Connect with Us

Pasuria “fundos” një tjetër gjyqtar/ KPK e shkarkon nga detyra

Aktualitet

Pasuria “fundos” një tjetër gjyqtar/ KPK e shkarkon nga detyra

Publikuar

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Alket Mersini. Alket Mersini pati ditën e hënë me KPK dhe gjatë seancës dëgjimore u pyet për burimet financiare për dy apartamente dhe një vlerë 40 mijë euro që një kompani ndërtuese kishte depozituar në llogarinë bankare të bashkëshortes së tij. Dy çështet më të rëndësishme për opinionin publik që Prokurori ka pasur në dorë, kanë të bëjnë me atë të dosjeve të dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit dhe i falsifikimeve të biletave të autobusëve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Alket Mersini.

Alket Mersini pati ditën e hënë me KPK dhe gjatë seancës dëgjimore u pyet për burimet financiare për dy apartamente dhe një vlerë 40 mijë euro që një kompani ndërtuese kishte depozituar në llogarinë bankare të bashkëshortes së tij.

Dy çështet më të rëndësishme për opinionin publik që Prokurori ka pasur në dorë, kanë të bëjnë me atë të dosjeve të dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit dhe i falsifikimeve të biletave të autobusëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I shtrirë në anë të rrugës dhe i pajetë/ Policia tregon arsyet e vdekjes së 50 vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Një person është gjetur i pajetë në anë të rrugës mëngjesin e sotëm në lagjen “5 maji” në qytetin e Elbasanit. Sipas Policisë së qytetit, viktima dyshohet se ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa ekspertiza ndodhet në vendngjarje për të konstatuar nëse ka shenja dhune në trup ose jo.

“Në lagjen “5 Maji”, Elbasan,  në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç,  nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak”, thotë Policia në njoftimin e saj. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një vit pas vdekjes së Al-Bagdadit, ISIS po ringrihet me shpejtësi

Publikuar

-

Nga

Një vit pas vdekjes së Al-Bagdadit, ISIS po ringrihet me shpejtësi

Nga Mourad Kamel “World Crunch”

* Vrasja e tmerrshme disa ditë më parë e një mësuesi në Francë, kishte shumë nga shenjat dalluese të sulmeve të shkuara të grupimit terrorist islamike ISIS. Një shënjestër tejet simbolike për Perëndimin:Samuel Pati, një mësues i respektuar i historisë dhe gjeografisë, që do të kritikohej nga një prind mysliman dhe agjitator islamik për shfaqjen e karikaturave satirike të profetit Muhamed, si pjesë e mësimit të tij vjetor mbi fjalën e lirë.

Më pas erdhi akti brutal: një goditje e shpejtë nga pas, dhe prerja e kokës me një thikë kasapi në një rrugë pranë shkollës së tij në veri të Parisit. Më vonë u zbuluan në internet disa komunikime midis autorit të krimit, një banor francez me origjinë çeçene, dhe një operativi të ISIS në Idlib të Sirisë.

E megjithatë sipas të përditshmes franceze “Le Parisien”, hetuesit thonë se kontaktet e vrasësit ishin me një grup tjetër terrorist islamik në Siri (Haya’t Tahrir El Sham, HTS), dhe se sulmi i 18-vjeçarit (që më vonë u vra pas përplasjes me policinë), nuk u frymëzua dhe as u orkestrua nga ISIS.

Kjo ngjarje vjen pothuajse saktësisht një vit pasi lideri i pamëshirshëm i ISIS,Ebu Bekr Al-Bagdadi, u vra më 26 tetor 2019 gjatë një sulmi të Forcave Speciale të SHBA-së. Por analistët e sigurisë dhe ekspertët e inteligjencës, thonë se tani ka shumë shenja se ISIS po ri-ngrihet, i udhëhequr nga pasardhësi i Al-Bagdadit, që gjithashtu ka reputacionin e një vrasësi të pamëshirshëm.

Al Jazeera raportoi se ISIS mori përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës me bombë të shtunën në Kabul të Afganistanit, që shkaktoi të paktën 24 të vdekur në një shkollë, midis tyre edhe nxënës. Edhe pse u themelua në vitin 1999, ISIS tërhoqi vëmendjen e botës vetëm në vitin, kur pasoi Al-Kaidën si forca kryesore e terrorit islamik pas vdekjes së themeluesit të saj Osama bin Laden.

Strategjia e ISIS, ishte paksa e ndryshme nga ajo e Bin Ladenit, me ambicien për të krijuar një “Kalifat” ose shtet islamik, duke pushtuar një territor të gjerë në Lindjen e Mesme, teksa përhapi në të njëjtën kohë terror në mbarë botën me sulme si ai i nëntorit 2015 në Paris, ku mbetën të vrarë 130 njerëz, si dhe sulme të tjera më të vogla diku tjetër në Perëndim.

Vetëm 3 javë pas eliminimit të Al-Bagdadit, u zgjodh pasardhësi i tij:Amir Muhamad Said Al-Maula, i njohur edhe si Abu Omar Al-Turkmani, ose “shkatërruesi”. Ai i ka dhënë mundësi grupimit terrorist të rigrupohet dhe‘riafirmojë praninë e tij në Siri dhe Irak, duke planifikuar sulme gjithnjë e më të guximshme’ sipas një raporti të OKB të botuar në janar të këtij viti.

Al-Maula la lindur në vitin në 1976 në qytetin irakian Tal Afar, 70 kilometra në perëndim të Mosulit. Vendlindja e tij është një enklavë turkmene. Ai ka një diplomë në drejtësinë e Sheriatit nga Universiteti i Mosulit, teksa ka qenë dikur oficer në ushtrinë e Sadam Huseinit, si shumë kolegë të tij.

LEXO EDHE:  Pronat “fundosin” kryetarin e gjykatës së Vlorës/ Vettingu e shkarkon nga detyra

LEXO EDHE:  Zbardhet pasuria e 6 kryepolicëve në vend/ Ja kush është më i pasuri

Pas pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, iu bashkua kryengritjes sunite, që shkaktoi vdekjen e shumë irakianëve dhe që synonte kundërvënien ndaj amerikanëve. Më vonë u burgos për 5 vjet nga forcat amerikane në burgun e Bukas, ku u njoh me Al-Bagdadin.

Nuk ka dyshime mbi egërsinë e liderit të ri. E përditshmja “Akhbar Al An”, ka raportuar se si Al-Maula urdhëroi shfarosjen e pakicës Jazidi në Irak, dhe mobilizoi njerëzit e tij të vrisnin  dhe përdhunonin burra, gra dhe fëmijët të këtij komuniteti, me një strategji të qartë të spastrimit etnik. E njëjta gjë ndodhi edhe me pakicën e krishterë në Irak.

Me humbjen e territorit që zotëronte dhe të vëmendjes globale pas vdekjes së Al-Bagdadit, lideri i ri mori përsipër ripërtëritjen e ISIS. Ekspertët thonë se Shteti Islamik vepron aktualisht si Hidra mitike, ti mund t’i presësh kokën, por një tjetër do të rritet sërish pas kësaj.

Studiuesi irakian, Hisham Al-Hashimi, thotë se strategjia e rigjenerimit të ISIS kalon në 3 faza. E para është mbledhja e burimeve (ushtarë dhe armë). E dyta ka të bëjë me fillimin dhe përgatitjen e infrastrukturës së sulmeve, dhe e treta është marrja nën kontroll e territorit, në të cilin grupi do të jetë në gjendje të imponojë politika dhe krijojë një lloj ekonomie që do të jetë në gjendje ta mbështesë atë.

Ndërsa sulmet e frymëzuara nga ISIS në Perëndim kanë qenë të rralla, grupi duket se po e forcon praninë e tij në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Sipas raportit të OKB, edhe pas humbjes së territoreve të tij, ISIS ka ende 100 milion dollarë, dhe kjo shpjegon pjesërisht qëndrueshmërinë e tij.

Një vit më parë, disa analistë besuan se vdekja e Al-Bagdadit ishte një shenjë se si operacionet dhe ideologjia e ISIS ishin në grahmat e tyre të fundit. Grupi u detyrua gjithashtu të luftojë me grupimet rivale sunite, përfshirë militantët e HTS, që mund të kenë pasur një rol në vrasjen e mësuesit francez.

Por ambiciet e Shtetit Islamik janë arma e tij më e madhe. ISIS u ofron ende ndjekësve radikalë vizionin e një Kalifatit të ri që do të mbretërojë mbi botën myslimane./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Anulohen në prag zgjedhjesh tenderët për rrugët/ Pezullohen mbikalimi tek TEG dhe lidhja e Milot-Morinë me Aeroportin e Kukësit

Publikuar

-

Nga

Anulohen në prag zgjedhjesh tenderët për rrugët/ Pezullohen mbikalimi tek TEG dhe lidhja e Milot-Morinë me Aeroportin e Kukësit

Një valë prokurimesh për ndërtim rrugësh të reja u hap në mes të tetorit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Janë projekte me fonde limit qindra milionë lekë apo edhe mbi 1 miliard por që duket nuk do arrijnë të finalizohen. ARRSH me nxitimin që pati për t’i shpallur ka pezulluar disa prej tyre, pa dhënë arsye publike.

Referuar të dhënave të sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik e para procedurë e pezulluar është ajo për “Ndërtim Rruga mbikalimi TEG dhe rrugët lidhëse të tij”, me një fond limit rreth 1.5 miliardë lekë ndërkohë që është pezulluar edhe procedura tjetër e lidhur me këtë tender që është ajo e mbikëqyrjes. Me një fond limit 11.6 milionë lekë procedura me objekt “Supervizion punimesh, Ndërtim rruga mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse te tij” e çelur në 15 tetor është pezulluar.

E pezulluar rezulton edhe procedura tjetër e çelur në datë 15 tetor dhe që ka në objekt “Ndërtim i rrugës. lidhja e Autostradës Milot – Morine me Aeroportin e Kukësit” me një fond limit rreth 600 milionë lekë.

Në listën e tenderave të pezulluar është edhe ajo me objekt “Supervizion Punimesh Ndërtim rruga Korçë- Ersekë, Loti 2 (pjesa e parë)”. Pezullimi i saj vjen në një kohë kur në fakt procedura tjetër e lidhur me të që është ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë Loti 2 (pjesa e parë) me një fond limit rreth 2.4 miliardë lekë dhe fituat nga kompania ANK me një ofertë 2.35 miliardë lekë ka përfunduar hallkat e saj dhe duhet të nisë zbatimin. Zbatimi i kontratës nuk mund të bëhet pa pasur të përfunduar edhe pjesën e mbikëqyrjes që aktualisht mbetet e pezulluar.

E vetmja që në sistem vazhdon të jetë aktive nga tenderët e fundit me vlerë të madhe të shpallur në tetor është ajo për rrugën Palasë-Dhërmi me një fond limit 1.6 miliardë lekë. Kjo procedurë u shpall në 22 tetor 2020.

Pezullimi i një pjese të procedurave të prokurimit të shpallura në datë 15 tetor apo më pas mund të lidhet me disiplinimin që është kërkuar më herët në një vendim të qeverisë për angazhimet buxhetore ku thuhet se pas datës 15 tetor të çdo viti buxhetor, njësitë e qeverisjes së përgjithshme nuk mund të publikojnë njoftimin për prokurimin e mallrave/punëve/shërbimeve, të cilat nuk janë përfshirë në regjistrin e prokurimeve publike, deri në këtë datë.

LEXO EDHE:  Prokurori i Lezhës ngec në “sitë”/ KPK e shkarkon nga detyra

LEXO EDHE:  Mijëra euro dhuratë vajzës dhe me një banesë karabina/ Kryegjyqtari mashtron me pasurinë?

Pas datës 15 tetor, sipas këtij vendimi procedurat e prokurimeve publike, të parashikuara në regjistrin e prokurimeve publike, mund të fillojnë/vazhdojnë vetëm për ato projekte që janë pjesë e buxhetit tre-vjeçar, të miratuar për njësinë përkatëse të qeverisjes së përgjithshme. Lidhja e kontratës në këtë rast bëhet vetëm pasi fondi të jetë vënë në dispozicion në llogarinë e autoritetit kontraktor, në buxhetin e tij, të miratuar për vitin buxhetor pasardhës.

Për 9 mujorin 2020, të ardhurat në buxhet shënuan një rënie prej 10.5% në krahasim me faktin e 2019-s, në krahasim me -3% që ishte pritshmëria në buxhetin e rishikuar. Si rrjedhojë e performancës më të ulët të të ardhurave, financat u detyruar të shpenzojnë më pak sesa parashikohej, në mënyrë që të mbajnë nën kontroll parametrat e deficitit. Si rrjedhojë, shpenzimet në total ishin ishin gati 8% më të ulëta se plani dhe ato kapitale gati 9% më pak se plani përkatës, ose 4.5 miliardë lekë më pak.

Hapja e disa kantiereve në projekte të ndryshëm të përkufizojë edhe vitin elektoral 2021 sa i takon shpenzimeve kapitale të cilat janë parashikuar mbi 120 miliardë lekë apo rreth 1 miliard euro. Vlera e konsiderueshme e tyre lidhet me procesin e rindërtimit pasi edhe fondi për të është përfshirë në zërin e shpenzimeve kapitale.

Pavarësisht kësaj edhe zhveshur nga efekti i rindërtimit shpenzimet kapitale mbeten relativisht të larta duke sjellë një risk potencial për mosrealizim të tyre po të kemi parasysh që ecuria e ekonomisë do të kufizohet nga situata e krijuar nga COVID-19 dhe ku mosrealizimi i të ardhurave është risk i mundshëm.

Edhe buxheti 2021 mbetet pesimist në kahun e të ardhurave, që parashikohen të arrijnë në një nivel rekord prej 28.5% të prodhimit të Brendshëm Bruto, çka në kahun tjetër  mundëson planifikimin e më shumë shpenzimeve. Ekspertët kanë paralajmëruar shpesh për rrezikun e kësaj sjelljeje, pasi po merren angazhime përtej aftësive reale paguese të buxhetit, duke çuar në rritjen e detyrimeve të prapambetura dhe të borxhit të fshehtë. /N.Maho-Monitor

LEXO TE PLOTE