Connect with Us

Kryemadhi thirrje qytetarëve të Tiranës/ Bashkohuni me ne

Politikë

Kryemadhi thirrje qytetarëve të Tiranës/ Bashkohuni me ne

Publikuar

-

“Kur dëgjova Gerin, thashë ka shpresë Monika!”/ Kryemadhi mbledh të rinjtë në Fier

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar pamje nga takimi i sotëm I ish-deputetes ERisa Xhixho me disa qytetarë të njësisë bashkiake nr.3, në Tiranë.

Kryemadhi ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët e Tiranës, të cilëve i kërkon të bashkohen me LSI-në.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim pretendon se duke qenë pjesë en partisë së saj do të mudn të bëhet ndryshimi I duhur për vendin.

“Qytetarë të Tiranës! Le të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit tonë. Bashkohuni me ekipin e LSI”, shkruan ajo në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Detajet nga takimi/ Ilir Meta kryqëzon opozitarët dhe paralajmëron zgjedhje

Kujtojmë se takimet nga anëtarët e LSI po bëhen në kuadër të fushatës zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Evis Kushi në krye të Arsimit/ Gazetari i del në mbrojtje: Emërimi më i mirë në këto 30 vite

Publikuar

-

Nga

Evis Kushi në krye të Arsimit/ Gazetari i del në mbrojtje: Emërimi më i mirë në këto 30 vite

Emërimi i deputetës Evis Kushi në krye të Ministrisë së Arsimit, pas largimit të Besa Shahinit, u shoqërua me ragime të shumta.

Të shumtë ishin ata që e kritikuan ndërsa ministrja u përfol dhe  se u kap me punimeplagjiaturë.

Por kundër  këtyre sulmeve duket se është gazetari Ilirjan Blloshmi, ish student i saj në Fakultetin Ekonomik në Elbasan.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai akuzon demokratët për këto sulme, ndërsa shton se nuk mund të krahasohet me të, as Lindita Nikolla dhe as Besa Shahini.

“Evis Kushin e kam pasur pedagoge per 3 vjet në fakultetin ekonomik. Më pas e kam pasur udheheqëse diplome. Nëse do pyesje në fakultetin ekonomik në Elbasan për pedagog të serioz do dëgjoje. Evis Kushi, Alketa Vangjeli, Blendi Himci.



Të tjerët donin, lekun, psh Altin Idrizi kishte nënën seksere, Denada Krypa kishte vjerrën, Edi Domi kishte vjerrën e dytë, e kështu me radhë.

LEXO EDHE:  Nga Kreshnik Spahiu/ Pse ambasadorja amerikane nuk e kupton dot, teatrin apo aktrimin tresh: Mona-Luli-Edi?

LEXO EDHE:  Berisha mesazh të fortë në Ditën e Rinisë/ Ngrihuni të frymëzuar, të përmbysim sa më parë rregjimin e Edi Ramës

Por Evisin nuk e duan ca demokratë që kanë mbaruar universitetin tek Kristali. Mjafton një krahasim i Linditës me Evisin për të parë ndyshimin. Nuk po e fus Besën se nuk ka asnje llogjikë karahasimi.

Në këto 30 vjet Evisi është emrimi më i mirë që ka ndodhur. Prandaj me qetë ju agallarë pa shkollë ose me diplome Kristali.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata me zjarret në vend/ Paralajmëron Xhaçka: Nuk do kursehen shkaktarët

Publikuar

-

Nga

Situata me zjarret në vend/ Paralajmëron Xhaçka: Nuk do kursehen shkaktarët

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Sipas asaj që shkruan ministrja përmes rrjeteve sociale, në vendin tonë janë djegur sipërfaqe me pyje dhe kullota në 8 qarqe të vendit.

Ajo shton se janë angazhuar në terren dhjetëra efektivë të FA-së për disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë dhe Lezhë.



Xhaçka nuk ka nguruar të paralajmërojë të gjithë ata individë që vendosin qëllimisht zjarrin duke u thënë se Ligji “Për mbrojtjen Civile” nuk ka për t’i kursyer dhe se do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre të papqërgjegjshme.

“Flakët e shkaktuara nga dora e njeriut më shumë sesa nga temperaturat e larta, kanë prekur sipërfaqe të tëra me pyje e kullota në 8 qarqe të vendit. Dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, të pajisur me mjetet e veshjet e posaçme kundër zjarreve janë angazhuar në disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë, Lezhë etj, ditë e natë, për shuarjen e zjarreve që fatmirësisht nuk kanë cenuar sigurinë e banorëve në këto zona. Angazhimi i FA nga toka e ajri do të jetë i pakursyer në të gjitha rastet kur, sipas ligjit, pushteti vendor ka ezauruar të gjithë kapacitetin me njerëz e mjete. Ligji “Për mbrojtjen Civile”, të cilin e kemi miratuar një vit më parë e që përben një prej elementëve më të rëndësishëm të reformës në fushën e emergjencave civile, nuk kursen as pushtetin vendor në rast se nuk i përgjigjet situatave të emergjencës,  por as individët që i vënë zjarrin kullotave e pyjave, duke shkaktuar miliona lekë dëm të pasurisë kombëtare”, shkruan Xhaçka.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po ushqehen me gjoba si banda”/ Rudina Hajdari: Administrata s’duhet të jetë fole militantësh

Publikuar

-

Nga

“Rama të mbajë tepsinë”/ Rudina Hajdari braktis mbledhjen e Këshillit Poltik

Deputetja Rudina Hajdari ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët, teksa ka treguar historinë e falimentimit të biznesit të një qytetari të quajtur Shkëlqim.

Hajdari rrëfen se Shkëlqimi ka falimentuar për shkak të gjobave të shumta të Tatimeve ndonëse pretendon se ai ishte një taksapagues i rregullt.

Duke marrë shkas nga ky rast, deputetja deklaron se administrata nuk duhet të jetë fole militantësh që ushqehen me gjoba si banda, ndaj kërkon që qytetarët t’i bashkohen  në nismën që ka ndërmarë.

Dua të ndaj sot një histori të hasur në një nga takimet e shumta që po zhvilloj këto ditë me qytetarët.



Shkëlqimi është një nga shqiptarët që 10 vite më parë vendosi ta lerë emigracionin dhe të rikthehet në atdhe. Hapi një biznes me kursimet e tij dhe filloi të bënte tregti me ndershmëri ashtu siç e ka tradita e shqiptarit të mirë.

LEXO EDHE:  “Mos hesht!”/ Grida Duma thirrje nga protesta: Reago ndaj dhunës dhe abuzimit, më ke mbështetje

LEXO EDHE:  Lajmet e rreme në rrjet/ Facebook bën hapin e radhës

Teksa arriti ta konsolidojë, edhe pse i rregullt me pagesën e taksave, filluan t’i shfaqen në derë njerëz me uniformë e blloqe gjobash në duar, të cilat i përdornin si presion duke kërkuar rryshfet. Presion mbas presioni, e gjobë mbas gjobë, Shkëlqimi u detyrua ta mbyllë biznesin.

Kjo nuk është vetëm historia e Shkëlqimit, por është historia e çdo shqiptari të thjeshtë e të ndershëm. Për 30 vite shteti në vend të shërbente si mik i biznesit dhe inkurajues i ndershmërisë, u kthye në simbol të fatkeqësisë e falimentimit. Ne duhet të bashkohemi që shtetin t’ia kthejmë njerëzve si Shkëlqimi.

T’ia kthejmë qytetarit të thjeshtë. Të mos jetë më kurrë administrata fole militantësh që ushqehen me gjoba si banda por të jetë ushtria e mirë në ndihmë të njerëzve të ndershëm. Do ta bëjmë këtë! Jam e bindur!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE