, por duket se i ka shpenzuar të gjitha paratë e tij dhe në fund i ka prishur raportet edhe me familjen.

Ronaldinho

Legjenda braziliane ka mbetur me pesë euro në llogarinë e tij bankare, ndërkohë që ka borxhe në vlerë prej afro dy milionë euro.

Ai ka marrë një gjobë të madhe për ndërtime ilegale në një zonë të mbrojtur në Brazil. Përkundër rimbursimit të pronës së tij, ish-futbollisti nuk ka qenë në gjendje që t’i mbulojë borxhet, ashtu që një gjykatës kishte vendosur që t’i sekuestrohej pasaporta.

Për ta shtuar mjerimin e tij, Ronaldinho së fundmi ka qenë i burgosur në Paraguai, me dyshimin se kishte hyrë në atë vend me dokumente false.

David James

Edhe pse kishte fituar pasuri prej 22 milionë eurosh gjatë karrierës së tij, ish-portieri i Anglisë, David James, falimentoi në vitin 2014.

Krahas karrierës së suksesshme me klube, si Liverpool dhe Manchester City, James ka qenë edhe model për Armanin dhe ka qenë poseduar prona të shumta.

Megjithatë, shkurorëzimi i kushtueshëm në vitin 2005 e shtyri atë në borxhe të shumta duke e detyruar që t’i shiste pronat e tij dhe në fund falimentoi.

Diego Maradona

Ai ishte quajtur lojtari i shekullit nga FIFA, dy herë e theu rekordin botëror të transferimeve, mirëpo në vitin 2009 falimentoi.

Autoritetet tatimore të Italisë i kërkuan që të paguante tatim prej 46 milionë eurosh për periudhën që kishte luajtur te Napoli.

Paul Merson

Bixhozi, alkooli dhe drogat, bënë që legjenda e Arsenalit të humbte pasurinë prej nëntë milionë eruosh.

Megjithatë, ish-mesfushori është rikuperuar dhe punon si analist i Sky Sports duke përfituar mjaftueshëm.

John Arne Riise



Dy vjet pasi e fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, mbrojtësi falimentoi.

Norvegjezi ishte vetëm 26 vjeçar kur përfitonte rreth 55.000 euro në javë në Anfield. Mirëpo, një borxh i papaguar prej 110.000 eurosh, bëri që të nisej një hetim, me ç’rast Riise i humbi 3.3 milionë euro.

Eric Djemba-Djemba

Pasi kishte luajtur me Cristiano Ronaldon e Ryan Giggsin te Manchester Unitedi, Djemba-Djemba e deklaroi falimentimin katër vite pas transferimit te Aston Villa.

Mesfushori kamerunas kaloi kohë në St Mirren dhe në Superligën e Indisë për t’i rikthuer fondet, ndërsa në fund luante në ligën e katërt të Zvicrës derisa u pensionua.

Brad Friedel

Planet ambicioze për ndërtimin e një akademie futbolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bënë që ish-portieri i Tottenham Hotspur dhe Aston Villa të hynte në borxhe prej 5.5 milionë eurosh.

Si lojtar i Aston Villas, ai dikur përfitonte 55.000 euro në javë, ndërsa pas borxheve iu sekuestrua edhe shtëpia.

Lee Hendrie

Depresioni dhe vartësia nga bixhozi ia humbën pasurinë futbollistit anglez, i cili paguhej 33.000 euro në javë kur luante te Aston Villa.

Ish-mesfushori e shpalli falimentimin në janar të vitit 2012, pasi kishte borxhe të mëdha. Ai më vonë kishte deklaruara se në pesë apop gjashtë raste kishte dashur të bënte vetëvrasje.

Keith Gillespie

Një tjetër i varur nga bixhozi, produkti i Manchester Unitedit humbi më shumë se nëntë milionë euro pasuri.

Ish-mesfushori i Newcastle United e shpalli falimentimin në vitin 2010 kur ishte 35 vjeçar. Ai ka treguar se krahas bixhozit, kishte shpenzuar edhe në prona dhe në skema filmike.

Paul Gascoigne

Edhe pse kishte probleme me tatime të papaguara, ai shmangu falimentimin në vitin 2016. Megjithatë, hyri në borxhe prej më shumë se 220.000 eurosh.

Gascoigne kishte probleme me depresionin dhe abuzimin me alkool dhe substanca narkotike, që çuan edhe te problemet e tij financiare.

Celestine Babayaro

Ai ishte një mbrojtës i majtë i popullarizuar te Chelsea dhe Newcastle United në vitet 2000 dhe përfitonte shumë të majme.

Mirëpo, në janar të vitit 2011, nigeriani shpalli falimentimin në gazetën publike, London Gazette.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Nuk ka dyshime, Kumbulla mbërin te skuadra e re

Publikuar

-

Nga

Tashmë merr fund pritja, Marash Kumbulla do të jetë një lojtar i Romës. Marrëveshje me mbrojtësin shqiptar ishte arritur ditën e djeshme, ndërsa pak minuta më parë ai ka mbërritur në kryeqytetin italian.

Kumbulla është gati për të nisur një aventurë të re në kampionatin italian e pas Hellas Verona do të luajë për një ekip të madh si Roma.



Verdhekuqtë arritën akordin me Hellas Veroën për huazimin e tij me detyrim blerje për 30 milionë euro, ndërsa për lojtarin është gati kontrata për 5 vitet e ardhshme me një pagë prej 1.5 milionë euro në sezon plus bonuse. Mbrojtësi shqiptar do të kryejë në orët në vazhdim vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosi kontratën deri në 2025 me Romën.

LEXO TE PLOTE

Sport

Mirel Josa: Kukësi i favorizuar kundër Wolsburgut, edhe Teuta ka shanse

Publikuar

-

Nga

Të enjten tre nga katër skuadrat shqiptare do të luajnë shanset e tyre në turin e dytë eliminator të Europa League. Përballë do të kenë ekipe tepër të vështira, por duke parë specifikat e ndeshjeve në periudhën e koronavirusit, sipas Mirel Josës shanset janë për të kaluar. Ish-trajneri i disa skuadrave në Superligë, për Wolsburgu-n, kundërshtarin e Kukësit në Air Albania thotë:

“Wolsburgu është një skuadër që shënon, por edhe pranon gola. Ndeshja është komplet e hapur. Me një takim është sfida dhe gol në fushë kundërshtare nuk ka dhe unë them se Kukësi është i favorizuar. Kjo sepse do të bëj lojën e saj, por duhet të jetë edhe shumë i përqendruar. Duke parë edhe mënyrën se si luan Gega Wolsburgu nuk do ta ketë aspak të lehtë,”-tha ai.

Mirel Josa thotë se Teuta do ta ketë më të vështirë me Granada-n, megjithëse ajo kohët e fundit është shfaqur me dy fytyra.



“E para punës duhet të dimë që luhet në orën 16:00 dhe kjo e favorizon Teutën. Rastësisht e pashë Granadën me Bilbaon në fundjavë dhe ishte me dy tablo. Në pjesën e parë nuk ishte e përqendruar në lojë, ndërsa në të dytën po,”-deklaroi ai.

Sipas Josës ekipi më i favorizuar për të kaluar në turin e tretë është Laçi, që përballë do të ketë Hapoel Beer-Sheva-n, një skuadër e cila e eliminoi sezonin e kaluar.

“Laçi ka një skuadër më të mirë, më solide nga sezoni i shkuar. Laçin nga ekipet shqiptare e shoh më të favorizuar sepse e njeh këtë kundërshtar edhe më para,”-u shpreh ai.

LEXO TE PLOTE