Connect with Us

Protesta e naftëtarëve të Ballshit zhvendoset drejt Tiranës/ Zgjidhjen e kërkojnë nga Rama

Aktualitet

Protesta e naftëtarëve të Ballshit zhvendoset drejt Tiranës/ Zgjidhjen e kërkojnë nga Rama

Publikuar

-

Naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë grevë urie/ Nuk na pret njeri, jemi në mes të katër rrugëve

Protestat e naftëtareve të Ballshit do të vazhdojnë edhe ditën e nesmërme me protesta. Këtë rradhë protesta do të zhvendoste në Tiranë, përpara Ministrisë së Transporteve.

Ata po kërkojnë pagën e prapambetur dhe rifillimin e punës.  Duke qenë se nuk erdhi një zgjidhje nga vetë kompania, ata kërkojnë që zgjidhjen t’ua jap vetë Kryeminstri Rama dhe ministria e Infrastrukturës.

Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama tha se ka zhvilluar një takim me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aljev, të cilit i ka kërkuar zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar në rafineri nga kompania azere.

LEXO EDHE:  “Kur del vajzë ta lë në prehër”/ Vasili “merakoset” për Ramën: Pandemia kërkon Edin

Rreth 700 naftëtarë kanë mbetuar pa punë që nga shtatori i vitit të kaluar dhe asnjë zgjidhje nuk është dhënë për ta deri më tani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Fieri pa tamponë”/ Baçi ngre alarmin: Timoni është lënë pa duar, situata po përkeqësohet

Publikuar

-

Nga

Fieri pa tamponë/ Baçi ngre alarmin: Timoni është lënë pa duar, situata po përkeqësohet

Ish-deputeti Luan Baçi, ka denoncuar situatën shëndetësore në qytetin e Fierit, ku pretendon se po përkeqësohet çdo ditë e më tepër.

Baçi ngriti akuzat se qeveria i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit, pa u dhënë një zgjidhje, pa u siguruar testim dhe mjekim.

Sipas tij, në Fier mungojnë tamponet për të bërë testin dhe pavarësisht se në repartin e urgjencës  konstatohen pacientë me simptomat Covid, nuk u bëhet tamponi.

Në kulmin e pandemisë, mungesa e tamponëve nuk është vetëm keqmemaxhim, por është kriminale.  Mungesa e tamponëve vë në rrezik jetën e qytetarëve dhe përhapjen e shpejtë të sëmundjes.

Skaneri konfirmon se gjendja në Fier është alarmante. Dy ditë më parë, 35 pacientë që kanë bërë skanerin, kanë rezultuar pothuajse të gjithë të prekur me COVID dhe në fazë të avancuar. Nëse këtyre qytetarëve do t’u bëhej tamponi në kohë, do ta kishin më të lehtë të kuronin sëmundjen.

Por Qeveria e Edi Ramës nuk i ka prioritet as qytetarët e Fierit, as qytearët e tjerë të Shqipërisë, që vuajnë po njësoj papërgjegjshmërinë, paaftësinë dhe hajdutërinë e kësaj qeverie.

Në Fier, timoni është lënë pa duar dhe situata është në rënie të lirë. Edhe ata pak qytetarë që mund të bëjnë tampon në shtet nuk marrin përgjigjen në kohë. Vonesat në kthimin e përgjigjevë variojnë nga 1 javë deri në 10 ditë. Sipas informacioneve nga spitali i Fierit, përgjigjet e disa tamponëve të bërë nuk kanë ardhur prej datës 21 Tetor”, u shpreh ai gjatë një deklarate për mediat.

LEXO EDHE:  “Mos na tundoni”/ Rama porosi Bashës nga Kuvendi: Duhet të ruash fijen e perit

LEXO EDHE:  Kriminaliteti në vend/ Rama i pakënaqur me Xhafajn ?

Demokrati tha se të gjitha këto vonesa nxjerrin të pavlefshme dhe ato pak testime që bëhen, sepse sëmundja përparon dhe trajtimi mjekësor mungon.

Baçi thekson se qeveria do të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore për këtë sjellje kriminale, që vendos të parin interesin e pushtetit dhe jo interesin e qytetarëve të Fierit dhe të gjithë Shqipërisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nuk do ngrejmë asnjëherë komisione false”/ Rama ironizon votimin e kandidatëve në PD

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Kukësi procesin e votimit të kandidatëve në PD për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021. Sipas kryeministrit, PS nuk do të ngrejë asnjëherë komisione false për të ftuar socialistët të votojnë ata që nuk duan, ashtu sikundër bënë kundërshtarët politikë. Sipas tij, të gjitha kandidaturat për deputet duhet të vlerësohen nga vetë partia.

“Ndaj i bëj thirrje të gjithë atyre që kanë kritika, që të vijnë e të thonë ja kush jam unë. Se është kollaj të flasësh duke parë.  Ne nuk bëjmë komisione sic bëri Luli që tani janë kthyer në hajgare. Komisioni ta jep e Saliu s’ta lë. Komisioni thotë duhet të ikë Saliu, Saliu thotë s’më lu kush më. Pastaj keni pa ju votim t’ju thonë hajde votoni kë s’doni.

Ne nuk bëjmë të tilla votime. Ne nuk bëjmë sikur. Të gjitha kandidaturat do i vlerësoj PS, do i vlerësojmë ne, nuk do ngremë struktura falso dhe urdhëroni hajdeni, me shumë kënaqësi, e shumë dëshirë, për t’ju hapur rrugën. Unë jam këtu, ne jemi këtu.” u shpreh Rama. CNA.al/

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Rruga e Kombit u la rrugëve”/ Rama: Me ndërtimin e aeroportit të Kukësit do i sjellim votat PD

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama nga kantieri i aeroportit të Kukësit u shpreh se do ta kthejë qytetqin në një pikë reformimi për të gjithë qytetarët. Rama u shpreh se do të kthejë qytetarët kuksianë në vend me ndërtimin e aeroportit  madje duke i sjellë vota PD-së.

Ndërkohë ai foli dhe për rrugën e Kombit për të cilën u shpreh se ajo u la rrugëve nga PD-ja dhe se mund të inagurohej nga Sali Berisha edhe nëse do të ishte gjysmë gati, por ajo nuk ishte ndërtuar plotësisht.

“Në përpjekje për të komunikuar me të gjithë që kanë dëshirën që ndjen shtysën dhe që ka dhe kurajon për tu bërë pjesë e përpjekjes sonë. Të na bashkohet dhe të shprehë gatishmërinë përmes platformës tonë online që të jetë pjesë e skuadrës së PS-së. Për një arsye shumë të thjeshtë. Kthesa që kemi marrë dhe ku tanimë kemi hyrë thellë për të filluar të dalim në rrugën që e ngre Shqipërinë në një nivel tjetër, nuk mund të zbrapset. Shqipëria nuk mund të ngecë ku gjithçka ka nisur të ndryshohet si ky aeroport. Do të ndodhë me Shqipërinë e njëjta që ndodhi me rrugën e Kombit. E cila është e vetmja vepër e nisur nga ata që duan të rikthehen në krye të vendit me njëfarë ideje që të bëhej një vepër e standarteve më të mira. Edhe ajo rrugë e cila u inagurua për zgjedhje dhe u përurua me tantane si të ishte bashkimi i Shqipërisë me Kosovën dhe jo thjesht hapje e tunelit ndërkohë që as ajo nuk ishte përfunduar. U la rrugëve në një situatë që filloi të degradojë. U la në në një situatë ku filluan të rrëshkisnin gurët. U kthye në burim aksidentesh. Çfarë po ndodh me rrugën e kombit. Është një ndryshim cilësor. Shikoni se çfarë vepre inxhinierike po merr formë përfundimtare në nyjen kryesore. Shikoni aeroportin, sa herë e keni dëgjuar se do të çelej. Ka nga ata që thonë se aeroporti ka qenë gati. Nëse do të ishte gjysmë gati, imagjinoni sa herë do ta kishte inaguruar Saliu.

Ishte një pistë e inaguruar nga Mbreti i Emirateve të Bashkuara i asistuar nga princi i Kurorës. U ndërtua për tu ulur vetëm mjetet që sillnin ndihma për ata që u shpërngulën me dhunën e spastrimit etnik nga Kosova. Ja ku jemi sot. Është një kantier i madh që është në punë intensivisht, pasi janë zgjidhur problemet me të gjithë banorët përreth. Me një terminal që tashmë ka marrë formë, që dhe një terminal i një aeroporti ndërkombëtar. Do ta kthejmë Kukësin në një pikë referimi. Do të kthej kuksianët këtu që të votojnë PD-në. Do i sjell PD-së 120 vota këtu. Do të jetë një aeroport që do të sigurojë linja që nuk i ka. Unë kam këmbëngulur pa pushim të ndërtohej aeroporti i Kukësit. Tani duhet ta rihapim pasi u ndërpre për shkak të COVID-it. Edhe po kështu aeroportin e Sarandës. Nëse Shqipëria ka 4 aeroporte, potenciali turistik i Shqipërisë do të rritet shumë. Koncensionari i aeroportit nuk ka konkurrentë, ndaj dhe çmimet në të janë shumë të larta. Me ndërtimin e aeroporteve të tjera nuk do të ketë më kaq çmime të larta”, tha Rama. CNA.al/

LEXO EDHE:  Disa orë para protestës/ Soreca i shkon në zyrë Bashës

LEXO EDHE:  Disa orë para protestës/ Soreca i shkon në zyrë Bashës

 

LEXO TE PLOTE