Connect with Us

Ngarkesa dhe dilema për Ahmatajn, ja situata te Skënderbeu para fillimit të kampionatit

Sport

Ngarkesa dhe dilema për Ahmatajn, ja situata te Skënderbeu para fillimit të kampionatit

Publikuar

-

Skënderbeu po vazhdon përgatitjet për startin e sezonit të ri në Durrës, megjithëse ende nuk ka një datë se kur do të nisë futbolli elitar në Shqipëri.

Nën drejtimin e Julian Ahmatajt po punojnë me dy seanca në ditë, për të kapur një formë sa më të mirë fizike. Veç dilemave të shumta që mbulojnë klubin, trajneri kërkon të qartësojë idetë e tij rreth grupit që do të ketë në dispozicion.

Ai po mundohet që dita-ditës të nxjerrë përgjigjet e duhura për gjendjen e ekipit dhe ku duhet të ndërhyjë. Për fat të mirë faza po shkon normalisht dhe pa probleme të rënda fizike.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Duhet të qëndronte në karantinë/ Mesfushori i Shqipërisë e fut veten në telashe, e ndalon Policia

Publikuar

-

Nga

Emanuele Ndoj e ka futur veten në telashe së fundmi, ndërkohë që duhet të qëndronte në karantinë, pasi pak kohë më parë kishte qenë nën shoqërinë e mesfushorit Sandro Tonali dhe një personi tjetër, me këtë të fundit që më vonë rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe të 3 ishin të detyruar të qëndronin në karantinë.

Sipas asaj që shkruan “Il Giornale di Brescia”, mesfushori shqiptar është ndalur nga policia të enjten e kaluar jashtë një lokali, ku kishte thyer karantinën.



Kjo nuk është falur, teksa mesfushori është gjobitur menjëherë për shkeljen dhe thyerjen e karantinës. Megjithatë në lidhje me këtë, nuk ka pasur ende një reagim nga Bresha, duke shpjeguar se nuk janë në dijeni të lajmeve që janë përhapur.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Arrihet akordi, Tottenhami merr futbollistin e Real Madridit

Publikuar

-

Nga

Totenhem ka arritur marrëveshje totale me Real Madridin për mbrojtësin Serxhio Reguilon. Klubi anglez do paguajë 30 milionë euro për spanjollin.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet të enjten. Në kontratë ka një klauzolë që e lejon Real Madridin ta marrë mbrapsht mbrojtësin për 35-40 milionë euro.



Për Reguilon në garë ishte edhe Mançester Junajtid.

LEXO TE PLOTE

Sport

Dinamo merkato në Kategorinë e Dytë, afron një 20-vjeçar

Publikuar

-

Nga

Dinamo duket se nuk ka ndërmend të ndalet ne merkato, teksa së fundmi aknë zyrtarizuar firmën me një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për portierin Englis Kodra, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Butrintit, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Luftëtarit dhe Internacionalit. Nëpërmjet faqes zyrtare klubi dinamovit njofton firmën me portierin 20-vjeçar, i cili ishte prej disa ditësh në provë me skuadrën dhe ka bindur stafin me cilësitë e tij.

Njoftimi i klubit:



Englis Kodra vishet Blu!

FK Dinamo mendon edhe për të ardhmen, duke afruar edhe lojtarë të rinj me perspektivë. I tillë është edhe rasti i portierit 20-vjeçar Kodra, i cili prej ditësh ishte bashkuar me skuadrën në stërvitje ndërsa ka bindur stafin për t’i ofruar një kontratë.
Sezonin e fundit ai ishte pjesë e Butrintit, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e Luftëtarit si dhe FC Internacional.

LEXO TE PLOTE