LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Te Trauma u kryen 29 mijë urgjenca kirurgjikale”/ Spahia: Budallallëk i nivelit olimpik

16 Shtator 2020, 16:55, Politikë CNA
“Te Trauma u kryen 29 mijë urgjenca kirurgjikale”/ Spahia:

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha sot se që prej fillimit të epidemisë te Spitali i Traumës janë kryer 29 mijë urgjenca kirurgjikale, por për këtë ka marrë disa akuza të forta nga ish-deputeti Bardh Spahia.

Demokrati e cilëson deklaratën e Manastirliut si budallallëk të nivelit optik, ndërsa pretendon se kjo shifër tejkalon çdo imagjinatë.

Sipas tij, ndërhyrjet kirurgjikale nuk kanë qenë ekskluzivitet i spitalit të Traumës, pasi thekson se kirurgjia e QSUT ka qenë krejtësisht funksionale që prej 18 Majit deri në 13 Korrik.

?Çuditë nga ministrja e Shëndetësisë nuk kanë të mbaruar! As nuk merr vesh nga kjo fushë, por as përpiqet ta kuptojë sado pak dhe lëshon budallallëqe të nivelit olimpik, si mburrja se në Spitalin e Traumës qenkan bërë prej fillimit të epidemisë 29 mijë urgjenca kirurgjikale!!!!

Mesa duket ministrja është po aq e paditur edhe në aritmetikë, sepse ajo shifër tejkalon çdo imagjinatë. Së pari është aritmetikë e thjeshtë. 29 mijë ndërhyrjet që pretendon Ogerta, nëse pjesëtohen me 6 muaj të epidemisë, del shifra 4833 (ndërhyrje në muaj). Po ta pjesëtosh në 30 ditë që ka muaji, i bie që sipas Ogertës, në Spitalin e Traumës të jenë bërë 161 ndërhyrje kirurgjikale në ditë!!!! Dhe kjo edhe në kushtet, kur ndryshe nga sa e fsheh apo nuk e di Ogerta, prej datës 18 Maj deri në 13 Korrik, kirurgjia e QSUT ka qenë krejtësisht funksionale, pra ndërhyrjet kirurgjikale nuk kanë qenë ekskluzivitet i spitalit të Traumës!!!!

Ose injoranca është edhe më e madhe, nga sa mund ta imagjinojmë, ose pastaj mashtrimi është kthyer në mënyrë jetese e nuk njeh më asnjë kufi, as njerëzor e as llogjik! Abuzim dhe mashtrim, kaq kanë bërë në 7 vite sepse nuk njohin asnjë mënyrë tjetër pune! Modeli Edi Rama është fatkeqësi e kosto për shqiptarët!?, shkruan Spahia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga