Connect with Us

Pajisje e re për sigurimin e plazmës/ Manastirliu thirrje për dhurimet vullnetare

Sociale

Pajisje e re për sigurimin e plazmës/ Manastirliu thirrje për dhurimet vullnetare

Publikuar

-

Në Qendrën Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ku nga sot nisi aplikimi i metodës së re për sigurmin e drejtpërdrejtë të plazmës, me aparaturë bashkëkohore. Ministrja Ogerta Manastirliu e cilësoi një tjetër hap përpara drejt sigurimit të terapive alternative për pacientët me COVID-19.

“Kemi siguruar pajisjen e posaçme të ndarjes automatike të gjakut, bashkë me setet e dedikuara, në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ku veç metodës tradicionale, ne tashmë mund të përdorim edhe metodën e avancuar për sigurimin e plazmës, që do të përdoret për trajtimin e atyre pacientëve me COVID19, që përcaktojnë ekipet mjekesore, sipas protokolleve të përcaktuara”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se janë 54 dhurues që i janë bashkuar thirrjes “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, Ministrja e Shëndetësisë bëri apel për dhurimeve vullnetare.

“Përgjatë 1 muaji janë 54 dhurues që e kanë kaluar COVID19 dhe që i plotësojnë kriteret por ka nevojë sërish për qytetarët që e kanë kaluar këtë sëmundje, që të bëhen pjesë e rrjetit të solidaritetit, për të ndihmuar ata pacientë që kanë më shumë nevojë”, tha Ministrja Manastirliu.

Aktualisht në dy spitalet COVID janë rreth 20 pacientë që kanë marrë trajtimin me plazmën konvaleshente, sipas protokolleve të përcaktuara nga shërbimet përkatëse.

Ministrja e Shëndetësisë siguroi se do të vijojë edhe gjatë vitit 2021 sigurimi i aparaturave të tjera dhe seteve përkatëse, për ta shtrirë këtë shërbim, sipas nevojave.

LEXO EDHE:  Rritet me shpejtësi numri i infektimeve me COVID-19 në Nju Jork

Afereza Produktive është mbledhja e selektuar e produkteve të gjakut. Kjo realizohet nëpërmjet një pajisje të posaçme që quhet ndarësi qelizor i gjakut, që sot është vënë në funksion në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, së bashku me setet e dedikuara.

Nëse deri më sot, nëpërmjet dhurimit konvencional, dhurohet gjaku i plotë, që përmban eritrocite, trombocite dhe plazmë, nëpërmjet ndarësit qelizor mund të ndahet automatikisht komponenti i dëshiruar. Avantazhet e mbledhjes së selektuar të komponentëve të gjakut janë:

· produkte më cilësore
· në sasi të përshtatshme për të trajtuar më shumë se një pacient nga një dhurues i vetëm
· shkurtim domethënës i afateve nga një dhurim në tjetrin. (dhurimi konvencional kërkon të kalojnë minimalisht 8 javë nga dhurimi në dhurim, ndërkohë që nëpërmjet ndarësit qelizor, dhurimi i plazmës mund të përsëritet çdo 14 ditë).

Përdorimi i gjerë i plazmës konvaleshente në shumë vende të BE e SHBA në trajtimin e COVID-19, si edhe avantazhet e dhurimit me aferezë, nxorrën në pah nevojën për të pasur në dispozicion të Qendrës së Gjakut ndarësin qelizor, me qëllim mbledhjen e dedikuar dhe në sasi sa më të mëdha të plazmës konvaleshente nga dhurues (ish pacietë me COVID-19) me një titër të rëndësishëm antitrupash ndaj SARS-CoV2.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kostoja e kurimit nga Covid-19/ Psikologia Denada Toçe: Ka familje që marrin kredi

Publikuar

-

Nga

Kostoja e kurimit nga Covid-19/ Psikologia Denada Toçe: Ka familje që marrin kredi

Shifrat në rritje të infektimeve në vend, tregojnë se ka ardhur koha për krijimin e një fondi të posaçëm për të gjithë të prekurit me covid. Ky është propozimi i personazheve të angazhuar në shoqërinë civile, të cilët ngrenë gjithashtu shqetësimin për kostot e larta të kurimit për të prekurit me covid.

Psikologia Denada Toçe prej ditësh e ka ngritur këtë shqetësim në rrjetet sociale. Gjatë një interviste për Euronews Albania, znj. Toçe u shpreh se duke marrë në konsideratë që shumica e familjeve shqiptare kanë të ardhura modeste, një ndihmë e tillë do ishte hapi i duhur.

Ajo theksoi se për të marrë trajtimin e duhur kundër Covid-19 duhen të paktën 700 euro.

“Kostoja nga përvoja personale familjare që të mund të marrësh mjekimin e duhur nëse problematikat përkeqësohet, mund të jetë për një person 700-800 euro. Ajo që duhet menduar në ditët në vijim duhet menduar një fond i posaçëm për familjet në nevojë dhe jo vetëm. Të përballojnë një kosto kaq të lartë është fatale”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë/ Shërohen edhe tre infermierë të prekur nga Covid-19

LEXO EDHE:  Rritet me shpejtësi numri i infektimeve me COVID-19 në Nju Jork

Psikologia e njohur thotë se një pjesë e familjeve shqiptare janë të detyruara të marrin kredi për të kuruar të afërmit, pasi nuk kanë mundësi të tjera.

“Të shohësh individë që shkojnë në banka të marrin kredi për të asistuar familjarët e tyre është e tmerrshme. Çfarë do të ndodhë më pas me këta persona, kush do të paguajë kreditë? Për mua shoqëria shqiptare do duhet të dalë nga ky depresion i madh. Familjet nuk po përballojnë shpenzimet e tyre të përditshme, sepse nuk janë vetëm ilaçet, por është edhe ushqimi”, tha ajo./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

“3-4 muaj sfidë”/ Prezantohet plani, si do të devijohet trafiku tek ish-“Shqiponja”

Publikuar

-

Nga

“3-4 muaj sfidë”/ Prezantohet plani, si do të devijohet trafiku tek ish-“Shqiponja”

Policia Rrugore dhe Autoriteti Rugor Shqiptar kanë prezantuar sot Planin e Menaxhimit të Trafikut në nyjen tek ish-“Shqiponja”, në kuadër të punimeve për Unazën e re.

Plani i devijimit do të vihet në zbatim duke nisur nga e hëna.

“Prej dy javësh është përgatitur programi i menaxhimit të trafikut nga ARRSH. Është bërë e mundur që hyrjet dhe daljet në Tiranë të menaxhohen.

Në përmjet këtij plani menaxhimi të trafikut. Po ashtu akses do t’i jepet mjeteve të emergjencës”.

Situata mësohet se do të jetë e përkohshme, ndërsa paraprakisht thuhet se do të zgjasë 3 apo 4 muaj.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Virulenca s’ka ndryshuar”/ Bino apel të fortë qytetarëve: COVID-19 nuk pyet

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në rrjetet sociale, mesazhin e Shëfes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, e cila apelon qytetarët që të tregohen të kujdesshëm ndaj COVID-19.

Teksa kujton se ishte një nga personat që u prek rëndë nga koronavirusi, për të gjitha personat që nuk besojnë se koronavirusi nuk ekziston ajo i bën thirrje të dëgjojnë historitë njerëzore.

Gjithashtu Bino thotë se virulenca e COVID-19 siç thuhet shpeshherë nuk ka ndryshuar, ndërsa shton se rreziku mbetet ende i lartë, si për personat me sëmundje shoqëruese , por edhe për personat të cilat mund të mos kenë sëmundje shoqëruese.

“COVID-i ekziston, paraqitet në disa forma. Midis të cilave janë forma të lehta, mesatare dhe forma të rënda dhe tepër të rënda. Virulenca siç thuhet shpeshherë nuk ka ndryshuar. Personalisht e kalova në formë të rëndë. Pra e provova vetë se çfarë do të thotë të kalosh COVID-19, në formë të rëndë.

Për të gjithë ata që nuk besojnë duhet të jetë të kujdesshëm, të dëgjojnë historitë njerëzore që tregojnë se sa e rëndë është sëmundja kur nuk mbushesh me frymë, kur nuk merr oksigjenin.

Për këtë arsye duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mbrojmë të afërmit, pavarësisht sëmundjes apo pavarësisht nëse kanë apo jo sëmundje shoqëruese, shpeshherë COVID-i nuk pyet”, tha Bino.

LEXO TE PLOTE