Connect with Us

Mustafa Nano i tregon Ramës “formulën” për të fituar zgjedhjet

Politikë

Mustafa Nano i tregon Ramës “formulën” për të fituar zgjedhjet

Publikuar

-

Mustafa Nano i tregon Ramës “formulën” për të fituar zgjedhjet

Analisti Mustafa Nano i cilësoi një eksperiment të dështuar ndryshimet që bëri kryeministri Edi Rama në vitin 2018 në qeveri.

Nano tha se ministritë duhet të drejtohen nga politikanë që kanë marrë mandate.

“Këta duhen sesbën të drejtohen nga njerëz politikë që kanë marrë një mandat. Ai ka qenë një eksperiment i dështuar. Ai ka qenë i papranueshëm në fillim dhe rezultoi i gabuar”, u shpreh ai në emisonin “Top Talk”.

Përsa i përket ndryshimeve në qeveri të paralajmëruara nga CNA.al para zgjedhjeve parlamentare, analisti dha një këshillë për Ramën.

Sipas tij, Rama mund të fitojë zgjedhjet vetëm nëse do të rishpikte vetveten dhe do të katapultonte në krye të ministrive figura të larta të politikës.

“Rama duhet të rishpikte vetveten se ka krijuar një bark kurva e qeverisë në këto momente. Ata mund të ngushëllohen me faktin se ne jemi këtu dhe opozita është poshtë barkut tonë.

Po të isha në vend të Ramës unë do përpiqesha të rishpikja vetveten, të adoptoja një marifet, do përpiqesha që t’i jepja një hop qeverisë që mund të bëhet vetëm me persona të ri. Duhet të jenë personalitete të forta të politikës brenda dhe jashtë vendit”, theksoi ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Nik

    16 Shtator, 2020 at 4:38 pm

    Vazhdon sahan lepirja ndaj Rames. Bullshits

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka sisteme elektorale perfekte”/ Balla “thumbon” opozitën: Nuk jepet fitorja në tavolinë

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka sisteme elektorale perfekte”/ Balla “thumbon” opozitën: Nuk jepet fitorja në tavolinë

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se lista e kandidatëve të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% e hapur.

Sipas tij, të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit.

“Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje mund të sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë”, shkruan Balla në një postim në rrjetet sociale.



Mes të tjerash ai nënvizon se “nuk ka sisteme elektorale perfekte dhe as sisteme elektorale që u japin pakicave fitoren ne tavoline nuk jane shpikur akoma! “

“Prandaj eshte koha per ta votuar Kodin Zgjedhor duke diskutuar intensivisht mes palëve dhe duke i harruar shantazhet, akuzat dhe bllofet! Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe ne s’mund të presim gjatë për votimin e risive që reflektojnë ndryshimet kushtetuese”, përfundon Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dy vrasjet e bujshme në Elbasan/ Zbulohet porositësi, policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Vijon operacioni policor i koduar “Shkumbini”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale në fushën e krimeve ndaj personit, e 34-vjeçarit që është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik 2020, në qytetin e Elbasanit.

Në këtë kuadër, paraditen e sotme, nga strukturat e DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vijim të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimit nga strukturat hetimore, për shtetasin Erion Alibej, 34 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.



Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë 29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po hetohet për përfshirjen e këtij shtetasi në ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do rrisim pagat e mjekëve”/ PD: Mashtrimi i radhës i Ramës, njësoj si me listat e hapura

Publikuar

-

Nga

“Do rrisim pagat e mjekëve”/ PD: Mashtrimi i radhës i Ramës, njësoj si me listat e hapura

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se premtimi i qeverisë për rritje të pagave për mjekët dhe infermierët është një mashtrim, sikundër ai për lista të hapura.

Spahia thekson se me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka për të patur rritje të vërtetë pagash për mjekët.



“EDI RAMA NJEH VETEM MASHTRIMIN.
Premtimi për rritje pagash për mjekët i Edi Ramës është njësoj si premtimi për listat e hapura: mashtrim.
Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka për të patur rritje të vërtetë pagash për mjekët. Deklaratat e Ogerta Manastirliut dhe Elisa Spiropalit për rritjen e rrogave të mjekëve janë zgjatje e agonisë së një pushteti të kalbur, gati për t’u shembur në 25 Prill. Ka një muaj që flasin për rritje pagash, por nuk kanë asgjë konkrete, sepse modeli i vetëm i Edi Ramës është mashtrimi! Po i mashtron mjekët dhe infermierët njëlloj siç mashtroi shqiptar”, shkruan Spahiu në një postim në rrjtet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE