Connect with Us

Pandemia godet të gjithë sektorët e prodhimit, përveç ndërtimit

Ekonomi

Pandemia godet të gjithë sektorët e prodhimit, përveç ndërtimit

Publikuar

-

Nga sektori i prodhimit vetëm ndërtimi ka rezultuar me rritje gjatë 3-mujorit të dytë të vitit që përkon edhe periudhën e izolimit, si në drejtim të volumit, shitjeve dhe punësimit. Sektorët e tjerë si prodhimi industrial, si ai energjisë dhe përpunimi i mbetjeve shënuan rënie si në shitje dhe prodhim.

Sipas të dhënave të INSTAT indeksi i shitjeve neto në volum në sektorin e industrisë shënoi rënie 20,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi në volum shënoi rënie 22,8 %, krahasuar me 3-mujorin e dytë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie vjetore me 12,8 %, ndërsa fondi i pagave shënoi rënie 14,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Linjat e prodhimit të energjisë elektrike, gazit, avullit, në tremujorin e dytë 2020, pësuan rënie, po jo në të gjithë komponentët. Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 18,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie vjetore me 24,2 %. Numri i të punësuarve shënoi rritje 1,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 12,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

LEXO EDHE:  Konsumimi i alkoolit/ OBSH thirrje qytetarëve: Mjaft! Nuk ju “shpëton” nga koronavirusi

Indekset e treguesve në aktivitetin furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e dytë 2020, përformuan me rritje në numrin e të punësuarve dhe pagave teksa prodhimi dhe shitjet pësuan rënie.

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 27,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 31,6 %. Numri i të punësuarve shënoi rritje 4,6 % dhe fondi i pagave gjithashtu shënoi rritje 9,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në sektorin e ndërtimit të gjitha indekset ishin në përmirësim, përveç pagave. Shitjet neto në volum shënuan rritje 2,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 2,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i numrit te tw punësuarve në ndërtim shënoi i rritje 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe fondi i pagave gjithashtu shënoi rënie 3,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE, 5 VITE SUKSES NE SHQIPERI

Publikuar

-

Nga

BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE, 5 VITE SUKSES NE SHQIPERI

ABI Bank feston këtë muaj 5 vjetorin e saj të parë si pjesë e sistemit bankar shqiptar, që nga licencimi i saj nga Banka e Shqipërisë në Tetor të vitit 2015.

Pesë vite më parë ABI, ishte një projekt me objektiva dhe vlera aspiruese, që koha e ktheu në realitet falë profesionalizmit, integritetit, pozitivitetit, përkushtimit e sofistikimit të punonjësve te saj. Këto vlera kanë kontribuar në përmirësimin e rezultateve të klientëve, punonjësve dhe të gjithë sistemit bankar Shqiptar.

Sot Banka Amerikane e Investimeve ka rritur vlerën e aseteve mbi katër herë në pesë vitet e fundit dhe ka raportuar rritje të fitimit çdo vit. Gjithashtu, ABI është banka e pestë nga madhësia e kapitalit.

Në ceremoninë e festimit të këtij përvjetori, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i ABI Bank, Z. Andi Ballta u shpreh se:

“Moto e ABI Bank do të vazhdojë të jetë Investo në Optimizëm. Veçanërisht në kohën e pasigurtë që po kalojmë zgjedhja është e thjeshtë, e qartë dhe e bazuar në fakte historike. Shumica dërrmuese e popullsisë do ta kalojë pa probleme këtë kohë të vështirë dhe ABI do të vazhdojë të jetë bankë për çdo stinë dhe do të mbështesë fuqishëm klientët ekzistues dhe të rinj.”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko, duke vlerësuar kontributin e Bankës Amerikane të Investimeve në sistemin bankar shqiptar, u shpreh se:

“Prezenca në rritje e kapitalit amerikan në sistemin bankar është një sinjal mjaft pozitiv. ABI Bank gjatë këtyre 5 viteve ka njohur një trajektore të qëndrueshme rritjeje, si në depozita, ashtu edhe në kredi ndërkohë, që kujdes i është kushtuar edhe nivelit të treguesit të kredive me probleme, i cili është reduktuar ndjeshëm. Po ashtu, së bashku dhe me të gjithë aktorët e tjerë të sistemit financiar në Shqipëri, ABI Bank ka luajtur dhe po luan një rol mjaft mbështetës gjatë kësaj periudhe të vështirë pandemie, veçanërisht në krijimin e faciliteteve për ata klientë të goditur drejtpërdrejt prej saj.”

LEXO EDHE:  “Edhe më kishte thënë babi bëhu inxhiniere”/ Artistët “masakrojnë” ministren e Ramës

LEXO EDHE:  “Mos i lini fëmijët ta shohin”/ Rama publikon videon nga spitali në Itali dhe jep mesazhin e fortë

E pranishme në ceremoni, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, znj. Yuri Kim, u shpreh se:  “Përveç se është investitor i zgjuar, ABI ka vërtetuar se është një korporatë e përgjegjshme sociale. Si anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë, ABI ka sponsorizuar shpesh aktivitete. Gjatë pandemisë së COVID-19, ABI u ngrit në një nivel domethënës.  Falë ABI Bank, sistemi spitalor ka respiratorë shtesë, kompanitë në vështirësi kanë qasje në kapital dhe njerëz në nevojë kanë marrë donacione të tjera. Është ky lloj i përgjegjësisë sociale korporative që më bën krenare të mbështes kompanitë dhe investimet nga Shtetet e Bashkuara.”

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Anila Denaj: “Sigurisht që ka qënë një rrugëtim jo i lehtë përgjatë këtyre pesë viteve dhe sot me kënaqësi vlerësoj se ABI Bank është një aktor i rëndësishëm në tregun bankar shqiptar. Ju përgëzoj për arritjet e derimëtanishme dhe ju uroj suksese të mëtejshme në punën tuaj. “

Banka Amerikane e Investimeve SHA u licencua në 13 tetor 2015 pas blerjes së Bankës Credit Agricole Albania SHA nga Tranzit Finance, kompani e grupit NCH Capital, i cili është një nga investitorët më të mëdhenj dhe të mirënjohur amerikan në rajon e më gjerë, ( www.nchcapital.com ).

Në vitin 2018, Banka Amerikane e Investimeve kreu me sukses blerjen e Bankës NBG Albania, duke rritur pozicionimin e ABI Bank në sektorin bankar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Raporti i BB/ Pandemia shtoi me 300 mijë numrin e të varfërve në Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Pandemia e COVID-19 e ka zhytur rajonin e Ballkanit Perëndimor në një recesion të thellë, të shoqëruar me rënie të kërkesës së brendshme dhe të jashtme dhe ndërprerje në zinxhirët e furnizimit, duke i shtyrë të gjashtë vendet e rajonit drejt një territori me norma negative të rritjes ekonomike për vitin 2020.

Sipas Raportit të Rregullt Ekonomik (RER) të publikuar së fundmi nga Banka Botërore, rritja ekonomike e rajonit parashikohet të jetë -4.8 përqind në vitin 2020, 1.7 pikë përqindje më e ulët se parashikimi i bërë në muajin Prill.

Vala e dytë dhe më e fortë e pandemisë që nga mesi i qershorit ka penguar më tej rimëkëmbjen ekonomike të rajonit. Kufizimet e udhëtimit dhe masat e distancimit social kanë dobësuar gjithashtu rritjen ekonomike të vendeve me varësi më të lartë nga turizmi.

Pandemia po rrezikon më tej tregjet e punës në rajon dhe po kërcënon të përmbysë progresin e bërë nga këto vende në drejtim të rritjes së mirëqenies sociale, veçanërisht në uljen e varfërisë. Deri në qershor, papunësia në rajon u rrit me rreth gjysëm pikë përqindjeje, duke eleminuar 139,000 vende pune. Numri i personave që kanë rënë në varfëri në Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri vlerësohet të jetë shtuar me 300,000 – shifër kjo e konsiderueshme, por raporti gjithashtu evidenton se vetëm më pak se gjysma e tyre nuk kanë përfituar nga masat mbështetëse për përballimin e krizës.

Ashtu si në vendet e tjera të botës, pandemia e COVID-19 po vazhdon të godasë rëndë njerëzit në Ballkanin Perëndimor, duke vënë në rrezik shëndetin dhe mirëqenien ekonomike të popullsisë në të gjashtë vendet e rajonit,” thotë Linda Van Gelder, Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

“Sado e keqe të jetë kjo situatë, do të kishte qenë shumë më keq nëse qeveritë nuk do të kishin ndërhyrë me shpejtësi që prej fillimit të krizës. Prioritet kryesor mbetet menaxhimi i krizës shëndetësore dhe kufizimi i dëmit ekonomik. Politikëbërësit në vendet e rajonit do të duhet më pas të përqendrohen në forcimin e treguesve bazë makroekonimkë të vendeve të tyre për të siguruar një rimëkëmbje të qëndrueshme.”

Sipas raportit, të gjashtë vendet e rajonit reaguan me shpejtësi duke ndërmarrë masa për mbrojtjen e jetës dhe mjeteve të jetesës së qytetarëve. Prezantimi i skemave të mëdha për ruajtjen e vendeve të punës, përfshirë subvencionet e pagave të punonjësve, ndikoi në frenimin e një pjese të pasojave më të rënda të pandemisë në punësim, ndërsa programet e ndihmës sociale, si transfertat e parave, ndihmuan në mbrojtjen e shtresave më të cënueshme të popullsisë në rajon nga masat e izolimit dhe kufizimet e tjera.

LEXO EDHE:  “Mos i lini fëmijët ta shohin”/ Rama publikon videon nga spitali në Itali dhe jep mesazhin e fortë

LEXO EDHE:  “Hapje shumë të ngadaltë dhe shumë graduale”/ Rama tregon kur Shqipëria mund të “lirohet”

Megjithatë, pavarësisht këtyre masave, arritjet e viteve të fundit të vendeve të rajonit në drejtim të pjesëmarrjes në forcat e punës tashmë janë përmbysur dhe progresi në uljen e varfërisë ndodhet në rrezik për shkak të krizës.

Këtyre sfidave i shtohet dhe problemi i rritjes së lartë të deficiteve fiskale në rajon, pasi qeveritë po vijojnë të rrisin shpenzimet për të përballuar kontraktimin ekonomik pavarësisht të ardhurave në rënie. Duke qenë se kohëzgjatja e krizës ekonomike është e paqartë, presioni mbi tregjet e punës dhe të ardhurat ka të ngjarë të vijojë për disa muaj.

Përveç përmirësimeve në sistemet shëndetësore dhe mekanizmat e mbrojtjes sociale, hartuesit e politikave në rajon duhet të marrin masa për të rritur kapitalin njerëzor, për të forcuar institucionet dhe për të përmirësuar sistemin e sundimit të ligjit. Kjo situatë e pavaforshme, e cila kërkon rritjen e shpenzimeve në një kohë kur të ardhurat po bien, shton presionin mbi qeveritë e rajonit për t’i dhënë përparësi qëndrueshmërisë fiskale, përfshirë përmirësimin e shpenzimeve publike dhe forcimin e pajtueshmërisë tatimore,” shprehet Linda Van Gelder.

Raporti vlerëson se shpejtësia e rimëkëmbjes, në periudhë afatshkurtër, do të varet nga ecuria e pandemisë, disponueshmëria e një vaksine që do të bëjë të mundur kthimin në normalitet të aktivitetit ekonomik dhe rimëkëmbja e qëndrueshme e partnerit kryesor tregtar të rajonit – Bashkimit Evropian (BE)./ Scan

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Plakja e popullsisë presion mbi skemën e pensioneve/ Numri i përfituesve rritet 6.5%

Publikuar

-

Nga

Qëndrueshmëria e skemës së pensioneve mbetet vulnerabël prej rritjes së shpejtë të numrit të pensionistëve dhe rënien e fuqisë punëtore si një furnizues i sigurtë me kontribuues të ri një në skemë.

Ministria e Financave përllogarit që për tre vitet në vijim 2021-2023, numri i përfituesve nga skema e pensioneve do të zgjerohet me 6.5 për qind.

Në total 48 mijë pensionistë do t’i shtohen skemës për trajtimin e të cilëve nevojiten edhe 13 miliardë lekë ose 105 milionë euro. Në vitin 2023 skema e pensioneve do të ketë gjithsej 792 përfitues nga 744 që ka aktualisht.

Shpenzime të tjera nevojiten për indeksimin e pensioneve me inflacionin me një mesatare rreth 2.5% në vit. Për përballimin e kësaj fature përgjatë tre viteve nevojiten 8.1 miliardë lekë ose 70 milionë euro.

Skemës publike të pensioneve i nevojiten edhe 175 milionë euro në tre vitet në vijim për të përballuar pagesën e pensioneve të reja dhe rritjen e atyre ekzistuese.

Ndërkohë numri mesatar i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore parashikohet mbi 820 mijë persona me një rritje në masën 4 % më shumë se i pritshmi i vitit 2020.

LEXO EDHE:  Doktori amerikan apel qytetarëve/ “Bëni kujdes, kulmi i të infektuarve me virus rreth datës 1 maj”

LEXO EDHE:  Përfundon në kohë rekord spitali i parë në Kinë/ Gati për pacientët me koronavirus

Shkalla e mbulimit të popullsisë në moshë punë (kontribuues/ popullsi në moshë pune) do të jetë mbi 43%.

Pjesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndaj totalit të fondeve të alokuara për skemat e sigurimeve shoqërore do të arrijë të mbulojë mesatarisht rreth 65.8 % të totalit dhe pjesa tjetër do të financohet nga buxheti i shtetit.

Në total shpenzimet e skemës publike të pensioneve duke përfshirë edhe shpenzimet administrative arrijnë vitin që vjen 143, miliardë lekë shumë kjo e barabartë me 1,1 miliardë euro.

Por ndërkohe që fatura për pagesën e pensioneve po ritet me ritme të shpejta, nga ana tjetër të ardhurat buxhetore kanë pësuar goditje nga pandemia Covid -19. Deri në fund të shtatorit të ardhurat faktike kishin rënë me 35 miliardë lekë./Monitor

LEXO TE PLOTE