LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr mes dy të miturve në Pogradec/ Plagoset me thikë 16-vjeçari

16 Shtator 2020, 14:50, Kronika CNA
Sherr mes dy të miturve në Pogradec/ Plagoset me thikë

Një sherr ka ndodhur mes dy adoleshentëve rreth orës 15:25 të mesditës së sotme, në lagjen nr. 1, në Pogradec.

Mësohet se dy 16-vjeçarë janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Si pasojë është plagosur me thikë i riu me inicale R. T., 16 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të shpejtë të policisë u bë i mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes me iniciale L. S., me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë (thikë), ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga