Connect with Us

Skuadra qipriote eliminon Crvena Zvezdën, serbët mund të “peshkojnë” sërish Tiranën

Sport

Skuadra qipriote eliminon Crvena Zvezdën, serbët mund të “peshkojnë” sërish Tiranën

Publikuar

-

Serbët e Crvena Zvezdën janë eliminuar në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, teksa u mposhtën nga qipriotët e Omonias me 11-metërsha (4-2).

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që vendasit e treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Kujtojmë që Crvena eliminoi në turin e dytë Tiranën, ndërkohë që ekziston mundësia që këto 2 skuadra të përballen sërish në “Play-Off”-in e Ligës së Kampionëve, në shortin që do të hidhet në 1 tetor.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Në vendin e gabuar, shikoni çfarë i ndodh Uzunit në ndeshjen e Champions-it

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni krejtësisht i pafat. Ferencvaroshi i tij po luan në shtëpi ndaj Dinamo Zagrebit të Lirim Kastratit në Hungari, sfidë e vlefshme për kualifikimin në “play-off” të Champions League.

Të dy lojtarët shqiptarë e kanë nisur takimin si titullarë, teksa vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e dytë falë golit të Lovrencsics.



Gjithsesi, kampionët e Kroacisë gjetën golin e barazimit në minutën e 25-të, edhe falë sulmuesit beratas. Uzuni devijoi gabimisht drejt portës së tij një top të ardhur nga goditja e këndit dhe baraspeshë totale mes dy ekipeve.

Një situatë e paqartë nësë është apo jo autogol. UEFA nuk e cilëson si autogol të 25-vjeçarit, teksa ia ka akorduar golin e miqve boshnjakut Amer Gojak. /

LEXO TE PLOTE

Sport

“Na dërgoi në zonë të rrezikshme”, drejtori i Volfsburg sulmon UEFA-n për ndeshjen me Kukësin

Publikuar

-

Nga

Nëse për tifozët shqiptarë vizita e një skuadre si Volfsburgu për një ndeshje në Ligën e Europës është një eveniment që kujtohet gjatë, duket se te skuadra gjermane nuk e shohin me kaq entuziazëm udhëtimin drejt Shqipërisë. Vetë drejtori sportiv i skuadrës së Bundesligës, Jorg Shmadke, ka folur hapur kundër UEFA-s për mënyrën se si po rrezikon ekipin, duke e dërguar në një zonë të rrezikuar nga koronavirusi. Gjermania e cilëson Shqipërinë si një nga zonat e kuqe në Europë e ky është mendimi i parë që shqetësonte drejtuesin e klubit gjerman para udhëtimit drejt vendit tonë.

“Normalisht, nuk duhet të dërgosh me ndërgjegje të plotë dikë në një zonë të rrezikshmërisë së lartë. Por kjo është ajo që po ndodh me ndeshjen e Ligës së Europës në Shqipëri. Ajo është një zonë e rrezikshëmrisë së lartë. Dhe ne duhet që të shkojmë atje të përballemi me detyrimet që kemi”, tha ai në një intervistë në mediat gjermane.



Ndërkohë, trajneri Oliver Glasner e sheh situatën me pak më shumë optimizëm e qetësi. “Sigurisht, nuk mund të injorosh plotësisht rrezikun nga pikëpamja shëndetësore. Por gjysma e Europës është zonë e rrezikshme dhe është pjesë e lojës që duhet të udhëtosh në një rajon të tillë në një turne si Liga e Europës”, theksoi trajneri i klubit gjerman pak para se të nisej drejt vendit tonë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Merr formë Partizani i Dajës, të kuqtë shënojnë 3 gola në miqësore

Publikuar

-

Nga

Partizani zhvilloi ditën e sotme një tjetër test miqësor ndaj Pogradecit, në stadiumin e këtyre të fundit, duke triumfuar me rezultatin e pastër 0-3, falë dopietës së Tedi Carës dhe golit të Llanajt.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e një goli nga ana e të kuqve, të cilët në fragmentin e dytë të lojës, realizuan edhe 2 herë të tjera. Kujtojmë që Partizanit, duke marrë shkas nga situata e bojkotit të kampionatit, është shpërngulur sërish në Ohër, ku po vijon përgatitjet, në prag të fillimit të sezonit të ri.

FT: POGRADECI-PARTIZANI 0-3



Cara 35′, 62′ Llanaj 55′

FORMACIONI TITULLAR I PARTIZANIT: Hoxha, Idrizaj, Kodra, Dajçi, Hakaj, Ferhati, Broja, Bardhi, Braun, Cara, Solomon.

LEXO TE PLOTE