LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një person hyn në shtëpinë e saj/ Këngëtarja e famshme e frikësuar: “Do ti këpusë kokën burrit tim”

16 Shtator 2020, 13:40, Lifestyle CNA
Një person hyn në shtëpinë e saj/ Këngëtarja e

Këngëtarja Katy Perry është shprehur se ndihet shumë e frikësuar pasi një burrë ka hyrë në oborrin e shtëpisë së saj. Për këtë arsye ajo ka kërkuar një urdhër ndalimi për personin që e ka sulmuar dhe e ka përndjekur.

Ky urdhër është një masë sigurie për familjen e saj, bashkëshortin Oralndo Bloom, djalin e tij Flyn si dhe për vajzën e porsalindur Daisyn.Në dokumentet e gjykatës thuhet se këngëtarja ka marrë urdhrin kundër një burri të quajtur, William, i cili shkeli në pronën e saj.

Katy ka treguar se personi në fjalë ka kaluar gardhin e shtëpisë së saj në Beverly Hills në 8 shtator, ndërkohë që ajo ndodhej brenda bashkë me Orlandon dhe Daisyn. ?William? ka kërcënuar edhe më parë Orlandon në ?Tëitter? dhe Katy ka pranuar se ndihet e rrezikuar për shkak të tij.

?Ëilliam ka bërë kërcënime në Tëitter duke shkruar se dëshiron t?i këpusë qafën Orlandos dhe më ka sharë mua në postime të ndryshme. Ai ka hyrë në pronën time dhe përbën një rrezik të vërtetë për të gjithë ne?, ka thënë Katy sipas dokumenteve të gjykatës.?Jam shumë e frikësuar se ai mund të ketë armë me vete. Jam e frikësuar për sigurinë time, të partnerit tim, fëmijës sim të sapolindur, familjes dhe miqve tanë?, është shprehur këngëtarja. Ky urdhër ndalimi ndaj burrit në fjalë do jetë i përkohshëm./ CNA.al

Lajmet e fundit nga