Connect with Us

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Ja sa qytetarë fituan betejën me Covid në 24 orët

Aktualitet

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Ja sa qytetarë fituan betejën me Covid në 24 orët

Publikuar

-

Silva Bino në spital me Covid-19/ Manastirliu: Të presim të na bashkohesh sa më parë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu ka bërë të ditur shifrën e të shëruarve në 24 orët e fundit.

Sipas Manastirliut, 65 qytetarë kanë fituar tashmë betejën me COVID-19 në orë.

Rekordi mbetet ai në fillim të shtatorit, kur 227 pacientë fituan betejën me Covid-19./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Raportet me Greqinë me ulje-ngritje”/ Çollaku: Politika e jashtme e Ramës katastrofë

Publikuar

-

Nga

“Raportet me Greqinë me ulje-ngritje”/ Çollaku: Politika e jashtme e Ramës katastrofë

Anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku, ka folur mbrëmjen e sotme për çështjen e detit, e cila duket se do të dërgohet për zgjidhje në Gjykatën e Hagës.

Çollaku tha se në 8 vite politika e jashtme është një katastrofë e plotë nga të gjitha anët, ndërsa pretendon se raportet me Greqinë kanë qenë me ulje ngritje.

Në këto 8 vite qeverisje të Ramës politika e jashtme është një katastrofë e plotë nga të gjitha anët. Ka një degradim total, ka ulur shkallën e nivelit dhe influencës në Ballkan. Shqipëria ka qenë një faktor stabilizues në proceset integruese. Po ashtu ka shkaktuar edhe problematike lidhur më çështjet e shqiptarëve në rajon. Në raport me Greqinë në këto vite, raportet tona kanë qenë me ulje-ngritje”, u shpreh ai në Ora News.

Sipas tij, qeveria shqiptare nuk ka vepruar, por gjithmonë ka pritur Greqinë që ta hedhë ajo hapin e parë.

LEXO EDHE:  Beteja me COVID-19/ Manastirliu: Po përgatitemi për çdo skenar

LEXO EDHE:  Manastirliu në pikën e re shëndetësore/ Shërbim cilësor për 39 mijë banorë 

Ne kemi një problematikë me Greqinë dhe sjellje jonë me këtë vend ka qenë disi pritëse. Ne prej 30 vitesh sillemi në raport me kërkesat e palës greke. Ndërkohë Greqia ka kërkuar dhe ka pasur pretendime lidhur me vendin tonë, qysh nga kufiri i detit deri te minorancat. Mendoj se këtu ka një anomali në marrëdhëniet tona. Fjala kyçe në këtë pikë është reciprociteti”, theksoi demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkarkohet nga detyra prefekti i Qarkut të Gjirokastrës

Publikuar

-

Nga

Shkarkohet nga detyra prefekti i Qarkut të Gjirokastrës

Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj është shkarkuar nga detyra.

Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur mesditën e sotme në Këshillin e Ministrave.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Odise Kote. Ky i fundit ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër si dhe nënkryetarit të Bashkisë.

Astrit Aliaj është emëruar Prefekt pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër në nëntor të vitit 2017.

Vendimi i plotë në Fletoren Zyrtare

LEXO EDHE:  Virusi i gripit/ Manastirliu apel prindërve: Dërgojini fëmijët në qendra shëndetësore

LEXO EDHE:  Beteja me COVID-19/ Manastirliu: Po përgatitemi për çdo skenar

Lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Gjirokastrës.

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Astrit Aliaj, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Odise Kote emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Soreca: Gjykata Kushtetuese, kusht ‘për të kapur trenin’

Publikuar

-

Nga

Soreca: Gjykata Kushtetuese, kusht ‘për të kapur trenin’

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca theksoi nga studio e Ilva Now në Euronews Albania me gazetaren Ilva Tare se Gjykata Kushtetuese është kusht i domosdoshëm për konferencën e parë ndërqeveritare me BE.

“Shqipëria shumë afër përmbushjes së të gjitha kushteve. Mendoj se gjëja e rëndësishme që duhet të jetë dhe të bëhet super urgjente, është përmbushja e vendeve në Gjykatën Kushtetuese,” tha ambasadori Soreca.

“Të kemi dy kandidatë para fundit të vitit, është kusht i domosdoshëm që të bëhet konferenca e parë ndërqeveritare. Të gjithë, shtetet anëtare, ambasada po presin që kjo gjë të ndodhë kështu që është e qartë që është e nevojshme, e domosdoshme, urgjente që të punohet nga Këshilli Emërimit të Drejtësisë dhe të gjitha autoritetet e tjera që të bëjnë të pamundurën në mënyrë që të kapim trenin, në lidhje me Konferencën Ndërqeveritare,” u shpreh ambasadori Soreca.

Ambasadori tha se zyrtarët duhet t’i ndjekin me vepra deklaratat që kanë bërë dhe të bëjnë progres të shpejtë, ndërsa shtoi se vonesat janë të kuptueshme duke marrë parasysh të drejtën e ankimimit të të skualifikuarve.

Ai u shpreh se nevojiten të emërohen gjashtë gjyqtarë pasi ky është korumi i Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjit për këtë çështje.

LEXO EDHE:  Virusi i gripit/ Manastirliu apel prindërve: Dërgojini fëmijët në qendra shëndetësore

LEXO EDHE:  Shifra të larta të infektuarish/ Mbi 150 persona konfirmohen pozitivë

“Po hymë në fakt në një periudhë katër-javore shumë interesante duke filluar që nga dita e sotme. Pasi sot në këtë moment që ne po flasim, ka takime të ambasadorëve të Bashkimit Evropian, të shteteve anëtare në BE dhe këto katër deri në gjashtë javë në vijim do të jenë shumë të rëndësishme për shtetet anëtare që ata të ndjekin më pas konstatimet e Komisionit Evropian në raportin e vet dhe të marrin vendimin e tyre që është unanim,” tha ambasadori.

“Ju mund të më quani optimist, unë jam pragmatist dhe ka ende shanse që në rast se përmbushet kushti i Gjykatës Kushtetuese, shtetet anëtare mund të vlerësojnë përpjekjet që do të ketë bërë Shqipëria dhe përpjekje të cilat deri më tash janë njohur nga shtetet anëtare në shumë fusha të ndryshme dhe kështu i jepet mundësia Shqipërisë dhe që t’i bëhët thirrje Gjermanisë që të organizojë Konferencën,” përfundoi ai.

Përfaqësuesi i BE megjithatë nënvizoi se ishte i kënaqur me përparimet e bëra nga Shqipëria kundrejt reformave, duke marrë parasysh edhe situatat e krijuara nga tërmeti dhe pandemia COVID-19./euronews

LEXO TE PLOTE