LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesazhi i Ramës nga Athina/ Do ecim përpara për të ndrequr gabimet e të shkuarës

16 Shtator 2020, 07:54, Aktualitet CNA
Mesazhi i Ramës nga Athina/ Do ecim përpara për të ndrequr

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi, në kuadër të punës si kryetar i Presidencës së OSBE-së.

Në një deklaratë për mediat Rama ka folur për çështjet që prekin aktualitetin politik kryesisht mes vendeve të Ballkanit.

Rama në fjalën e tij theksoi se ekziston potenciali për të rregulluar gabimet e të shkuarës, dhe sipas tij mënyra më e mirë për të zgjidhur mosmarrveshjet është vetëm me anë të dialogut.

?Në Ballkanin Perëndimor prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim, në paqëtim. Mendoj se edhe pse ka çështje të tilla, si çështja e Kosovës, mosnjohja nga Serbia, ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë. Këto janë kohë të veçanta, pasi jemi goditur si të gjithë nga kjo pandemi. Dhe sipas parashikimeve të Organizatave ndërkombëtare, rajoni ynë do të jetë më i godituri fort. Besoj se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur përpara, për të mbyllur hendeqet e së shkuarës. Mendoj se lajmi i mirë është se mosmarrëveshjet mund të zgjidhjen së bashku. Dialogu është i vetmi instrument për ta përmbyllur këtë hyrje mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe që është zgjidhja e dialogut midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Kjo lidhet me diçka, një situatë ku ti lufton dhe sfidon çdo lloj mundësi, shkon kundër tabuve. Në përpjekje për të kënaqur dhe duke mos pasur kurajë për të thyer tabutë, duket se rrezikon karrierën apo ndikimin. Shpresoj që të gjithë ne të kemi mësuar nga kjo?, tha Rama.

Ai theksoi se Kryeminsitri i Maqedonisë ka arritur të fitoj zgjedhjet për shkak se theu tabutë, ndoqi bindjet  e tij dhe e cilëson homologun e tij si një frymëzim për të.

Lajmet e fundit nga