Connect with Us

Presidenti kërkon “luftë”/ Besë për besë të shpëtojmë Shqipërinë

Aktualitet

Presidenti kërkon “luftë”/ Besë për besë të shpëtojmë Shqipërinë

Publikuar

-

Presidenti kërkon luftë/ Besë për besë të shpëtojmë Shqipërinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë sot i pranishëm në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës ku është përkujtuar 78 vjetori i Konferencës së Pezës.

Meta shkruan se mesazhet që përcjell edhe sot pas 78 vitesh janë më aktuale se kurrë.

Në postimin e tij, kreu i shtetit shprehet me tone mjaft të forta, ndërsa kërkon “luftë”, sipas tij kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet.

“Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.

Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.

LEXO EDHE:  Nga Mero BAZE/ Ilir Meta një i çmendur me rrezikshmëri të lartë publike

Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!”përfundoi Meta.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjylameti takon banorët në Pogradec/ PD alternativë që infekton cep më cep qytetarët

Publikuar

-

Nga

Gjylameti takon banorët në Pogradec/ PD alternativë që infekton cep më cep qytetarët

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Korçë, Blerina Gjylameti në vijim të fushatës eletorale ka zhvilluar një takim me banorët e Pogradecit. Gjylameti theksoi se duhet të vazhdojë vaksinimi masiv në mënyrë që të hapet sa më parë sezoni turisitk, që është një sektor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në këtë zonë.

“Duhet të vazhdojmë me vaksinimin në mënyrë që të heqim kufizimet dhe bizneset të punojnë lirshëm. Le të sjellim sa më parë sigurinë e shëndetit, të lirojmë ekonominë, te shtojmë vendet e punës dhe të zhvillojmë turizmin sektorin kyç të zhvillimit të ekonomisë lokale në Pogradec”, tha Gjylameti.

Gjatë takimit me banërot, Gjylameti u kërkoi atyre votën për PS, ndërsa theksoi se Partia Demokratike është aletranativa e dështimit e cila infekton qytetarët me mitingjet qytet më qytet.

LEXO EDHE:  Ardian Çapja transportohet me urgjencë drejt Tiranës/ Familjarët fshehin ngjarjen: U rrëzua në banesë!

LEXO EDHE:  Rama reagon për herë të parë për Komisionin e Venecias/ Injoron presidentin Meta

“Ata janë alternative e dëmtimit, alternativë e shkatërrimit, alternativa e cila infekton tërë ditën cep e cep me takime që janë të grumbulluar 1 mbi 1. Ndryshe nga ajo që bëjmë ne duke mbajtur distancë dhe në mënyrë të veçantë te fokusi i shëndetit të njerëzve. Alternativa jonë është Edi Rama dhe qeveria me punë konkrete kanë vendosur dorë në çdo vend të Shqipërisë. Njerëzit e duhur duhet të jenë në krye të punëve të duhura”, tha Gjylameti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha viziton familjen në Durrës/ Edhe po të jesh anëtar i PS duhet votuar për ndryshimin!

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në vijim të takimeve elektorale, këtë mëngjesë ka vizituar një familje në qytetin e Durrsit, ku diskutuan mbi çështjen e legalizimit të banesave.

Basha u shpreh se ka kërkuar ndjesë që në vitin 2013 për çështjen e legalizimeve që nuk u mbyll dot nga qeverisja e djathtë. Basha shton se Rama erdhi pikërisht me premtimin për legalizime falas dhe nuk e mbajti.

Kryefamiljari i tha Bashës se ka vite që ka qenë pjesë e PS, por është zhgënjyer. “Kam vite që jam socialist dhe kam kuntribuar jashtë mase. U zhgënjeva jashtë mase për legalizimin e shtëpisë,”tha ai.
Kryedemokrati kërkoi votën për PD që sipas tij do të sjellë ndryshimin. Basha tha se PD vjen me një plan pune dhe jo premtime boshe.

LEXO EDHE:  Në kërkim nga Italia për trafik droge/ Prangoset në Tiranë 38-vjeçari

LEXO EDHE:  Nga Mero BAZE/ Ilir Meta një i çmendur me rrezikshmëri të lartë publike

“Problemi i legalizimeve kam kërkuar prej 2013 ndjesës duhet ta kishim mbyllur ne dhe nuk e kam mbyllur. Ky erdhi me legalizime falas. Edhe me këtë nuk e mbjati premtimin. Më 25 prill është dita juaj. Besnikërinë në radhë të parë e ke ndaj familjes. Edhe po të jesh anëtar i PS duhet votuar për ndryshimin e Shqipërisë”- tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ju ftoj në shesh”/ Ditmir Bushati bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ Bushati: Na trondite me ikjen tënde të parakohshme

Ish Ministri i Jashtëm  “Qeverisë Rama”, Ditmir Bushati nëpërmjet një postimi social ju ka bërë ftesë të gjithë të rinjve, që sot në mbrëmje ti bashkohen programit të tij për të ndarë pyetjet dhe mendimet që ata kanë.

Diskutimi do të zhvillohet në rrjetin e tij social instagram. Sipas tij, 25 Prilli është një momenti i rëndësishëm për të gjithë.

“Çuna e goca, sot në 20.00 takoheni te #SheshiPublik në InstaLive. 25 Prilli është moment i rëndësishëm për shoqërinë, por mbi të gjitha për ju. Unë jam i sigurtë që në chat-grupet tuaja, por jo vetëm, flisni, debatoni, përplasni ide dhe mbani qëndrime. Unë ju ftoj që shumë nga pyetjet dhe mendimet tuaja ti ndajmë bashkë tek #SheshiPublik. Shihemi në 20.00”, ka shkruar Bushati.

LEXO TE PLOTE