Connect with Us

Surprizat e motit/ Ja sa do të arrijnë temperaturat

Aktualitet

Surprizat e motit/ Ja sa do të arrijnë temperaturat

Publikuar

-

Surprizat e motit/ Ja sa do të arrijnë temperaturat

Sipas Meteoalb, vendi ynë do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta gjatë paradites.

Kurse në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të bëhen më të dukshme në territor, ku do të jenë më të theksuara në zonat përgjate kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 16 shtator 2020

Publikuar

-

Nga

Horoskopi, 16 shtator 2020

Dashi
Atmosfera është e mbushur me mundësi konstruktive, sidomos në punë dhe në çështjet financiare. Jeta sociale paraqitet e mirë. Njohje të reja dhe takime nuk do të mungojnë.

Demi
Ndikimi i Mërkurit dhe Jupiterit ju sjell pak tension në sferën profesionale. Duhet të tregoheni mëse të ekuilibruar për të mos komprometuar raporte që mund të jenë të dobishme për ju.

Binjakët
Mërkuri në shenjë sjell avantazhe në punë. Kontakte dhe akorde të ndryshme do t’ju përshpejtojnë ritmet e “konkluzionit”. Në dashuri mundohuni të evitoni grindjet me partnerin.

Gaforrja
Ndryshimet planetare do t’ju ndihmojnë të realizoni qëllimet tuaja edhe pse për momentin ju duket çdo gjë e komplikuar. Nëse jeni single duhet të prisni momentin e duhur.

Luani
Ndiheni disi të lodhur dhe keni mungesë përqendrimi. Ndoshta një pushim i vogël s’do t’ju bënte keq. Bëni kujdes të mos humbisni apo të harroni gjëkundi sendet tuaja personale.

Virgjëresha
Duhet të vendosni se ku të duhet jepni tërë energjitë dhe kohën tuaj, dhe nga se të hiqni dorë. Mos harroni të zgjedhësh mund të thotë “të fitosh”. Një fazë magjike paraqitet për dashurinë.



Peshorja
Impenjimet që keni marrë gjatë gjithë kësaj kohe në sferën profesionale do t’ju ju japin një rezultat që do t’ju gëzojë edhe në fushën financiare. Bëni kujdes me shëndetin.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mos harroni të merrni çadrat me vete

Akrepi
Puna ju kërkon një përqendrim maksimal. Tregohuni më diplomatik në takime të rëndësishme ku mund të varet karriera juaj. Një mbrëmje pasionale në krahët e partnerit do t’ju relaksojë.

Shigjetari
Marsi në shenjë vazhdon t’ju garantojë energji të dobishme për të përballuar impenjimet e shumta. Mërkuri në orbitë, mund të akselerojë ritmet e pushtimit të ndonjë zemre nëse jeni vetëm.

Bricjapi
Afërdita prek shenjën tuaj dhe sjell një valë optimizmi dhe fat, që do t’ju ndihmojë të superoni çdo vështirësi. Do të merrni një lajm që do t’ju programojë një takim plot premtime të çdo lloji.

Ujori
Dita e sotme mund të jetë e favorizuar për transferta, spostime të vogla dhe pritje për para. Duhet të përfitoni nga takimet fatsjellëse që krijohen papritur gjatë gjithë javës.
Peshqit
Marsi në kundërshtim me shenjën tuaj ju bën të ndiheni pesimist kundrejt iniciativave që keni marrë. Në dashuri, një ndjenjë e re mund të lerë rrënjë që do t’ju paguajnë nga tensionet në sferat e tjera.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Publikuar

-

Nga

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Gazetari Spartak Koka tregoi mbrëmjen e sotme se shënjestra e atentait në Vasil Shanto, Preng Gjini, ka qenë pjesë e Gardës së Republikës.

Koka tha se Gjini ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës.

“Preng Gjini është i moshës 50 vjeç. Ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës, disa vite më parë”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.



Më tej, ai zbuloi lëvizjen e fundit të të plagosurit pak  çaste para se t’i bënin atentat.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Nis shiu në Tiranë/Priten rrebeshe gjatë natës

“Informacioni i fundit që më erdhi, Preng Gjini ka qenë në një kafe në një qendër tregtare në zonën e Zogut të Zi, kur është shkëputur, ka lëvizur në drejtim të kryqëzimit të 21 Dhjetorit. Ka dalë në Vasil Shanto dhe më pas është ngjitur në pjesën për të dalë tek ura Pallatit me Shigjeta”, theksoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Gazetari Artan Hoxha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’, ku ka zbarhdur detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmje e sotme  në “Vasil Shanto”.

Hoxha tha se shpërthimi është i lidhur me nje histori hakmarrjesh mes familjeve Reçi dhe Gjini nga Rrësheni.

Vrasjet datojnë prej vitit 2016, duke numëruar 4 viktima nga të dyja familjet, dhe sipas Hoxhës, njëri prej tyre ka qenë krejtësisht i pafajshëm.



“Mes këtyre viktimave është dhe nipi i këtyre, Kreshnik Gjini, i cili ishte krejt i pafajshëm. Ai punonte kamarier në Blegjikë dhe u vra vetëm se bëri një status për vrasjen e Gaspër Reçit”, u shpreh Hoxha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE