Connect with Us

Rama flet nga Athina për zgjerimin e Greqisë në Jon/ Zbulon veprimin që duhet të ndërmerret

Politikë

Rama flet nga Athina për zgjerimin e Greqisë në Jon/ Zbulon veprimin që duhet të ndërmerret

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Athina për çështjen e zgjerimit detar të Greqisë në detin Jon.

Rama është shprehur se pretendimi grek për tu zgjeruar në detin Jon duhet të vendoset nga një palë e tretë, duke iu referuar Gjykatave Ndërkombëtare.

Sipas Ramës zgjerimi i Greqisë është legjitim dhe nuk mund të përdoret nga patriotët.

“Kur ftoni ballkanasit në panel sigurohuni që të keni më shumë kohë, sepse nga njëra anë ky është një rajon shumë interesant. Për zonjën e nderuar do të thoja thjesht që kjo ka qenë një marrëveshje që është hedhur poshtë nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë. Jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e kaluar. Befas herë pas here kthehen në çështje të nxehta në zjarrin e politikës lokale. Por janë çështje që nuk kanë zjarr. Sfida jonë është që ta bëjmë politikën midis dy vendeve po aq të shkëlqyera sa janë marrëdhëniet mes njerëzve, ajo që kuptoj nga miqtë grekë dhe qytetarëve shqiptarë është se nuk ka ndjesi negative, apo mëri mes njerëzve. Ne ua detyrojmë që ti çojmë marrëdhëniet në të tilla nivele.

Jam besimplotë se jemi në drejtimin e duhur. Unë kam një ide të thjeshtë që e kam paraqitur më parë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakordësi. Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet një pale të tretë apo edhe gjykatave ndërkombëtare. Kjo të jetë e drejtë dhe të mos përdoret nga patriotët atje dhe këtu. Kryeministri flet për të drejtë të Greqisë për të shtrirë kufijtë detarë dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri dhe po kështu në qarqet politike, a thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzve që s’dinë për çfarë flasin. Kjo ndez pakanaqësi” u shpreh Rama.

LEXO EDHE:  Xhafaj, si dështim i Ramës, ndërkombëtarëve dhe kazanit/ Kadri Hazbiu i kohëve moderne

Më tej, kryeministri theksoi se Shqipëria nuk është midis dy zjarreve në raport me Greqinë dhe Turqinë.

“Ne jemi në partneritet strategjik me Shqipërinë dhe Greqinë, por Shqipëria nuk është midis dy zjarreve. Unë besoj se ka potencial në këtë marrëdhënie greke-turke që të jetë e dobishme edhe për Evropën. Turqia është instrumental, dhe Greqia është kyçe për kufijtë e Evropës. Presidenti turk nuk është anti-grek. Dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar kur ka vullnet ka edhe zgjidhje, duhet dialog i mirëfilltë. Nuk është e lehtë, por e mundur. Jam i bindur që marrëdheniet konstruktive greko-turke mund të jenë për të mirën e Evropës”, deklaroi Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt / Shpërthen rrjeti me meme tallëse

Publikuar

-

Nga

Pak javë më parë, CNA.al raportoi një skandal, në të cilin është përfshirë ministri i  Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Bëhet fjalë për blerjen e një makine luksoze, nga Policia e Shtetit, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin, por që më pas mjeti është sjellë në Shqipëri, dhe është në përdorim nga ministri Sandër Lleshaj.



Si gjithmonë në të tilla raste, nuk kanë munguar as memet tallëse dhe ironizuese, duke u nxitur edhe nga situata e tensionuar në vend për shkak të krimeve të njëpasnjëshme.

LEXO EDHE:  Tronditëse/ 14-vjeçarja shqiptare godet me thikë nënën e saj në gjumë

LEXO EDHE:  INTERVISTA/ Bamir Topi: Greqia, roli i Ilir Metës dhe degradimi i PD-së

Disa prej memeve më pikante i gjeni në fotogalerinë e mëposhtme.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Taulant Balla falenderon Lleshajn për blerjen e BMW-së luksoze

Publikuar

-

Nga

Taulant Balla falenderon Lleshajn për blerjen e BMW-së luksoze

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla së bashku me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kanë qënë të pranishëm sot në Elbasan, ku ndër të tjera deputeti socialist ka falenderuar ministrin, i cili sipas tij ka bërë një punë të shkëlqyer.

Por një nga punët më të shkëlqyera të Sandër Lleshajt është blerja e një BMW-je luksoze në kulmin e pandemisë.

Lleshaj me makinën luksoze, para Parlamentit

Ndërkohë që nuk kishte as ngjarje kriminale, as aksidente, se Shqipëria ishte e izoluar, Sandër Lleshaj ble një makinë luksoze.

Kjo është puna e shkëlqyer e Sandër Lleshajt në këto gjashtë muajt e fundit, ku në tre muaj Shqipëria ka qënë në izolim dhe sa u hap, vetëm dje ka pasur dy të vrarë, një atentat mafioz në zemër të Tiranës, ndërsa dy ditë më parë dy vajza të reja humbën jetën në një aksident. Shqipëria është kthyer në Palermo. Kjo është merita e vetme. Ndërsa Sandri shijon BMË-në e tij luksoze të blerë me një procedurë ekstraligjore.

LEXO EDHE:  Dështimi i negociatave/ Rama: Dobësi e BE, Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç integrimit

LEXO EDHE:  Batuta e Ramës për Berishën/ Erdhi rektori

Blerja e mjetit është kundërshtuar nga vetë zyrtarët e lartë politikë dhe sot që flasim, Sandër Lleshaj ende nuk ka bërë publike dokumentat e blerjes së mjetit.

Kush e ka blerë? Sa e ka blerë? Pse e ka blerë? Dhe pse qarkullon me targa falso?

Ndoshta ka ardhur koha që Sandri ti blejë një BMW edhe Taulantit apo të marrë makinat e policisë, dhe të shëtisë grupi parlamentar i PS-së./ CNA.al

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet



Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

Krimi trondit vendin/ Lleshaj “zhgrryhet” në BMW-në luksoze me targa falso

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncoi skandalin e BMW-së luksoze/ Berisha: Lleshaj, kërcënime banditeske ndaj gazetarit

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2020/08/29/ekskluzive-sander-lleshaj-dhe-ardi-veliu-kapen-ne-mega-skandal-si-u-pervetesua-makina-100-milioneshe/

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të ashpra, në lidhje me deklaratën e bërë nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe CNA.al, pas denoncimit të skandalit të blerjes së një BMW-je luksoze.

Berisha i cilëson deklaratat e Lleshajt, kërcënime banditeske ndaj gazetarit Elvi Fundo.

Sipas Berishës, i gjithë ky sulm banditesk bazohet në faktin se gazetari zbuloi dhe denoncoi se Lleshaj ka blerë një BMW luksoze në kohë pandemie. ( Lexo ketu)

“Kercenim banditesk i gazetarit nga ministri i dhunes Gjeneral Hashashi!

Miq, keto dite gjeneral Hashashi shpertheu me kercenime dhe sharje kazani, te denja vetem per Edvin Kristaq Xhelatin dhe narkoshtetin e tij, kunder drejtorit te portalit City News, Elvi Fundo.

Ai, ne nje deklarate te plote fyerje dhe kercenime mafioze shprehet per shpella virtuale, portale ordinere, per laro virtuale, akuzon per mashtrim skandaloz, intimidim dhe dizinformim publik gazetarin.

I gjithe ky sulm banditesk bazohet ne faktin se gazetari zbuloi dhe denoncoi se Gjeneral Hashashi:
1-Ne fund te mandatit te tij bleu BMV te prodhimit te fundit me zero km

Lleshaj me makinen luksoze, para Parlamentit

2-se BMW e ministrit ishte blere per atasheun policor ne Berlin dmth me lehtesim diplomatik dhe ne kundershtim me konventat i ka kaluar ministrit. Keshtu veprojne vetem Taxhikistani dhe Korea e Veriut dhe se
3- BMW e re fringo e Gjeneral Hashashit kushton 100 milione lek.

Ne vend te ndjeses publike per qytetaret me te varfer te Europes dhe doreheqjes se menjehershme te skandalit, Gjenerla Hashashi zgjedh te nderseje kunder gazetarit hordhite e narkobanditeve me uniforme duke kercellitur dhembet dhe perdorur nje fjalor ordiner kunder tij.

LEXO EDHE:  Xhafaj, si dështim i Ramës, ndërkombëtarëve dhe kazanit/ Kadri Hazbiu i kohëve moderne

LEXO EDHE:  Bonusi i bebeve/ Rama shpërndan çekun e parë

Ne te vertetë, ne deklaraten e vet ai pohon se luksi me parate e takspaguesve te mjere shqiptar i ka verbuar syte e mendjes. Ai pranon se eshte bere me BMË te re fringo por qe sipas tij kushton jo 100 milione leke por 50 mije euro, de facto me gjithe TVSH dhe te tjera detyrime sipas asaj qe kushton 74 milione.

Te dhenat publike se çmimet e BMW te reja jashte franchises diplomatike shkojne sipas tabeles se meposhtme 90 -150 mije euro.



Natyrisht ne sulmet e shpelara ndaj gazetarit dhe pasionin e tij te shfrenuar per BMW luksoze te re fringo, gjeneral Hashashi frymezohet nga qendrimi armiqesor ndaj gazetareve dhe pasioni i bosit te tij Edvin Hajduti per te patur avion ne dispozicion me te cilin ne çdo fluturim shpenzohen 100000-200000 €.

Duke perfunduar, denoj me ashpersine me te madhe sulmet banditeske te gjeneral Hashashit ndaj gazetarit dhe e paralajmeroj ate se ai do mbaje pergjegjesi personale per per çdo gje qe mund ti ndodhe atij. Sb”-shkruan Berisha./ CNA.al

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Krimi trondit vendin/ Lleshaj “zhgrryhet” në BMW-në luksoze me targa falso

Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

LEXO TE PLOTE