Connect with Us

Kritikat e Bushatit ndaj Ramës/ Arben Pëllumbi: “Shpërtheu” pasi u largua

Politikë

Kritikat e Bushatit ndaj Ramës/ Arben Pëllumbi: “Shpërtheu” pasi u largua

Publikuar

-

Kritikat e Bushatit ndaj Ramës/ Arben Pëllumbi: “Shpërtheu” pasi u largua

Sekretari organizativ në PS, Arben Pëllumbi ka qenë i ftuar pasditen e sotme në Report Tv, ku ka folur për largimin e Ditmir Bushatit nga Ministër i Jashtëm dhe më pasi si drejtues politik i PS në qarkun Shkodër.

Për Arben Pëllumbin largimi i tij ndodhi pasi në qarkun e Shkodrës socialistët nuk kishin më të njëjtin bashkëpunim dhe jo për shkak të  kritikave të tij ndaj qeverisë.

Sipas tij, Bushati filloi kritikat e tij ndaj qeverisë vetëm kur u hoq nga Ministër i Jashtëm.

LEXO EDHE:  Vasili flet hapur/ Tregon në duart e kujt është Prokuroria

“Në Shkodër patëm disa situata politike të partisë e cila nuk kishte me kohezionin e nevojshëm dhe u pa e nevojshme të vinte një drejtues tjetër politik. Ashtu si dhe sot është vendosur dikush tjetër. PS ka një frymë që nuk i ka problem kritikat, debatet apo mendimin ndryshe dhe PS nuk largon askënd. Zoti Bushati ka ikur nga ministër me vendim të Kryeministrit dhe kjo është në dorë të Ramës. Ai u hoq nga ministër dhe pastaj foli”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Naftëtarët e Ballshit/ Teliti tregon situatën e vështirë: ja çfarë më tha farmacistja

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët e Ballshit/ Teliti tregon situatën e vështirë: ja çfarë më tha farmacistja

Këshilltari për Ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” ka kërkuar nga qeveria që të zgjidhin situatën e krijuar me naftëtarët e Ballshit.

Teliti ka treguar gjithashtu edhe një rast nga Elbasani, ku një farmaciste i kishte treguar se një qytetar nuk kishte pasur 20 lekë të vjetra për të blerë një paracetomol, duke ilustruar kështu krizën ekonomike në vend.

“Të hyjnë dhe të marrin seriozisht me të gjithë instancat e veta që nga Avokati i Shtetit, Prokuroria, Hetimi Tatimor, të vendosin dhe të marrin përsipër situatën aktuale. Të paktën ta zbardhin atë që mos të kemi një kompani të 5 siç po e trajton kryeministri. Ata janë atje dhe thjeshtë duan të marrin rrogat e tyre për të ngrënë bukë.

LEXO EDHE:  Rama “përplaset” me gazetaren/ Rrini larg pusetes dixhitale të Saliut, ka lëndë helmuese

LEXO EDHE:  Ekskluzive/Berisha po zgjidh krizën politike

Kam qenë para 3 javësh me kryetarin e opozitës në Elbasan dhe jam futur  në një farmaci dhe më kanë thënë që ka ardhur një person dhe ka marrë një kokërr paracetomol. Ajo bën 20 lekë të vjetra dhe nuk kishte 200 lekëshin në xhep për ta blerë. Unë arrij ta besoj atë që po ndodh atje”, tregon Teliti.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gert Bogdani kritikon komisionin Ruli/ Nuk është aty për të skualifikuar demokratët

Publikuar

-

Nga

Gert Bogdani kritikon komisionin Ruli/ Nuk është aty për të skualifikuar demokratët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, ka folur për skualifikimin e disa figurave të PD nga lista e kandidatëve për deputetë.

Bogdani tha se Komisioni i Vlerësimit ka bërë një ndarje të listës në A dhe B. Sipas tij, lista A ka kaluar menjëherë, ndërsa lista B do të rishqyrtohet.

Ai kritikoi Komisionin e Vlerësimit, duke thënë se kjo ndarje e listës nuk ishte e nevojshme dhe se komisoni nuk ishte aty për të skualifikuar demokratët.

Fjala nxori jashtë ose eliminoi nuk qëndron. Për t’ju sqaruar juve dhe publikun, momenti i votimit nga anëtarësia ka qenë momenti përfundimtar i filtrimit të listave. Mbi këtë liste apo grup kandidatësh do të vendosin se kush do të jenë përfaqësuesit e PD-së. Ka pasur një farë ndarje lista A ose lista B kush e kalon menjëherë dhe kush do të rishqyrtohet, por jo përjashtim ose jo largim. Këtë e ka bërë komisioni i vlerësimit në këtë rast diçka që mund të mos kishte qenë e nevojshme, meqë po flasim hapur dhe ti themi gjërat siç janë. Por sidoqoftë është diçka që nuk e pengon procesin, diçka nuk e prish procesin dhe nuk i heq shansin askujt për të qenë përfaqësues i PD-së”

Komisioni do të japë një shpjegim pse refuzoi X apo Y, do t’ja japë kryetarit të PD-së një shpjegim. Komisioni nuk ishte për këtë punë aty, pasi ishte anëtarësia ajo që duhet të thoshte nuk e dua Rezartin apo nuk e dua Gert Bogdanin. Anëtarsia e dha fjalën e vet në gjithë procesin e votimit që u bë në çdo qark“, theksoi Bogdani në Fax News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zhupa i përgjigjet Veliajt/ Do mbahesh mend si betonizuesi i Tiranës dhe bashkëpunëtor i mafias se plehrave

Publikuar

-

Nga

Ina Zhupa kujton premtimin e shkelur të Veliajt/ Vetëm në qendër të Tiranës po ndërtohen 14 kulla

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës të Tiranës Erion Veliaj, teksa dha lajmin se ka filluar ndërtimi i shkollës “Sami FRashëri”.

Zhupa deklaron se Veliaj do mbahet mend si betonizuesi i Tiranës dhe bashkëpunëtor i mafias se plehrave.

Ajo thotë se Veliaj lodhert kot duke ngritur akuza ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha, ndërsa pretendon se nga qeverisja e Veliajt do mbahen mend vetëm kullat.

Veliaj që do mbahet mend si betonizuesi i Tiranës dhe bashkëpunëtor i mafias se plehrave ka vazhduar dhe sot me lumin e mashtrimeve.

Me kot lodhet vemja bashkisë, faktet janë aty, qytetarët, prindërit dhe nxenesit e Tiranës e bëjnë dallimin fare qartë mes Lulzim Bashës dhe kryemashtruesit qe nuk mbajti asnjë premtim dhe sot për interesa të tij personale e ka kthyer ne ferr jeten e qytetarëve të Tiranës.

Faktet flasin vetë:

Investimet nga buxheti i Bashkisë Tiranë vetem për 2012 – 2014

Ndërtimi i 1 shkolle të mesme;

Rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme;

Ndërtimi dy shkollva 9 – vjeçare.

Rikonstruksion dhe shtesë 5 shkolla 9 vjeçare;

Ndërtimi i 4 kopshteve;

Rikonstruksion dhe shtesë 8 kopshte;

Rikonstruksioni i 7 çerdheve;

Sistemim sheshi dhe terrene sportive 3 shkolla 9-vjeçare.

Vetem ne vitin 2005 u shtuan 44 impiante ngrohëse.

Kaldajat me naftë u zëvëndësuan me kaldaja me pelet duke i kursyer buxhetit të Bashkisë rreth 880 mijë euro.

Nëse nuk do të ishte bllokuar buxheti i Bashkise (2014) me urdher te Edi Rames dhe Erjon Veliajt ne fund te 2015 do të kishim sistem ngrohje 100% për kopshtet dhe çerdhet dhe 95% për shkollat. Cili është bilanci i vemjes së bashkise sot? Vetëm kulla, kulla dhe kulla. Ndërkohë që bëhet gati të ndërtojë edhe më shumë kulla!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE