Connect with Us

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt / Shpërthen rrjeti me meme tallëse

Aktualitet

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt / Shpërthen rrjeti me meme tallëse

Publikuar

-

Pak javë më parë, CNA.al raportoi një skandal, në të cilin është përfshirë ministri i  Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Bëhet fjalë për blerjen e një makine luksoze, nga Policia e Shtetit, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin, por që më pas mjeti është sjellë në Shqipëri, dhe është në përdorim nga ministri Sandër Lleshaj.

Si gjithmonë në të tilla raste, nuk kanë munguar as memet tallëse dhe ironizuese, duke u nxitur edhe nga situata e tensionuar në vend për shkak të krimeve të njëpasnjëshme.

Së fundmi janë shënuar një sër ngjarjesh kriminale, kujtojmë atentatin e djeshëm, ku i’u vendos tritol makinës së Preng Gjinit në urën e Selitës,  në të cilën mbeti i plagosur rëndë.

LEXO EDHE:  Frika dhe pazaret me Ramën /Kushtetuta si letër higjenike e Ilir Metës

Disa prej memeve më pikante i gjeni në fotogalerinë e mëposhtme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Qirje Fotaqi

Publikuar

-

Nga

Qirje Fotaqi, kështu duhet quajtur në fakt Foti Cici, i cili pretendon se është klerik dhe patriot shqiptar, por në fakt nuk mban asnjë detyrë, në asnjë nga Kishat Orthodokse botërore. Është një bandit i dënuar, që pretendon se ka detyrën kishtare, fshihet pas një faqeje në rrjetet sociale, duke u shitur si gjoja patriot, por në fakt është një njeri i dënuar.

Vendimi i Gjykates per Fatmir Cicin

Ai pretendon se është prift, por në fakt është dëbuar dhe është zhveshur nga të gjitha detyrat kishtare në Kishën Orthodokse. Pretendon se është patriot, i fshehur pas një faqeje ku gjatë gjithë kohës, 24 orë në ditë sulmon Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, klerikët e saj, njerëzit që me kaq shumë mund dhe djersë për gati 30 vite kanë luftuar për ta ringritur Kishën.

 

Kurse ky pseudoprift, një njeri i dënuar në Sarandë për vepra kriminale pretendon se është përfaqësuesi i Kishës Shqiptare.

A mund të përfaqësohet Kisha Shqiptare nga banditët që fshihen në faqe Facebook-u, dhe nga disa personazhe që tjetër shiten e tjetër janë ?

Së pari, Foti apo Fatmir Cici, siç e ka emrin, nuk është klerik, nuk është prift. Dhe gjithçka që bën duke u shtirur sip rift, është një gënjeshtër.

LEXO EDHE:  E hëna pushim, Berisha ironizon Ramën/ O lele o lala, pasi humba me reformen kam rënë në sevda!

LEXO EDHE:  Pas marrjes së detyrës/ Muhamet Rrumbullaku kërkon "pavarësinë" nga Lleshaj

Pra mashtron publikisht ndjekësit në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër përdor në mënyrë të paligjshme emrin e Orthodoksisë shqiptare dhe më tej mund të themi se ky është një i dënuar, siç e përmendëm më lart.

Dokumenti qe verteton mohimin e origjines shqiptare

Në fund po e theksojmë se ky njeri që pretendon se është një patriot, mund të shihni dokumentin ku shihet qartë qe Foti Cici nuk është një patriot shqiptar.

Por, është një njeri i regjistruar si vorio-epiriot. Dokumenti  flet qartë dhe tregon fytyrën e tij të vërtetë. Të këtij banditi të arrestuar, të palopatriotit që në fakt është një ushtar i Vorio-Epirit, i cili çdo ditë shpif, gënjen dhe mashtron nëpër rrjetet sociale, duke pretenduar se është një klerik shqiptar.



Në fakt nuk është prift, nuk është as patriot, nuk është as me Kishën Autoqefale, nuk është as njeri i ndershëm.

Por një i dënuar, në shërbim të qarqeve më të ndyra dhe më të fëlliqura, anti-shqiptare dhe kundër Kishës./ CNA.al

Mashtrimet e klerikut të zhveshur Foti (Fatmir) Cici

Foti Cici, analfabet i maskuar si prift/ Si mashtroi për diplomimin

Lidhja e shqiptarëve “Shën Asti”/ Mashtrimi më i madh i Foti Cicit

Foti Cici, ky leckaman trutharë e gjakpirës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama flet nga Athina për zgjerimin e Greqisë në Jon/ Zbulon veprimin që duhet të ndërmerret

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Athina për çështjen e zgjerimit detar të Greqisë në detin Jon.

Rama është shprehur se pretendimi grek për tu zgjeruar në detin Jon duhet të vendoset nga një palë e tretë, duke iu referuar Gjykatave Ndërkombëtare.

Sipas Ramës zgjerimi i Greqisë është legjitim dhe nuk mund të përdoret nga patriotët.

“Kur ftoni ballkanasit në panel sigurohuni që të keni më shumë kohë, sepse nga njëra anë ky është një rajon shumë interesant. Për zonjën e nderuar do të thoja thjesht që kjo ka qenë një marrëveshje që është hedhur poshtë nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë. Jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e kaluar. Befas herë pas here kthehen në çështje të nxehta në zjarrin e politikës lokale. Por janë çështje që nuk kanë zjarr. Sfida jonë është që ta bëjmë politikën midis dy vendeve po aq të shkëlqyera sa janë marrëdhëniet mes njerëzve, ajo që kuptoj nga miqtë grekë dhe qytetarëve shqiptarë është se nuk ka ndjesi negative, apo mëri mes njerëzve. Ne ua detyrojmë që ti çojmë marrëdhëniet në të tilla nivele.



Jam besimplotë se jemi në drejtimin e duhur. Unë kam një ide të thjeshtë që e kam paraqitur më parë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakordësi. Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet një pale të tretë apo edhe gjykatave ndërkombëtare. Kjo të jetë e drejtë dhe të mos përdoret nga patriotët atje dhe këtu. Kryeministri flet për të drejtë të Greqisë për të shtrirë kufijtë detarë dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri dhe po kështu në qarqet politike, a thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzve që s’dinë për çfarë flasin. Kjo ndez pakanaqësi” u shpreh Rama.

LEXO EDHE:  Ironizon Balla/ Meta mund t’i lirojë vendin Bashës, po ranë dakord do e drejtojë ai opozitën

LEXO EDHE:  “Nga fryrja e gomave, te delet dhe pëllumbat”/ Artan Fuga tallet keq me propozimet e PD-së

Më tej, kryeministri theksoi se Shqipëria nuk është midis dy zjarreve në raport me Greqinë dhe Turqinë.

“Ne jemi në partneritet strategjik me Shqipërinë dhe Greqinë, por Shqipëria nuk është midis dy zjarreve. Unë besoj se ka potencial në këtë marrëdhënie greke-turke që të jetë e dobishme edhe për Evropën. Turqia është instrumental, dhe Greqia është kyçe për kufijtë e Evropës. Presidenti turk nuk është anti-grek. Dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar kur ka vullnet ka edhe zgjidhje, duhet dialog i mirëfilltë. Nuk është e lehtë, por e mundur. Jam i bindur që marrëdheniet konstruktive greko-turke mund të jenë për të mirën e Evropës”, deklaroi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 16 kg cannabis sativa/ Arrestohen dy persona në Skrapar

Publikuar

-

Nga

Sekuestrohen 16 kg cannabis sativa/ Arrestohen dy persona në Skrapar

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të një hetimi dy mujor të ndjekur me metoda speciale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Rehova”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
V.H., 35 vjeç dhe S.B., 31 vjeç, të dy banues në Rehovë, Skraprar.



Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit V.H, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kg lëndë narkotike cannabis sativa e përpunuar.

LEXO EDHE:  E hëna pushim, Berisha ironizon Ramën/ O lele o lala, pasi humba me reformen kam rënë në sevda!

LEXO EDHE:  Tërheqja e Shqipërisë nga Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut/ Olli: Ta gëzoni diktaturën

Gjithashtu këta shtetas ishin shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet të jenë autorë të bimëve narkotike cannabis sativa të gjetura më parë në afërsi të banesave të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE